Lufta/ Rusia sulmon depot e grurit të Ukrainës në kufi me Rumaninë! Plagoset gazetari amerikan në Bakhmut

Lufta/ Rusia sulmon depot e grurit të Ukrainës në kufi me Rumaninë! Plagoset gazetari amerikan në Bakhmut

Depo me grurë e sulmuar nga Rusia

Rusia ka sulmuar me drone iraniane infrastrukturën e magazinimit të grurit ukrainas në portet e lumenjve Reni dhe Izmail në Danub, në kufirin midis rajonit Odessa dhe Rumanisë, duke plagosur 4 persona. Këtë e raportoi kreu i administratës rajonale, Oleh Kiper, në Telegram. Danubi është një rrugë kryesore eksporti për Kievin që kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje që lejon Ukrainën të transportojë grurë, misër dhe produkte të tjera nëpërmjet Detit të Zi. Presidenti rumun Klaus Yohannis dënoi sulmin "shumë të afërt" ndaj vendit të tij.

"Ky përshkallëzim i fundit paraqet rreziqe serioze për sigurinë në Detin e Zi. Ai gjithashtu ndikon në tranzitin e mëtejshëm të grurit në Ukrainë dhe kështu sigurinë globale të ushqimit," tha ai në Tëitter.

Sipas mediave rumune, ky është sulmi më i afërt me territorin rumun që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Depo që u sulmua ndodhet rreth 200 metra nga territori rumun përtej Danubit dhe 10 km nga porti rumun i Galatit. Kreu i Odesa-s, Oleh Kiper, rajoni i të cilit mbulon gjithashtu portet e Danubit, Reni dhe Izmail, tha në kanalin e tij Telegram se Rusia kishte sulmuar infrastrukturën atje për katër orë me drone të prodhuar nga Irani. Kiper tha se 3 nga 15 dronë të përfshirë në sulm u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por që ata që ishin të suksesshëm shkatërruan një hangar për ruajtjen e grurit. Zyrtarë të tjerë lokalë, shton BBC, flasin për tre depo të bombarduara.

Dy milionë tonë drithë u eksportuan përmes lumit nga Ukraina vitin e kaluar, krahasuar me 600,000 një vit më parë. Por të gjitha këto rrugë kanë qenë në gjendje të zhvendosin vetëm një pjesë të asaj që Ukraina ka nevojë për të eksportuar, dhe janë shumë më të shtrenjta nga ana logjistike sesa nga deti. Eksportet përmes Evropës Lindore kanë shkaktuar gjithashtu zemërim tek fermerët në vendet fqinje, ku drithërat ukrainas kanë përmbytur tregjet dhe kanë ulur çmimet.

Ndërsa sulmet ruse ndaj eksporteve të drithit të Ukrainës vazhdojnë, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është "i aftë të zëvendësojë grurin ukrainas si në baza komerciale ashtu edhe pa pagesë" për vendet në Afrikë që kishin importuar nga Ukraina. Moska do të presë një samit Rusi-Afrikë më vonë këtë javë. Ukraina, e përshkruar shpesh si shporta e bukës së Evropës, është eksportuesi i shtatë më i madh në botë i grurit dhe 71% e tokës së saj është bujqësore.

Ndërkohë, një gazetar i AFP, 35-vjeçari amerikan Dylan Collins, u plagos në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar vetë gazeta franceze, duke saktësuar se Collins është qëlluar teksa ndodhej pranë një pozicioni të artilerisë ukrainase pranë Bakhmutit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Zelensky: Ne do t'i përgjigjemi sulmeve barbare ruse

1688738315_zelensky.JPG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mblodhi krerët e forcave të armatosura. Në takim u diskutua për situatën në fushën e betejës dhe planifikimin e veprimeve sulmuese dhe mbrojtëse. U diskutuan gjithashtu "përgjigjja ndaj sulmeve barbare ruse" ndaj infrastrukturës së grurit dhe trashëgimisë kulturore të Ukrainës, si dhe korridoreve të eksportit të grurit.

“Ne punojmë si ekip. Rezultatet do të jenë të prekshme”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ora 21:43
Lufta/ Gazetari amerikan plagoset pas një sulmi me dron në Bakhmut

Një gazetar i AFP, 35-vjeçari amerikan Dylan Collins, u plagos në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar vetë gazeta franceze, duke saktësuar se Collins, banues në Liban, është qëlluar teksa ndodhej pranë një pozicioni të artilerisë ukrainase pranë Bakhmutit. Gazetari është shtruar në spital dhe sipas mjekëve nuk është jashtë rrezikut për jetën.

“Po përpiqemi të kuptojmë rrethanat e këtij incidenti. Mendimet tona shkojnë për Dylan dhe të dashurit e tij”, tha drejtoresha e AFP Europe Christine Buhagiar në një deklaratë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital