Putin: S’jam penduar që pushtova Ukrainën! Tani s’ka nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë

Pak ditë pas bombardimeve më të ashpra të ndërmarra në territorin e Ukrainës që nga nisja e luftës, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një kthesë të beftë. Nga kryeqyteti i Kazakistanit, Astana, ku mori pjesë në një samit rajonal, Putin tha për gazetarët se nuk ka më nevojë për sulme masive në Ukrainë, pasi ishin goditur 22 nga 29 objektivat e planifikuara dhe se qëllimi nuk ishte të pushtonte Ukrainën. Sulmet e ndërmarra këtë javë në Ukrainë shkaktuan me dhjetëra viktima dhe ishin një hakmarrje e putin për shpërthimin e ndodhur më herët në urën e Krimësë, rajon I aneksuar nga rusia në 2014. Zonat qendrore të Kievit u vunë në shënjestër për herë të parë që nga pushtimi.

“Ajo që po ndodh sot nuk është e këndshme, për t'i thënë butë gjërat. Por megjithatë, nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar do të kishim qenë në të njëjtën situatë, vetëm kushtet do të ishin më keq për ne. Kështu që ne po bëjmë gjithçka në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur", tha Putin.

Shefi i Kremlinit tha se qëllimi i Moskës për të mobilizuar 300,000 ushtarë do të përmbyllej brenda dy javësh, ndersa deri tani janë mobilizuar 200 mijë persona, nga të cilët 16 mijë kanë shkuar në luftë. Por pavarësiht nga dejklarata e putihn thirrja për mobilizim ushtarak ka shkaktuar pakënaqësi në Rusi, e ku memijëra burra u larguan në vendet fqinje për t’I shpëtuar rekrutimit.

Duke iu drejtuar marrëdhënieve me ish-vendet e tjera sovjetike, Putin këmbënguli se lufta nuk kishte ndikuar dhe nuk I kiste cënuar ato. Ai tha se ishte e natyrshme që disa vende të shqetësoheshin, por ai po i mbante ato të informuara në detaje. Por analistët thonë se ndikimi i Rusisë në rajon është në rënie, për shkak të luftës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Sulmet në Zaporzhzhia, gjenden 15 trupa të pa jetë nën rrënoja

Autoritetet ukrainase gjetën 15 trupa nën rrënojat e një ndërtese në Zaporizhzhia , të goditur nga një raketë e lëshuar të dielën e kaluar nga forcat e armatosura ruse. Nga sulmi mbetën të plagosur 11 persona, ndërsa gjashtë janë aktualisht të zhdukur. Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim dhe ekipet e emergjencës kanë arritur tashmë të heqin afro 200 tonë rrënoja nga ndërtesa e banimit nëntëkatëshe.

Ora 20:54
Lufta në Ukrainë, sulme në Kharkiv, 5 raketa godasin qytetin

Trupat ruse hodhën pesë raketa kundër qytetit të Kharkivit nga rajoni Belgorod i Rusisë. Kjo është raportuar nga kreu i administratës rajonale ushtarake të Kharkiv , Oleh Syniehubov .

"Ambjentet jo-rezidenciale u dëmtuan nga sulmet me raketa ruse në distriktin Kharkiv, të nisura gjatë ditës. Okupuesit hodhën pesë raketa nga Belgorod. Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për viktima", thuhet në një deklaratë. Sipas Syniehubov, shërbimet përkatëse janë duke punuar në vendin e sulmit dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga pushtuesit rusë.

Ora 17:53
Putin: Nuk ka nevojë për sulme tjera masive ajrore në Ukrainë

Pas tetë muajve të nisjes së luftës në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, duket se ka zbutur qëndrimet, meqë ka thënë se nuk sheh nevojë për të vazhduar sulmet masive ajrore dhe që mobilizimi i trupave ushtarake për luftën në Ukrainë do të përfundojë brenda dy javësh.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 14 tetor, Putin ka thënë se Rusia ka pasur gatishmëri për të vazhduar bisedimet për dhënie fund të luftës, ndonëse ato duhet të mbahen përmes një ndërmjetësuesi ndërkombëtar, nëse në tavolinë do të jetë edhe pala ukrainase.

Putin – i cili ka thënë se do të ishte gati për të përdorur edhe armën bërthamore për të mbrojtur “integritetin territorial” të Rusisë – ka paralajmëruar për një “katastrofë globale” në rast të përleshjes së drejtpërdrejtë në mes të trupave të NATO-s dhe Rusisë.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka nevojë që të zhvillohen bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden tani për tani.

Aktualisht “nuk ka nevojë për sulme masive”, sepse shumica e shënjestrave janë goditur dhe “ne nuk i kemi vënë detyrë vetes që të shkatërrojmë Ukrainën”, ka thënë Putin nga kryeqyteti kazak.

Putin i ka bërë këto komente në javën kur Rusia ka kryer një mori sulmesh me raketa nëpër disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e shtetit, Kievin../REL

Ora 17:30
Trupat ruse mbërrijnë në Bjellorusi së shpejti! Ministri bjellorus: Do mbrojmë kufijtë

Bjellorusia thotë se trupat ruse së shpejti do të mbërrijnë për të marrë pjesë në një "grupim rajonal" të forcave për të mbrojtur kufijtë e saj.

“Trupat nga komponenti rus i Grupimit Rajonal të Forcave do të fillojnë të mbërrijnë në Bjellorusi në ditët e ardhshme”, tha Ministria e Mbrojtjes e Minskut.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha në fillim të kësaj jave se trupat e tij do të vendosen me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se “ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi.”

Ora 17:23
Shpërthimi në urën e Krimesë, Putin: Eksplozivi mbërriti nga deti

"Shërbimi Federal i Sigurisë tha se ka shumë të ngjarë që kjo e ashtuquajtur ngarkesë shpërthyese është dërguar nga deti nga Odessa , por nuk është vërtetuar përfundimisht nëse është bërë apo jo përmes anijeve që transportonin grurë. Kjo është një pyetje për të cilën ka ende pa përgjigje”, tha presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp në Kazakistan lidhur me shpërthimin në urën e Krimesë, raporton "Ria Novosti".

Ora 17:12
Urdhëroi pushtimin e Ukrainës, Putin: Nuk pendohem për asgjë! Po veprojmë siç duhet

Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj "jo" kur gazetarët e pyetën nëse ishte penduar për konfliktin në Ukrainë, raporton agjencia Interfax .

 "Dua të sqaroj. Kjo që po ndodh sot është, thënë më butë, e pakëndshme, por të njëjtën gjë do ta kishim pak më vonë, vetëm në kushte më të këqija për ne. Pra, ne po veprojmë në mënyrë të drejtë dhe në kohë.", tha Putin tha  i cili në shkurt urdhëroi pushtimin e Ukrainës, duke ndezur një konflikt në të cilin humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz.

"Ne po bëjmë gjithçka siç duhet", u shpreh Putin. Presidenti rus deklaroi po ashtu se  Emiratet e Bashkuara Arabe janë gati të ndërmjetësojnë me Kievin.

Ora 16:11
Putin: Konfrontimi i drejtpërdrejtë me NATO-n do të ishte ’katastrofë’! Do të mbyllim korridoret e grurit nëse përdoren për të vënë eksplozivë

Një konfrontim i drejtpërdrejtë i trupave të NATO -s me ushtrinë ruse "do të ishte një hap shumë i rrezikshëm, do të çonte në një katastrofë globale, shpresoj se ata janë mjaft të zgjuar për të mos e bërë". Paralajmërimi erdhi nga presidenti rus, Vladimir Putin , i cili foli në një konferencë shtypi nga Astana .

“Për momentin nuk mendoj se ka nevojë për sulme masive në Ukrainë”, tha Putin.

Qytetet e mëdha në Ukrainë, përfshirë Kievin, u goditën të hënën nga një seri bastisjesh masive në hakmarrje për sulmin në urën që lidh Gadishullin e Krimesë me Federatën Ruse.

Putin paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar pas sulmit në urën e Krimesë: "Rusia do të mbyllë korridorin e grurit nëse konfirmohet se eksplozivët e përdorur janë dërguar nga Odessa ", tha presidenti rus nga Astana.

Ora 16:04
Putin: Mobilizimi i pjesshëm do të përfundojë brenda dy javësh, qëllimi ynë nuk është të shkatërrojmë Ukrainën

“Mobilizimi i pjesshëm do të përfundojë së shpejti”, do të “përfundohet brenda dy javësh”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një konference për shtyp në Astana .

“Janë mobilizuar 222 mijë rezervistë nga 300 mijë”, saktësoi Putin, duke nënvizuar se “duhet përmirësuar cilësia e mobilizimit” dhe “të gjithë të mobilizuarit duhet të trajnohen”. "Qëllimi ynë nuk është të shkatërrojmë Ukrainën," tha presidenti rus kur u pyet nëse Ukraina mund të ekzistojë si shtet.

Ora 16:00
Putin: I hapur për bisedime me Ukrainën, Erdogan një ndërmjetës i rëndësishëm! S'ka nevojë të bisedoj me Biden

“Nuk shoh nevojë për bisedime” me presidentin amerikan, Joe Biden. Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, në një konferencë për shtyp nga Astana. Presidenti rus, gjatë samitit euroaziatik konfirmoi gjithashtu se Rusia është e hapur ndaj perspektivës së bisedimeve me Ukrainën.

"Federata Ruse ka qenë gjithmonë e hapur për negociata nëse Kievi është gati", por "pasi tërhoqëm trupat tona nga rajoni i Kievit, ukrainasit u tërhoqën nga tryeza e bisedimeve”. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , shtoi Putin, "është një ndërmjetës i rëndësishëm" dhe me të "dje biseduam se si të çojmë grurin në vendet më të varfra", si pjesë e marrëveshjes së arritur në korrik në Stamboll.

Udhëheqësi i Kremlinit donte gjithashtu të falënderonte Erdoganin për rolin e tij ndërmjetësues në "shkëmbimin e të burgosurve".

Ora 13:47
Rrezik për sulme terroriste, Bjellorusia në gjendje alarmi, Lukashenko: Gjithçka po shkon sipas planit

1665748153_lcimg78d685d8ef3841f4b7862572d6e463b8.jpeg

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se e ka vendosur vendin e tij në një gjendje alarmi të shtuar për terrorizmin për shkak të tensioneve në kufijtë e tij.

Lukashenko e lidhi lëvizjen me njoftimin e tij të hënën se ai kishte urdhëruar trupat bjelloruse të vendoseshin me forcat ruse pranë kufirit jugor të Bjellorusisë me Ukrainën.

“Në lidhje me përshkallëzimin e tensionit, është futur një regjim i rrezikut të shtuar terrorist”, tha Lukashenko në një intervistë televizive ruse.

"Prandaj ne filluam një procedurë me grupin e forcave të Bashkimit, baza e së cilës, siç thashë tashmë, është ushtria bjelloruse, e cila do të plotësohet me njësi nga Federata Ruse. Gjithçka po shkon sipas planit."

Bjellorusia është aleate me Moskën, por e lidhur mes Rusisë, Ukrainës dhe tre vendeve të NATO-s. Bjellorusia lejoi Rusinë të përdorte territorin e saj si një nga pikat e nisjes për pushtimin e saj të 24 shkurtit. Lëvizjet e fundit të trupave të saj kanë ngritur shqetësimin në Kiev dhe në Perëndim se Lukashenko mund të jetë gati të angazhojë ushtrinë e tij për të mbështetur përpjekjet luftarake të Rusisë.

Ora 09:57
Putin takohet me liderët e ish-shteteve sovjetike në Kazakistan

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në takimin e liderëve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Astana, Kazakistan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

RIA Novosti publikoi një foto të Putinit duke mbërritur në vendin e takimit të premten, ku kanë filluar bisedimet midis liderëve nga Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Rusia, Turkmenistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Në fillim të kësaj jave, Putin mori pjesë në samitin e Konferencës mbi Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në Astana. Në fjalën e tij në samit ai tha se, së bashku me vendet e tjera aziatike, Rusia po kërkon të formojë një "sistem sigurie të barabartë dhe të pandarë bazuar në parimet e njohura botërisht të së drejtës ndërkombëtare të Kartës së OKB-së". Putin nuk iu referua luftës në Ukrainë në komentet e tij.

Ora 08:54
Kievi: 600 vendbanime janë çliruar nga pushtimi rus në një muaj

1665651326_Ukraine.JPG

Në një muaj, 600 vendbanime u çliruan nga pushtimi rus. Kjo është bërë e ditur nga ministria e Ukrainës për riintegrimin e territoreve të pushtuara nga rusët. 

75 vendbanime u çliruan në rajonin Kherson, rreth 502 vendbanime u çliruan në rajonin verilindor të Kharkiv.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 14/10/2022 19:28

    Asnje tolerim nazizmit Rus,I bie qe cdo dy vjet te pushtoj ndonje vend dhe pastaj te thote hajde ulemi ne bisedime !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu