Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
Pamje nga fronti i luftës në Ukrainë
Forcat ruse sulmuan Ukrainën mbrëmë (15 Dhjetor) me 49 dronë, 27 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Kievit dhe 19 të tjerë nuk arritën objektivat e tyre.
Kështu njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram. Mjetet ajrore pa pilot të kapur, u shkatërruan në rajonet Chernihiv, Sumy, Cherkasy, Khmelnytsky, Kharkiv dhe Dnipro. Forcat Ajrore raportojnë gjithashtu se tre dronë ende po fluturojnë në hapësirën ajrore të vendit.
Nga ana tjetër Kievi pretendon se ka shkatërruar një kolonë ruse të karburantit në Zaporizhzhia, zona ku ndodhet edhe centrali bërthamor.
Për situatën ka reaguar edhe ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Jo, nuk e prisja. Prisja që Putini do të vazhdonte të sulmonte Ukrainën në një farë mënyre, ndoshta në Donbass, por nuk do ta prisja kurrë që ai do të sulmonte të gjithë Ukrainën me këtë brutalitet", u shpreh ajo, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse priste që Rusia të pushtonte Ukrainën.
Dhe më tej shprehu mendimin se Putin nuk mund ta fitojë luftën, kurse Bota duhet të mbështesë Ukrainën, shkruan media.
"Ne nuk duhet të lejojmë Putinin të fitojë këtë luftë. Nuk është e mundur për Ukrainën, e cila duhet të mbetet një shtet autonom dhe siguria jonë është e lidhur me këtë. Prandaj, Putini nuk mund të fitojë dhe ne duhet të mbështesim Ukrainën", tha ish-kancelarja gjermane Merkel.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën
18 Dhjetor, 08:14
-
Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus
17 Dhjetor, 09:14
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor, 08:31
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor, 22:37
-
Dronët në SHBA/ Mijëra raportime nga qytetarët e frikësuar, Sekretari për Mbrojtjen: Po hetojmë! Reagon Trump
16 Dhjetor, 17:33
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor, 14:31
-
VIDEO/ Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin
15 Dhjetor, 19:19
-
Plani 250 milionë dollarësh i Zvicrës, synon të rinovojë rrjetin e strehimeve bërthamore
15 Dhjetor, 14:49
-
Lufta/ 8 rusë të vrarë nga zjarri miqësor i Koresë së Veriut, luftonin krah tyre në rajonin Kurskut! Mbyten 2 anije ruse cisternë me naftë në Krime, një i vdekur
15 Dhjetor, 10:00
-
FIFA paraqiti hartën e re pa Krimenë, Kievi: Kërkoni falje
14 Dhjetor, 21:41
-
Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk
14 Dhjetor, 20:51
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor, 18:32