'Është një situatë e vështirë në frontin e Doneskut, por po bëjmë gjithçka për të shkatërruar pushtuesin'. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një fjalim që ka mbajtur ditën e sotme, sipas La Repubblica.
Ndërsa, Oleksandr Syrskyi Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, dha përditësime për rajonin Kursk ku tha se po përgatiten për përforcime.
"Ne po arrijmë objektivat e përcaktuara. Dhe prioriteti është rindërtimi i 'fondit të këmbimit' (të burgosurve të luftës) për Ukrainën. Sot diskutuam punën me partnerët në lidhje me mbrojtjen ajrore: sisteme të reja për Ukrainën. Ne po përgatisim përforcime”, tha ai.
Nga ana tjetër, president i Rusisë Vladimir Putin është treguar optimist se Rusia do të fitojë në rajonin Kursk.
“Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj kundër ukrainasve që kryejnë krime në rajonin e Kurskut ashtu siç ka arritur qëllimet e saj në luftën kundër terrorizmit dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë”, tha Putin gjatë takimit me nënat e fëmijëve të vrarë në sulmin terrorist të vitit 2004 në Beslan.