Lufta/ Rusia pezullon marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas! NATO: E rinovoni urgjentisht! Moska: Së shpejti kontakte me OKB-në dhe Turqinë

Lufta/ Rusia pezullon marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas! NATO: E rinovoni urgjentisht! Moska: Së shpejti kontakte me OKB-në dhe Turqinë

Rusia ka njoftuar pezullimin e marrëveshjes që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi. Kjo vjen pasi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm "masive" me dron në flotën e Detit të Zi në Sevastopol, Krime. Pa dhënë prova, Rusia akuzoi gjithashtu trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia "po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike".

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se dronët e përdorur në sulmin e së shtunës kishin në shënjestër anijet e përfshira në marrëveshjen e grurit. Ai tha se një anije kishte marrë dëme të vogla.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden e ka quajtur skandaloz vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e grurit.

NATO i bëri sot thirrje Moskës të rinovojë urgjentisht marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i mundësoi Ukrainës të rifillojë eksportet e drithërave përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore. 

Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrey Rudenko bëri të ditur se Rusia së shpejti do të ketë kontakte me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara në lidhje me marrëveshjen e grurit me Ukrainën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
OKB, Turqia dhe Ukraina ranë dakord për një plan lëvizjeje për 14 anije të ngarkuara me grurë


Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një plan lëvizjeje për 31 tetor për 14 anije në ujërat turke. Njoftimi vjen një ditë pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit. 

Në një deklaratë, Qendra e Përbashkët e Koordinimit (JCC) në Stamboll, ku punon personeli rus, ukrainas, turk dhe i Kombeve të Bashkuara, tha se të tre delegacionet ranë dakord gjithashtu të ofrojnë inspektime për 40 anije në dalje. JCC tha se delegacioni rus ishte i informuar për të dy planet.

Ora 20:58
Turqia: Jemi të angazhuar në bisedime me Moskën dhe Kievin për marrëveshjen e grurit


Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar po zhvillon bisedime me homologun e tij rus dhe ukrainas në një përpjekje për të zgjidhur ndalimin e marrëveshjes së eksportit të grurit të vendosur dje nga Moska.

"Ministri ynë i Mbrojtjes Hulusi Akar vazhdon bisedimet dhe koordinimin me homologët e tij. Përveç kësaj, bisedimet janë duke u zhvilluar midis agjencive të interesuara," tha ministria turke, cituar nga Tass .

Sipas ministrisë, Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar paqen në rajon dhe për të kryer operacione humanitare.

"Gjatë bisedimeve u theksua se është e rëndësishme të vazhdohet iniciativa (gruri), e cila ka një ndikim pozitiv në paqe dhe tregon se të gjitha krizat mund të zgjidhen në bazë të vullnetit të mirë dhe dialogut. Gjithashtu është e rëndësishme të shmanget çdo provokim. , gjë që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e mëtejshëm të mekanizmit (drithërave)”, tha ministria.

Ora 20:34
Marrëveshja e grurit me Ukrainën, Moska: Së shpejti kontakte me OKB-në dhe Turqinë


Rusia së shpejti do të ketë kontakte me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për marrëveshjen e grurit me Ukrainën. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrey Rudenko

"Ne do të kemi kontakte si me Kombet e Bashkuara ashtu edhe me Turqinë, si pjesëmarrës në marrëveshjen e Stambollit. Këto kontakte do të ndodhin në të ardhmen e afërt," tha ai.

Ora 20:18
Rusia dhe Ukraina këmbejnë përsëri të burgosurit

Ukraina dhe Rusia kanë kryer një tjetër këmbim të të burgosurve, tha më 29 tetor shef i Zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak. Sipas tij aksioni rezultoi në lirimin e 52 shtetasve ukrainas.

Ai tha se të përfshirë në këmbim janë “oficerë, mjekë, rreshterë dhe ushtarë”. Denis Pushilin, administrator i territorit që e quan veten Republika Popullore e Donjeckut, tha se 50 persona nga secila palë u këmbyen.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 50 ushtarakë u kthyen, duke shtuar se ata ishin "në rrezik vdekjeprurës në robëri". Ata do të dërgohen në Moskë nga ushtria ruse për trajtim dhe rehabilitim, tha ministria. Edhe më 11 tetor, Ukraina tha se 32 ushtarë të saj janë liruar në kuadër të këmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës./REL

Ora 19:33
NATO i bën thirrje Rusisë që të rinovojë urgjentisht marrëveshjen e grurit me Ukrainën

NATO i bëri sot thirrje Moskës të rinovojë urgjentisht marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i mundësoi Ukrainës të rifillojë eksportet e drithërave përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore.

"Presidenti Putin duhet të ndalojë së armatosuri ushqimin dhe t'i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen, duke mundësuar që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë për të.", tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.

“Të gjithë aleatët e NATO-s e kishin mirëpritur marrëveshjen e arritur me ndihmën e Turqisë”, vuri në dukje ajo.

"Këto eksporte kanë ndihmuar në uljen e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën," shtoi Lungescu, raporton Reuters

 

Ora 17:55
Rusia pezulloi marrëveshjen për grurin, shqetësime për furnizimin ushqimor global

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se uria globale mund të rritet për shkak të pezullimit nga Rusia të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë ukrainas.

"Është shumë indinjuese," tha zoti Biden të shtunën duke folur në Uilmington të shtetit të Delauerës të shtunën.

Biden foli disa orë pasi Rusia njoftoi se do të ndalonte menjëherë pjesëmarrjen në marrëveshje, duke pretenduar se Ukraina ndërmori një sulm me dron të shtunën kundër anijeve të flotës ruse të Detit të Zi në brigjet e Krimesë së pushtuar. Ukraina e ka mohuar sulmin, duke thënë se Rusia ka goditur gabimisht me armët e veta.

Marrëveshja për grurin që u nënshkrua në korrik ka bërë të mundur eksportin e sigurt nga portet ukrainase të më shumë se 9 milionë tonëve grurë me 397 anije.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është "thellësisht i shqetësuar" për pezullimin e marrëveshjes dhe shtyu udhëtimin e tij në Algjer për Takimin e Nivelit të Lartë të Lidhjes Arabe me një ditë për t'u marrë me këtë çështje, tha të dielën një zëdhënës i OKB-së.

"Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që rikthimin e Rusisë tek marrëveshja" tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.

Guterres u kishte kërkuar të premten Rusisë dhe Ukrainës të rigjallëronin marrëveshjen. Zoti Guterres u kërkoi gjithashtu vendeve të tjera, kryesisht në Perëndim, të përshpejtojnë heqjen e pengesave që bllokojnë eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi urgjencën e rinovimit të marrëveshjes që skadon më 19 nëntor, "për të kontribuar në sigurinë ushqimore në mbarë botën dhe për të zbutur vuajtjet që kjo krizë e kostos globale të jetesës po shkakton tek miliarda njerëz”, tha zëdhënësi Dujarric.

Marrëveshja e grurit ka arritur të ulë 15 për qind çmimet globale të ushqimeve, nga kulmi i tyre në mars, sipas Kombeve të Bashkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti vendimin rus të parashikueshëm dhe tha se Moska e ka përkeqësuar qëllimisht krizën ushqimore që nga shtatori. Aktualisht, rreth 176 anije të ngarkuara me grurë nuk po lejohen të lundrojnë nga portet e Ukrainës, tha ai.

"Është ushqim për më shumë se 7 milionë konsumatorë. Pse një grusht njerëzish diku në Kremlin mund të vendosin nëse do të ketë ushqim në tryezat e qytetarëve në Egjipt apo Bangladesh?" tha ai të shtunën në fjalimin drejtuar vendit.

Një anije me 40,000 ton drithëra e nisur për në Etiopi në kuadër të programit të ndihmës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të largohej nga Ukraina të dielën si rezultat i pezullimit të marrëveshjes nga Rusia, tha Oleksandr Kubrakov, ministri i infrastrukturës i Ukrainës.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i kërkoi Rusisë të anulojë vendimin e saj në një postim në Twitter të dielën.

Edhe Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar është në bisedime me homologët e tij në Moskë dhe Kiev në përpjekje për të rigjallëruar marrëveshjen, tha ministria të dielën. Ai u ka kërkuar palëve që të shmangin çdo "provokim" që mund të ndikojë në vazhdimin e marrëveshjes, thuhet në një deklaratë.

"Inspektimi i anijeve të ngarkuara me grurë që presin pranë Bosforit do të vazhdojë sot dhe nesër," thuhet në deklaratë./VOA

Ora 15:23
Ambasadori ukrainas - Gjermanisë: Mos i strehoni rusët që ikin nga mobilizimi ushtarak


Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar Gjermanisë të mos strehojë burrat rusë që kanë ikur nga vendi i tyre për t’iu shmangur mobilizimin ushtarak, duke i përshkruar ata si një "rrezik për sigurinë".

Ata janë "të rinj që nuk janë penduar, por duan të shmangin shërbimin ushtarak", tha ai më 30 tetor, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga Rusia që kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin ushtarak në fund të shtatorit. Makeyev shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Ukrainës, por tha se Berlini duhet të lëvizë me "më shumë shpejtësi".

“Kur shikoj veprimet e Gjermanisë në këtë luftë, ndonjëherë mendoj: ‘Ka një makinë sportive gjermane që lëviz në autostradë 30 kilometra në orë’”, tha ambasadori.

Në fund të fundit, Gjermania ndihmon, “por vetëm kur është pothuajse tepër vonë”, shtoi ai. Makeyev u emërua ambasador i Ukrainës në Gjermani më 24 tetor, duke zëvendësuar Andriy Melnyk, i cili u largua në korrik./REL

Ora 14:51
Dëmtimi i infrastrukturës së energjisë elektrike në Ukrainë/ Rreth 4 milionë vetë të prekur nga ndërprerjet masive


Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Në shumë qytete dhe rajone energjia është ndërprerë përkohësisht "për të stabilizuar situatën", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga ndërprerjet janë prekur kryeqyteti i vendit, Kievi, dhe zona përreth, si dhe provincat Zhytomyr, Poltava, Kerkasi, Kirovohrad, Rivne, Kharkiv, Cernihiv dhe Sumy.

Ndërmarrja e energjisë elektrike DTEK njoftoi se kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo është e detyruar të marrë vendim për ndërprerje "të paprecedentë" të energjisë në ditët në vijim për të parandaluar një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike për shkak të dëmeve të konsiderueshme nga sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Kievit.

Sistemi energjetik ukrainas ka "pësuar dëme të reja" dhe ka një "deficit energjie elektrike që arrin në 30 për qind të konsumit të Kievit". Furnizuesi me energji elektrike DTEK citoi guvernatorin e rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba,  i cili tha se mund të ketë ndërprerje të energjisë "për një kohë të pacaktuar".

Në lagjet e ndryshme të Kievit ka pasur gjatë ditëve të fundit ndërprerje të energjisë elektrike disaorëshe. Këto masa merren për të mbrojtur rrjetet nga mbingarkesa. Sulmet e shtuara me raketa dhe dronë gjatë javëve të fundit thuhet se kanë dëmtuar një të tretën e infrastrukturës energjetike të Ukrainës./DW

Ora 11:30
Zëdhënësi i Kremlinit: Gati për negociata mes Biden dhe Putin, nëse SHBA pranon

Një negociatë për Ukrainën midis presidentëve të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, mund të zhvillohet nëse Shtetet e Bashkuara duan të dëgjojnë shqetësimet e Moskës dhe t'i kthehen dialogut për garancitë e sigurisë. Kështu u shpreh Zëdhënësi i Kremlinit. Dmitry Peskov në një intervistë për stacionin televiziv Rossiya-1.

I pyetur se cila mund të jetë një platformë për negociata, Peskov tha: "Dëshira e Shteteve të Bashkuara për të dëgjuar shqetësimet tona".

Ora 11:21
Borrell: Rusia të heqë pezullimin e marrëveshjes së eksportit të grurit

1667125373_20191007PHT63581cl.jpg

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell i ka bërë thirrje Rusisë që të heqë vendimin për pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit.

"Vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në Marrëveshjen e Detit të Zi rrezikon rrugën kryesore të eksportit të drithërave dhe plehrave, shumë të nevojshme për t'u marrë me krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e saj kundër Ukrainës. Rusia të revokojë vendimin e saj”, shkruan Borrell.

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babi: 30/10/2022 15:29

    Mos ta heqi se vete e gacmuan keta legenat e ukraines tani keri te vuajne pasojat

    Përgjigju
  • Putin: 30/10/2022 15:27

    Ukrainasit duke bere keshtu kundra Ruseve duket qe jane pisa sepse njeri qe largohet nga mobilizimi ushtarak i ka ber nder atyre kegenave te Ukraines

    Përgjigju
  • Brut: 30/10/2022 10:37

    Po dhe ne irak keshtu te vendosur e me fakte ishin keta e pastaj pasi mbaroi cdo gje kerkuan falje se dolen lajme te rreme...propagande e ndyre me njerzit e thjeshte te cilet jane te vetmit qe vuajne pasojat..lerini prepotencat e gjini nje menyre per te shuar giithcka..kemi nevoje per paqe e jo lufte...gazetaria ne keto kohe eshte pothuajse e vdekur..degjonme vec propaganden e njerit krah e po futemi ne programet e cias te viteve 60 M kulyra por akoma me shume te sofistikuara..duam te jetojme te lire pa luftra e ta gezojme kete jete te shkurter qe kemi..

    Përgjigju
  • Zelensky legeni: 30/10/2022 09:50

    Mire thua bej barbona se vete krueni edhe keni ber nje mareveshje pastaj e shkelni kokat do hani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

U zhvendosën nga Kryeministria, protestuesit i vënë flakën stacionit të autobusit

U zhvendosën nga Kryeministria, protestuesit i vënë flakën stacionit të autobusit