Të paktën 16 persona u vranë dhe 130 mbetën të plagosur pasi Rusi sulmoi një nga qendrat tregtare më të mëdha në Ukrainë – në Krivyi Rih. Sipas mediave të huaja 9 persona rezultojnë të zhdukur, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e tyre nën rrënoja.

Presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin ‘cinik dhe të neveritshëm’. Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e Çështjeve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha në një postim në X se ‘ky është terror i qëllimshëm’.

"Sulmi i Rusisë në një qendër tregtare në Krivyi Rih tregon shthurjen absolute dhe të plotë të luftës së Moskës. Ky është terror i qëllimshëm. Rusia dëshiron t'i bëjë qytetet ukrainase të pajetueshme. Do  paraqesim listat më të gjera të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës. Presioni duhet të intensifikohet derisa Moska të përfundojë luftën. Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së do të diskutojnë se si të zgjerojnë mbështetjen tonë për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore, kur të takohen pas më pak se dy javësh në Dublin", shkroi Kaja Kallas.

Pas këtyre sulmeve edhe forcat ukrainase ndërmorën një sulm ndaj Rusisë. Dronët ukrainas goditën një qendër logjistike në Ozon, në rajonin Samarë të Rusisë, duke shkaktuar një zjarr masiv.

Ky është "sulmi i parë" kundër gjigantit rus të tregtisë elektronike, i dyti vetëm pas Wildberries, qendrat e të cilit janë shënjestruar disa herë, raportoi Tass.

Vetë Presidenti rus Vladimir Putin pranoi se sulmet ukrainase po dëmtojnë ekonominë ruse, por ai shtoi se këto sulme kanë hapur 'kutinë e pandorës' dhe përgjigjja sipas tij do të jetë shkatërruese.

"Doni të prishni logjistikën tonë? Epo, atëherë masat hakmarrëse nuk do të vonojnë shumë", tha Putin në intervistë, pasi Kievi goditi depot e kompanive ruse të tregtisë elektronike Wildberries dhe Ozon.

Nga ana tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte i tronditur nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë, teksa premtoi dërgimin e më shumë raketave interceptuese për Kievin, me qëllim mbrojtjen e qiellit ukrainas.

"Është thelbësore që të gjitha vendet me këto burime t'i bashkohen kësaj përpjekjeje", theksoi presidenti francez në X - i cili zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ukraina ka intensifikuar në muajt e fundit sulmet ndaj objekteve energjetike ruse. Kievi i përshkruan ata si objektiva legjitime sepse ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht Moska kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas në juglindje.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Sulmet ukrainase me dron, Putin: Rusia duhet të përmirësojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore

1786121304_vladimirputin.jpg

Rusia duhet të zgjerojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore dhe të përmirësojë koordinimin midis agjencive të sigurisë dhe atyre civile, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë me agjencinë e lajmeve Vesti.

"Ne do ta përmirësojmë sistemin e mbrojtjes ajrore dhe do të zgjerojmë aftësitë e tij. Ne duhet të përmirësojmë koordinimin midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive civile në të gjitha nivelet dhe të shfrytëzojmë aftësitë e ndërmarrjeve shtetërore dhe private", deklaroi udhëheqësi i Kremlinit, siç raportohet nga RIA Novosti.

Komentet e Putin vijnë pasi Ukraina gjatë muajve të fundit i ka zgjeruar sulmet brenda territorit rus, duke goditur me dronë disa prej objekteve kyçe industriale të Rusisë.

Ora 15:08
Putin: Kievi është në një situatë të vështirë dhe për këtë arsye po kryen sulme barbare

1786121304_vladimirputin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Kievi ndodhet në një situatë të vështirë ndaj edhe sipas tij po kryejnë sulme barbare.

"Sa më e vështirë bëhet situata për armikun, aq më barbare bëhen sulmet e regjimit të Kievit", tha Vladimir Putin . Këto sulme demonstrojnë thelbin banderit (pasues i udhëheqësit ultranacionalist ukrainas Stepan Bandera), neo-nazist dhe rusofob të forcës kundër së cilës po luftojmë. I gjithë komuniteti civil qëndron me burrat tanë në uniformë”, tha Putin.