Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish. Një zëdhënës ushtarak iranian tha së Shtetet e Bashkuara shkelën armëpushimin dhe sulmuan anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

“Ne do t'i përgjigjemi çdo sulmi me forcë dhe pa hezitim", shtoi ai.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit raporton se tre shkatërrues amerikanë janë sulmuar nga raketa dhe dronë. Sipas tyre ushtria lëshoi ​​raketa pas një "sulmi" amerikan ndaj një tankeri nafte, pas raportimeve për shpërthime në ishullin Qeshm në Ngushticën e Hormuzit.

"Pas sulmit ushtarak amerikan ndaj një tankeri iranian të naftës, anijet armike në Ngushticën e Hormuzit u vunë në shënjestër të raketave iraniane”, tha një zyrtar ushtarak.

'Ne nuk duam përshkallëzim, por jemi të pozicionuar dhe të gatshëm për të mbrojtur forcat amerikane', tha  Centcom (Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara) teksa njoftuan se iu ishin përgjigjur sulmeve iraniane.

“Forcat amerikane patën sulme të paprovokuara nga Irani dhe iu përgjigjën me sulme vetëmbrojtëse. Ne eliminuam kërcënimet dhe goditëm objektet ushtarake iraniane të përdorura për të sulmuar forcat amerikane, duke përfshirë vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve”, thuhet në deklaratë.

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:41
Irani lëshon sërish raketa e dronë e raketa drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot se mbrojtja e tyre ajrore është e angazhuar për sulmet me raketa dhe dronë nga Irani.

“Mbrotja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe po përballet aktualisht me sulme me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në një postim në platformën X.

Ofensiva vjen vetëm disa orë pas shkëmbimit të zjarrit midis forcave amerikane dhe Republikës Islamike, duke përshkallëzuar më tej tensionet në një zonë ku armëpushimi i brishtë, në fuqi për gati një muaj, tani duket se është pranë fundit.