Lufta/ Polonia dërgon 10,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë! Kievi rekomandon evakuimin e 37 vendbanimeve në Kupiansk

Lufta/ Polonia dërgon 10,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë! Kievi rekomandon evakuimin e 37 vendbanimeve në Kupiansk

Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët e Rusisë thanë se sistemet e mbrojtjes së saj ajrore rrëzuan dy dronë të tjerë që kishin si objektiv Moskën, për të dytën ditë me radhë. Sulmi për të cilin u njoftua të enjten, 10 gusht, shkaktoi ndërprerjen e fluturimeve në dy aeroporte ndërkombëtare, pasi Ukraina dukej se po shtonte sulmet e saj në territorin rus.

Kryebashkiaku i Moskës tha se një dron u rrëzua në rajonin Kaluga në jugperëndim të Moskës dhe një tjetër pranë një aksi rrugor kryesor të Moskës. Nuk ka njoftime për viktima. Ministria ruse e Mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin, por zyrtarët ukrainas nuk bënë komente mbi këto akuza.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka rrëzuar 11 dronë ukrainas pranë Krimesë gjatë natës, si dhe dy dronë që fluturonin drejt Moskës.

Analistët thonë se goditja me dronë në Moskë, pas më shumë se 17 muajsh lufte nuk ka shumë vlerë ushtarake për Ukrainën, por strategjia ka shërbyer për të shqetësuar rusët dhe për t'i bërë ata të ndjejnë nga afër pasojat e konfliktit.

Të enjten, Ukraina njoftoi se tre persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa në rajonin e Zaporizhias.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Associated Press, njoftoi po sot se duke iu referuar dy zyrtarëve amerikanë se Pentagoni do t’i dërgojë Ukrainës një tjetër paketë ndihme në vlerën e 200 milionë dollarëve me armë dhe municione në ndihmë të kundërofensivës që ajo ka ndërrmarrë ndaj trupave ruse.

Sipas zyrtarëve, paketa e fundit e ndihmës pritet të përfshijë sisteme raketore HIMARS, sistmeme të mbrojtjes ajrore Patriot, municione për armatime të rënda, raketa dhe armatime të tjera.

Ndërkohë trupat ruse po përparojnë në verilindje të Ukrainës dhe veçanërisht në rajonin e Kharkiv, ku është urdhëruar evakuimi i 37 vendbanimeve në rrethin Kupiansk.

Nga ana tjetër Polonia ka njoftuar se do të dërgojë deri në 10,000 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë për të përforcuar sigurinë kufitare, tha sot ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak në një intervistë në radion publike.

Videot e zjarrit të postuara në internet tregon tym të dendur dhe flakë. Dy shpërthime u dëgjuan para zjarrit, sipas postimeve në mediat sociale ruse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Lufta/ Biden i kërkon Kongresit 24 miliardë për ndihmë për Kievin

Presidenti amerikan Joe Biden i kërkon Kongresit mbi 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën . Kërkesa, e cila do të bëhet e ditur sot, shkruan CNN , rrezikon të krijojë një përplasje me një pjesë të republikanëve, në të cilën ka kritikë për ndihmën ndaj Kievit. 

Në total, paketa financiare e kërkuar nga Biden është 40 miliardë, me 12 miliardë ndihmë për fatkeqësitë natyrore, 3.3 miliardë për infrastrukturën në vendet e dëmtuara nga pushtimi rus dhe 4 miliardë për sigurinë kufitare.

Ora 19:18
Zëvendëson avionët post-sovjetik, Polonia drejt blerjes së 22 helikopterëve

1691687899_111.jpg

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, njoftoi të enjten synimin e tij për të blerë 22 helikopterë të tipit AW-101 nga konsorciumi italian Leonardo, i fundit në një seri të gjatë blerjesh të fundit ushtarake nga Varshava.

“Ne kemi dërguar një ftesë për të negociuar dërgimin e 22 helikopterëve të tipit AW101 të cilët së shpejti do të zëvendësojnë avionët post-sovjetikë”, tha Mariusz Blaszczak.

Ministri nuk specifikoi kushtet e blerjes apo çmimin e pritshëm të këtyre avionëve të prodhuar nga konsorciumi italian i hapësirës ajrore dhe mbrojtjes Leonardo. 

Polonia ka porositur tashmë katër AW-101 dhe dorëzimi i këtyre avionëve është planifikuar vjeshtën e ardhshme. Një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe një aleate e vendosur e Ukrainës, Polonia njoftoi në janar synimin e saj për t'i kushtuar mbrojtjes 4% të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, në sfondin e pushtimit të Ukrainës fqinje nga një pjesë e Rusisë. 

Që atëherë, Varshava ka nënshkruar një numër kontratash të mëdha për prokurimin e armëve, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut. Blaszczak i tha radios kombëtare polake PR1 se “nëse ky proçes vazhdon për dy vite, ne do të kemi ushtrinë më të fuqishme në Evropë”. Ky është një projekt i denoncuar nga Moska. 

“Ka rreziqe që lidhen me militarizimin e Polonisë, e cila është bërë mjeti kryesor i politikës anti-ruse të SHBA-së”, tha Blaszczak.

Ora 18:55
VIDEO/ Shfaqja e 'çmendur' e ushtarëve të Lukashenkos, ç’montojnë fuoristradën

 

Teksa tensioni rritet për shkak të manovrave të mëdha bjelloruse në kufirin polak, imazhet e paradave të vjetra të ushtrisë së Lukashenkos po bëhen virale në mediat sociale.

Në video shikohet një ekip ushtarësh energjikë që ç’montojnë një automjet fuoristradë UAZ. Fillimisht ata heqin pjesën e përparme të fuoristradës dhe më pas i heqin motorin duke i lënë vetëm gomat. 

Ora 17:29
Video e zjarrit masiv pranë aeroportit Domodedovo

 

Shërbimi rus deklaroi se një dyqan riparimi makinash u përfshi nga zjarri gjatë natës në Domodedovo jashtë Moskës, pranë një aeroporti të madh rus i cili ishte vetëm 10 kilometra larg dyqanit.

Zjarri përfshiu 1000 metra katrorë. Videot e zjarrit masiv janë bërë virale ku shihet një shtëllungë mjegulle e zezë.

Dy shpërthime u dëgjuan para zjarrit, sipas postimeve në mediat sociale ruse. Të mërkurën, Rusia tha se kishte rrëzuar dy dronë ukrainas pranë Moskës, një prej tyre mbi Domodedovo.

Ora 17:05
Irani mohon të ketë furnizuar Rusinë me drone kundër Ukrainës, Ministri i Jashtëm: Provat e Kievit s'janë të vlefshme

1691679875_lkj.jpg

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se Teherani nuk e mbështet as Moskën dhe as Kievin në konfliktin në Ukrainë dhe Republika Islamike dëshiron një zgjidhje politike të konfliktit. 

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e Afrikës së Jugut Naledi Pandor në Pretoria, Amirabdollahian përsëriti se Irani nuk e ka furnizuar Rusinë me drone për përdorim në Ukrainë dhe se provat e ofruara nga Kievi "nuk janë të vlefshme".

Zyrtarët rusë në vend të kësaj e kanë siguruar Republikën Islamike se ata kurrë nuk do të përdorin armë iraniane, të furnizuara në Rusi si pjesë e një bashkëpunimi të mbrojtjes midis dy vendeve, kundër Ukrainës, shtoi Amirabdollahian.

Ora 16:42
Flota Detare e Ukrainës: Korridori i përkohshëm humanitar u krijua për të ndihmuar anijet e bllokuara në portin e Detit të Zi

1691678497_flotadetare.jpg

Një korridor i përkohshëm humanitar është krijuar për të ndihmuar anijet tregtare të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Anijet priten të fillojnë ta përdorin brenda disa ditësh, deklaroi flota detare e Ukrainës.

Rruga do të përdoret gjithashtu edhe për lëvizjen e grurit dhe produktet bujqësore, tha zëdhënësi Oleh Chalyk. 

“Korridori do të jetë shumë transparent, ne do të vendosim kamera në anije dhe do të ketë një transmetim për të treguar se ky është thjeshtë një mision humanitar dhe nuk ka qëllim ushtarak”, tha ai. 

Megjithatë, kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe minat e vendosura ende përbëjnë një rrezik, thuhet në një deklaratë të veçantë të flotës detare. 

Anijet kanë mbetur të bllokuara në portet e Detit të Zi që kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje kyçe e drithit muajin e kaluar, e cila kishte lejuar që produktet të eksportoheshin në mënyrë të sigurt. 

Ora 16:42
Kievi rekomandon evakuimin e 37 vendbanimeve në Kupiansk

1689248428_ukraine.jpg

Trupat ruse po përparojnë në verilindje të Ukrainës dhe veçanërisht në rajonin e Kharkiv, të cilët kanë urdhëruar evakuimin e 37 vendbanimeve në rrethin Kupiansk.

Autoritetet ukrainase po iniciojnë evakuime të detyrueshme nga 37 vendbanime në rrethin Kupiansk të rajonit të Kharkiv për shkak të rritjes së granatimeve ruse, shkroi adiministrata ushtarake Kupyansk në Telegram

Ora 16:20
Zyrtari rus: Putini mund të marrë pjesë personalisht në G20 në Indi

1690702701_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, po shqyrton pjesëmarrjen në samitin e G20 në Indi në muajin shator, ku do të jetë takimi i tij i parë ballë për ballë me liderët perëndimorë që kur forcat e tij pushtuan Ukrainën në vitin 2022. 

Putin nuk e ka përjashtuar ende mundësinë e paraqitjes personalisht në takimin e rëndësishëm për ekonomitë e mëdha të vendeve në Nju Dehli e cila do të zhvillohet në datat 9-10 shtator, deklaroi një zyrtar rus.

Udhëtimi për në Indi është një vendim i rrezikshëm për udhëheqësin ndërluftues rus.

Ora 15:43
Ministri rus i Bujqësisë: Çmimet e grurit në rritje për shkak të situatës në Detin e Zi

1691674967_dmitry.jpg

Çmimet e grurit janë aktualisht të paqëndrueshme dhe mund të rriten në të ardhmen, tha Ministri rus i Bujqësisë, Dmitry Patrushev.

“Çmimi i grurit tani është disi i paqëndrueshëm në vendin tonë, po rritet duke marrë parasysh situatën në Detin e Zi dhe duke marrë parasysh precedentët kur ka pasur sulme ndaj anijeve civile. Besoj se tani për tani, me siguri, çmimet drithi do të rritet”, tha Patrushev.

Gjithashtu ai shtoi: “Rrjedhimisht, në të ardhmen e afërt mund të shohim situata të shoqëruara me rritje të inflacionit të ushqimeve, sipas të cilit kjo me shumë mundësi do të ndodhë në kontinentin europian”.

Ora 15:43
Rusia do furnizojë 50 mijë tonë grurë në 6 vende afrikane pa pagesë

1690640221_grure.jpeg

Rusia do të furnizojë gjithashtu pa pagesë deri në 50 mijë tonë drithë në gjashtë vende afrikane, deklaroi ministri i Bujqësisë, Dmitry Patrushev.

“Siç tha presidenti ynë, përveçse një partner mjaft i besueshëm për furnizimin me drithë në tregun botëror, ne do të furnizojmë drithë edhe në vendet afrikane falas. Deri tani bëhet fjalë për gjashtë vende dhe vëllime nga 25 deri në 50 mijë tonë”, tha ministri rus. 

Ai gjithashtu tha se autoritet po punojnë për këtë problem dhe se dërgesat do të vazhdojnë së shpejti.

"Tani autoritetet po punojnë për këtë problem, dërgesat mund të fillojnë së shpejti", shtoi Patrushev i cili foli edhe për planet e eksportimit të 55 milionëve tonë grurë në tregun botëror këtë vit. 

Ai shtoi se gatishmëria e Moskës për të vazhduar dërgesat e grurit në shtetet afrikane, si në baza komerciale ashtu edhe falas, u njoftua nga Vladimir Putin në samitin Rusi-Afrikë në Shën Petersburg në fund të korrikut.

Ora 13:47
Ankaraja, në kontakt me Moskë-Kiev-OKB për paktin e grurit

1690640221_grure.jpeg

Kontaktet tona me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, Federatës Ruse dhe Ukrainës në lidhje me vazhdimin e Iniciativës së Drithërave, e cila u ndërpre nga Federata Ruse, vazhdojnë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë. Ankaraja shpreson se "kjo nismë do të vazhdojë, pasi ajo kontribuon ndjeshëm në stabilizimin e çmimeve të ushqimeve në nivel global dhe tregon se të gjitha krizat mund të zgjidhen përmes dialogut", tha koloneli Zeki Akturk gjatë një takimi me gazetarët .

Ora 13:35
Polonia dërgon 10,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

1691667384_thumbsbc5b1817edf73260ea4a1aa665aa4a1b6b.jpg

Polonia do të dërgojë deri në 10,000 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë për të përforcuar sigurinë kufitare, tha sot ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak në një intervistë në radion publike.

“Rreth 10,000 trupa do të jenë në kufi, nga të cilët 4,000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6,000 do të jenë në rezervë”, tha ministri. “Ne e afrojmë ushtrinë në kufirin e Bjellorusisë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”, shtoi ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 10/08/2023 18:47

    Amerika ka gabuar shume ne krijimin e ketij konflikti,kuba,vietnami,iraku e miliona kufoma ne glob,por edhe me grurin te genjehet kaq keq,kur afrika nuk ushqehet me grure ne shumicen e saj,tapioka eshte baza e karbohidratit ne ate kontinent,orizi ne azi etj. Gruri demton shtetet anetare te natos dhe europen demokratike,kjo eshte komedia qe shitet ndryshe nga propogandat. Sikur amerika te shikonte mireqenien e amerikaneve,gje qe nuk me duket dhe aq e garantuar,bota do kishte pak paqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja