Lufta/ 8 mijë të vdekur në Rripin e Gazës! Përplasje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezë! Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Mbroni civilët në Gaza

Izraeli "zgjeron më tej operacionet" në Gaza me tanke dhe ushtarë. Hamasi raporton se bombardime të reja janë duke u zhvilluar. Trupat izraelite janë të vendosura në veri të enklavës palestineze duke nisur atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti faza e dytë e luftës në Gazë. 

Ndërkohë, sipas mediave palestineze, lufime të reja janë duke u zhvilluar përleshje mes militantëve dhe forcave izraelite, të cilët kanë tentuar, ndër të tjera, të hyjnë në kampin e refugjatëve të Jabalia, në Gaza, dhe atë të Askarit, në lindje të qytetit të Nablusit. Raportohet se ka pasur përleshje të dhunshme midis ushtarëve izraelitë të IDF dhe palestinezëve të armatosur në veri të Rripit, pranë vendkalimit Erez. Mediat e huaja raportojnë se ushtarët izraelitë kanë dalë nga një tunel disa qindra metra i gjatë nga kufiri i afërt me Izraelin dhe u përleshën me palestinezët. Sipas disa raporteve, shumë luftëtarë palestinezë u vranë. Ushtria ende nuk e ka konfirmuar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se mijëra palestinezë kanë hyrë me forcë në depot në Rripin e Gazës për të marrë ushqime. Policia e Hamasit ndërhyri dhe bëri arrestime të shumta. ANSA thotë policia ka arritur të rikuperojë një pjesë të madhe të sasive të grabitura. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kjo është biseda e tyre e parë që kur ka nisur lufta.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000. Që nga nisja e luftës mëngjesin e 7 tetorit, ushtria izraelite njofton se ka goditur rreth 450 objektiva të Hamasit, përfshirë qëndrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe pozicionet nga lëshohen raketat drejt tokës hebrenje. Banorët kanë deklaruar se avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim. Izraeli nuk ka reaguar për këtë pretendim por ka thënë se militantët e Hamasit kanë një qendër komanduese nën spital.

Qyteti i Gazës ku jetojnë 2.2 milionë banorë ndodhet i rrethuar prej 23 ditësh dhe nën bombardimin e vazhdueshëm izraelit, ç’ka po e çon këtë vend drejt një krize humanitare. Vetëm 80 kamionë me ndihma që kanë hyrë deri tani nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat e popullsisë civile. Nga ana tjetër, Irani ka bërë një tjetër paralajmërim, duke i kujtuar Izraelit se tashmë ka shkelur vijat e kuqe. Sulmet izraelite nuk mungojnë as drejt Libanit dhe Sirisë nga ku hidhen raketa nga milicitë islamike.

Ndërsa izraeli nuk ndal sulmet, komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza janë rikthyer dhe funksionojnë. Kompania palestineze e telekomunikacionit njoftoi se komunikimet dhe shërbimet e internetit në Rripin e Gazës u ndërprenë plotësisht mes bombardimeve të rënda izraelite të linjave, kullave dhe rrjeteve  që nga orët e vona të së premtes, duke lënë 2.3 milionë banorët e tij të shkëputur nga bota e jashtme mes bombardimeve të rënda ajrore dhe tokësore izraelite.

Mediat sociale kanë qenë një mjet shpëtimi për palestinezët që ishin të dëshpëruar për të marrë lajme dhe për të lajmëruar për situatën në të cilën ndodhen. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se dy objektivat e operacionit janë "Të shkatërrojmë Hamasin dhe të kthejmë pengjet".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Ushtria izraelite: Po lëshohen raketa nga Siria drejt Izraelit

1696863590_0df1f621163046fb9256afadc550e8531.jpeg

Ushtria izraelite ka deklaruar se disa prej raketave të rëna të territotin e saj janë lëshuar nga brenda territorit të Sirisë.

"Janë identifikuar lëshimet e raketave nga Siria në drejtim të territorit izraelit. Raketat ranë në një zonë të pabanuar. Ushtarët po përgjigjen me zjarr drejt origjinës së lëshimeve."-bën me dije ushtria izraelite, transmeton La Repubblica.

Ora 22:49
VIDEOLAJM/ Brenda spitalit kryesor në Rripin e Gazës, mbushet me tym nga bombradimet izraelite

 

Objektet pranë spitalit Al Quds në Rripin e Gazës u goditën nga një raketë.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe ka postuar në X (i njohur më parë si Twitter), pamjet që tregojnë brendësinë e spitalit Al-Quds në Gazën veriore.

Njerëzit mund të shihen duke mbuluar gojën dhe hundën brenda ndërtesës, e cila është e mbushur me tym.

Ora 22:06
Biden bisedë telefonike me Netanyahun! Presidenti i SHBA thirrje Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve në Gazë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kjo është biseda e tyre e parë që kur ka nisur lufta.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Biden ka theksuar nevojën që Izraeli të mbrojë qytetarët e vet nga terrorizmi në një mënyrë të tillë që mbron civilët, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden gjithashtu theksoi nevojën për të rritur menjëherë fluksin e ndihmës humanitare "për të përmbushur nevojat e civilëve në Gaza".

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se është zhvilluar telefonata, por nuk dha shumë detaje. Administrata e Presidentit amerikan, Biden është vendosur gjithnjë e më shumë nën trysni për ta bërë të qartë se mbështetja e palëkundur ndaj Izraelit, nuk do të thotë miratim për të gjitha veprimet e aleatit të Shteteve të Bashkuara në enklavën e varfër bregdetare.

Më herët në disa intervista për televizionet amerikane, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Izraeli ka përgjegjësinë të mbrojë jetët e njerëzve të pafajshëm në Gaza.

Ora 21:45
Lufta/ Sulme afër spitalit kryesor në Rripin e Gazës! Mjekët: Ushtria izraelite na tha të evakuuohemi menjëherë

Marwan Jilani, drejtor i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, tha për BBC se objektet pranë spitalit Al Quds në Gaza u goditën nga një raketë.

“Një raketë ra disa metra larg, duke dëmtuar dritaret dhe duke i detyruar njerëzit të ndërtesës të zhvendoseshin në një tjetër, tha ai.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (organizata ombrellë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze) tha në një deklaratë se punonjësit shëndetësorë në spital raportojnë 'sulme të dhunshme dhe granatime shumë afër spitalit'.

Mjekët dhe Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze që punojnë në spital thanë më herët të dielën se ushtria izraelite u tha të evakuoheshin menjëherë.

Megjithatë, Gjysmëhëna e Kuqe tha se brenda spitalit po trajtohen 400 pacientë dhe se zhvendosja e tyre do të ishte e pamundur.

Organizata thotë se ka pacientë në njësitë e kujdesit intensiv dhe foshnja në inkubatorë dhe lëvizja e tyre është e pamundur.

Rreth 14,000 civilë mendohet gjithashtu se janë strehuar në spital dhe mjediset e tij. Zona përreth spitalit është goditur nga sulmet ajrore gjatë gjithë ditës.

 

Ora 20:54
Ushtria izraelite: 239 pengje në duart e Hamasit

Ushtria izraelite (IDF) ka përditësuar numrin e pengjeve në Rripin e Gazës pas sulmit të nisur nga Hamasi më 7 tetor në jug të Izraelit. Njoftimi është bërë nga zëdhënësi izraelit i IDF, Daniel Hagari, i cili tha se në duart e Hamasit janë 239 pengje.

Ai tha se në mesin e pengjeve ka punëtorë të huaj dhe se numri nuk përfshin katër pengjet tashmë të liruar, përkatësisht Judith dhe Natalie Ra'anan, si dhe Yocheved Lifshitz dhe Nurit Cooper.

Ora 20:50
Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave ka arritur në mbi 8.000

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000.

Kjo ministri tha të dielën se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 8.005, përfshirë mbi 3.300 të mitur dhe mbi 2.000 gra.

Ora 20:12
Ushtarët izraelitë përleshen me palestinezët në daljen e një tuneli

1697002523_Screenshot5.jpg

Sipas disa raportimeve, mësohet se së fundmi ka patur përleshje të dhunshme midis ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të armatosur në veri të Rripit të Gazës, pranë vendkalimit Erez me shtetin hebre. Sipas të njëjtit burim, ushtarët dolën nga një tunel disa qindra metra i gjatë nga kufiri i afërt me Izraelin dhe u përplasën me ushtarët izraelitë. Bëhet me dije se shumë luftëtarë palestinezë janë vrarë. Izraeli nuk ka dalë akoma nuk ka dalë një sqarim zyrtar për rastin në fjalë, transmeton La Repubblika.

Ora 19:54
Macron: Përsëris apelin për një armëpushim humanitar në Gaza

1697566768_emmanuelmacron.jpg

Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen për armëpushim në Gaza.

Macron bën me dije se Franca ka dërguar rreth 17 ton ndihma humanitare. Sasia galopante me ndihma humanitare ndodhet në Egjipt dhe duhet të shpallet armëpushim mes palëve për t’iu shpërndarë civilëve në Gaza.

“Përsëris thirrjen time për një armëpushim humanitar për të mbrojtur popullin e Gazës. 17 ton ngarkesë humanitare kanë mbërritur nga Franca në Egjipt. Ne vazhdojmë përpjekjet tona nga ajri dhe deti. Në solidaritet së bashku, së bashku me Egjiptin dhe Gjysmëhënën e Kuqe".-ka deklaruar Macron, trasmenton La Repubblika.

Ora 18:12
SHBA ultimatum Izraelit: Riktheni internetin dhe valët telefonike në Gaza

1698599702_kkk.JPG

SHBA i ka bërë thirrje Izraelit të rikthejë komunikimet në Gaza. Këtë e raporton Wall Street Journal, sipas të cilës amerikanët i kanë thënë qartë Izraelit se nterneti dhe valët telefonike duhet të rikthehen, trasmeton La Repubblica.                        

Ora 17:40
FOTO/ Pamje nga funerali i viktimave izraelite nga sulmi i 7 tetorit

1698597774_izraelgazahamas.JPG

Izraeli vazhdon varrosjen e njerëzve të vrarë më 7 tetor, nga sulmet me raketa të Hamasit, ku 1400 njerëz u vranë dhe 230 të tjerë u morën peng.

Ora 17:37
OKB: Palestinezët futen me forcë nëpër depo për t’u furnizuar me ushqime! Arrestime në Gaza pas plaçkitjes

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë tha se mijëra persona kanë hyrë me forcë në depo të ndihmës në Gazë për të marrë ushqime dhe “gjësende të tjera elementare për mbijetesë”.

Thomas White, drejtor i agjencisë në Gazë, tha më 29 tetor se kjo hyrje në depotë e ushqimeve “është një shenjë shqetësuese se rendi civil ka filluar të prishet” pas tre javësh luftë mes Izraelit dhe Hamasit.

Agjencia, që njihet si UNRWA, ofron shërbime bazike për qindra mijëra persona në Gazë. Shkollat që udhëhiqen nga kjo agjenci në mbarë Rripin e Gazës janë shndërruar në strehimore për palestinezët e zhvendosur nga konflikti.

Pasi një turmë palestinezësh bastisi magazinat e UNRWA-s në Deir el-Balah (në jug të qytetit të Gazës ), policia e Hamasit ndërhyri dhe bëri arrestime të shumta. ANSA thotë policia ka arritur të rikuperojë një pjesë të madhe të sasive të grabitura. Me këtë lëvizje furrtarët, të cilët kishin kërcënuar se do të mbyllnin bizneset e tyre pasi ishin viktima të episodeve të dhunës, siguruan se nesër do të prodhojnë bukë për popullatën me kusht që policia t'i garantojë mbrojtjen.

Ora 16:51
Lufta në Rripin e Gazës, 5 palestinezë të vrarë në përleshje me ushtarët

1697707309_gaza.jpg

Nga përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe banorëve në Bregun Perëndimor sot, gjithsej pesë palestinezë u vranë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve Ëafa.

Incidentet më të rënda ndodhën në kampin e refugjatëve Askar (Nablus) dhe në Tubas. Në kampin e refugjatëve në Deheishe (Bethlehem) një i ri u godit nga një plumb i qëlluar nga ushtria, ndërsa ishte në çatinë e shtëpisë së tij.

Trupi i tij u zbulua vetëm më vonë. Tensioni i ri ndihet në Bregun Perëndimor për shkak të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Ora 16:41
Ushtria izrealite: Përplasje me Hamasin në Rripin verior të Gazës


Në Rripin verior të Gazës, ushtarët izrealitë dhe militantë të Hamasit janë përplasur me njëri tjetrin.

 “Operacionet në terren në veri të Rripit të Gazës" vazhdojnë, ku pati përleshje me persona të armatosur të Hamasit që kishin qëlluar ndaj trupave izraelite”, shkruan ushtria izaelite.

 

 

Ora 14:39
'Goditëm mbi 450 objektiva', momenti kur izraelitët sulmojnë me raketa Hamasin (Video)

1698587021_6400cb26cdfed1bc3d2e33131a3ca7cc7a2a.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se kanë goditur më shumë se 450 objektiva gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë qendrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe vendet e lëshimit të raketave, ndërsa Izraeli zgjeroi operacionin e tij në Gaza. Sot janë publikuar pamje me momenet e sulmeve të objektivave të Hamasit.

כלי טיס של חיל האוויר שמוכוונים על ידי כוחות צה״ל תקפו מבנים צבאיים של ארגון הטרור חמאס, בחלקם שהו מחבלים של הארגון. בנוסף, הותקפו עמדות נ"ט, עמדות תצפית ותשתיות צבאיות.

הכוחות חיסלו מחבלים שירו לעבר הכוחות וכן מחבלים שזוהו בקו החוף במרחב זיקים בשטח רצועת עזה pic.twitter.com/OiDDl5xwmO

— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) October 29, 2023

 

Ora 13:40
Lufta/ Shkëmbime raketash, Izraeli i kundërpërgjigjet Libanit

1698583537_180621622f1389f8765534f54bf9a9ce6ce015a16.jpg

Pas lëshimit të raketave të shumta nga Libani drejt zonës Har Dov, ushtria izraelite si kundërpërgjigje po godet tani vendin e origjinës nga i cili u lëshuan raketat. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah në Liban, që ka mbështetjen e Iranit, kanë këmbyer zjarr në baza ditore, që kur nisi konflikti midis Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës.

Ora 13:28
Hamasi: Mbi 8 mijë të vdekur që nga fillimi i luftës, 3 342 janë fëmijë

1698582779_lcimg431cabf8560b4eba92987cc705f428b3.jpeg

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur. Hamasi deklaron se mbi 8 mijë persona janë vrarë. Sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës “Rreth 3,342 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë vdekur që nga 7 tetori”.

Ora 12:32
Lufta përmes fotove: Ndërtesa të shkatërruara, njerëz nën rrënoja e fëmijë të tmerruar

 

Bombardimet në rripin e Gazës nuk ndalen, ndërsa banesat, spitalet dhe objekte të ndryshme kanë marrë pamjet e një rrënoje. Nga sulmet u shkatërruan një numër i lartë banesash.

Në fotot e mëposhtme shihen grumbuj sendesh, rrënojash dhe armaturë të mbetura nga shpërthimet, njerëz të vdekur e të bllokuar nën rrënoja e të tjerë të plagosur rëndë.

Ora 12:24
‘Valë’ protestash edhe në New York kundër bombardimeve në Gaza, mijëra marshojnë në rrugët e Brooklyn

Mijëra protestues pro-palestinezë dolën dje në rrugët e Bruklinit, Nju Jork, SHBA, për të protestuar kundër bombardimeve të Izraelit të Rripit të Gazës.

Një protestë masive kundër luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza u organizua gjithashtu nga një organizatë hebraike e Nju Jorkut të premten në Stacionin Qendror të Manhatanit, ku qindra njerëz u arrestuan nga policia.

Ora 10:34
Palestinezët: Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gaza

1698572258_39902660efb9a8f2fa9244e583cab46c7d82660c.jpg.gallery.jpg

Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, thanë banorët. Izraeli tha se militantët e Hamasit – që udhëheqin Gazën – kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim.

Ora 10:09
FOTO/ Plaçkitje në dyqane dhe qendra të shpërndarjes së ndihmave, OKB: Rendi po shembet në Gaza

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka paralajmëruar për anarki në Rripin e Gazës pas plaçkitjes së dyqaneve dhe qendrave të shpërndarjes humanitare.

“Mijëra njerëz hynë në dyqane dhe qendra të shumta të shpërndarjes së UNRWA-s në Gaza qendrore dhe jugore”, thuhet në një deklaratë.

“Është një shenjë shqetësuese e rendit që po shembet për shkak të rrethimit dhe bombardimeve.

Ora 10:02
Ministria e Shëndetësisë së Gazës: Më shumë se 110 palestinezë janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori

Tre palestinezë u vranë nga sulmi i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez.

Sipas ministrisë, përleshjet me ushtrinë izraelite ndodhën në Beit Rima, në rajonin Ramallah, në Tamoun dhe në kampin e refugjatëve Askar në Bregun Perëndimor verior.

Ministria tha gjithashtu se më shumë se 110 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor, i shkaktuar nga sulmi vdekjeprurës i paprecedentë nga lëvizja palestineze në Izrael.

Ora 09:52
Hamasi: Jemi gati të shkëmbejmë pengjet me të burgosurit palestinezë në Izrael

1698569782_penggggg.JPG

Hamasi thotë se është gati që të bëjë shkëmbimin e pengjeve në këmbim të të gjithë të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. Deklaratën e bëri Kreu i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinëar.

“Ne jemi gatipër lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e armikut sionist, në këmbim të pengjeve në duart e rezistencës”, tha ai në një deklaratë.

Ora 09:17
Presidenti i Iranit: Izraeli ka kaluar vijën e kuqe! Mund të na detyrojë të gjithëve të veprojnë

1698568088_savingPNG2451200x675.jpg

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi tha se sulmet e Izraelit kanë “kaluar vijat e kuqe, të cilat mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime”.

"Uashingtoni na kërkon të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë të japin mbështetje të gjerë për Izraelin. Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar mesazhe forcave të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme, por kanë marrë një përgjigje të qartë për terreni i betejës”, shtoi ai.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar Iranin që të qëndrojë jashtë luftës Izrael-Hamas, për të parandaluar një konflikt më të gjerë rajonal.

Grupi Hezbollah, i cili ka bazën në Liban dhe i mbështetur gjithashtu nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin javët e fundit.

Ora 08:51
Izraeli: Janë goditur rreth 450 objektiva të Hamasit

1698432948_gaza.jpg

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se avionët luftarakë kanë goditur dje rreth 450 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.

Sipas IDF, objektivat përfshinin qendrat e komandës së Hamasit, pikat e vëzhgimit dhe pozicionet e lëshimit të raketave antitank.

Ushtria gjithashtu zgjeroi operacionet tokësore në Rripin e Gazës gjatë natës, me hyrjen e forcave shtesë.

Ora 07:48
Ashpërsohen luftimet/ Ushtarët izraelitë postojnë foto: Po përgatitemi për pushtimin tokësor në Gaza

 

Ushtria izraelite ka postuar foto duke u përgatitur për sulm tokësor në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se Izraeli ka hyrë në fazën e dytë të luftës së tij me Hamasin dhe ka vendosur ushtarë dhe komandantë "në të gjithë" Rripin e Gazës.

Ai thotë se "kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë". "Jemi gati për pushtim tokësor".

 

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë