Lufta/ Propozimi i Hamasit: Armëpushim i përhershëm pas një faze fillestare të shkëmbimit të pengjeve! Netanyahu: Jo realiste

Lufta/ Propozimi i Hamasit: Armëpushim i përhershëm pas një faze fillestare të shkëmbimit të pengjeve! Netanyahu: Jo realiste

Benjamin Netanyahu

Hamasi u paraqiti ndërmjetësuesve Egjiptit dhe Katarit, si pjesë e negociatave me Izraelin, "një vizion gjithëpërfshirës të bazuar në parimet që i konsideron të nevojshme për marrëveshjen" për shkëmbimin e të burgosurve. 

Vetë Hamasi e raportoi këtë në Telegram, duke përsëritur kushtet e tij "për të ndalur agresionin kundër popullit tonë në Gaza dhe për t'u ofruar atyre ndihmë", duke përfshirë "kthimin e njerëzve të zhvendosur në vendet e tyre të banimit.

Propozimi i Hamasit për armëpushim për ndërmjetësuesit, sipas Reuters, përmban synimin për të rënë dakord për një datë për armëpushim të përhershëm pas fazës së parë të shkëmbimit të pengjeve/të burgosurve. Propozimi përfshin fazën e parë të lirimit të grave, fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve izraelitë në këmbim të 700-1000 të burgosurve palestinezë.

“Hamasi vazhdon të bëjë kërkesa joreale”. Kështu bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një shënim, duke iu referuar pa cituar propozimit të paraqitur nga Hamasi për ndërmjetësuesit e negociatave për një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve.

“Një përditësim për këtë çështje do t'i dorëzohet nesër kabinetit të luftës dhe kabinetit të sigurisë."- thuhej në postim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Lufta në Gaza/ Netanyahu miraton planin e veprimit në Rafah

1708275807_fveabgrwaegb.GIF

Benjamin Netanyahu 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi planet e veprimit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Kjo është bërë e ditur nga kryeministria izraelite, e cila shton se ushtria po përgatitet për operacionin dhe evakuimin e popullsisë nga zona, raporton “Ynet”.

Zyra e kryeministrit izraelit përsëriti se kërkesat e Hamasit në lidhje me negociatat për lirimin e pengjeve janë "ende të pabaza" dhe se një delegacion izraelit do të niset për në Doha të Katarit, pasi kabineti i sigurisë politike të miratojë qëndrimin e Izraelit.

Ora 15:19
Kancelari Scholz viziton Izraelin dhe Jordaninë këtë fundjavë

1710512518_gfdhfhggfhgfh.JPG

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Jordaninë dhe më pas Izraelin këtë fundjavë dhe kjo do te jetë vizita e tij e dytë në rajon që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Lajmi është bërë i ditur nga burim peanë lidrit gjerman, raporton La Reppublica

Scholz do të takohet me Mbretin Abdullah II të Jordanisë të shtunën, përpara se të udhëtojë në Izrael të dielën, ku priten bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kreun e shtetit Isaac Herzog, tha Steffen Hebestreit në një konferencë shtypi në Berlin.

"Ne mbetemi fort krah Izraelit, por gjithashtu kërkojmë qartë që të respektohen të gjitha kushtet e së drejtës ndërkombëtare",- shtoi ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës