Lufta/ Rusia mbyll 15 zyra të të drejtave të njeriut për "shkelje të ligjit"

Lufta/ Rusia mbyll 15 zyra të të drejtave të njeriut për

Rusia po mbyll zyrat e 15 OJQ-ve perëndimore, duke përfshirë dy organizatat kryesore të të drejtave, Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Ministria ruse e Drejtësisë tha se vendimi u mor për shkak të shkeljes së ligjeve ruse, pa dhënë detaje.

Drejtoresha e Amnesty International, Agnes Callamard, tha se ishte e fundit në një listë të gjatë organizatash që dënoheshin për thënien e të vërtetës autoriteteve ruse, shkruan BBC.

Ajo tha se Amnesty do të dyfishojë përpjekjet për të ekspozuar atë që ajo e përshkroi si "shkelje të rënda të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit".

“Autoritetet gabohen thellësisht nëse besojnë se duke mbyllur zyrën tonë në Moskë do të ndalojnë punën tonë për dokumentimin dhe ekspozimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ajo.
Rusia forcoi ligjin e saj tashmë kufizues për median pasi pushtoi Ukrainën duke futur një ligj të ri që kërcënon të burgos këdo që Rusia mendon se ka përhapur lajme "të rreme" për forcat e armatosura.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç