Rusia ka kryer një valë sulmesh me raketa balistike në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 16 të tjerë.
Një nga shënjestrat e forcave ruse ishte Kievi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë "një nga sulmet më masive balistike ndaj Kievit" që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Ushtria ukrainase tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 18 nga 41 raketa. Sistemet gjithashtu kapën 108 dronë nga 120 të lëshuar.
Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmin e saj ndaj bazave ruse. Guvernatori i rajonit jugperëndimor të Stavropolit tha se një sulm me dron kishte shkaktuar një zjarr në një park industrial.
Lajm në përditësim…
Komente










Rusia eshte e marume,Ukraina po ja plas dronat deri ne Moske.Ka 3 muaj qe Rusia eshte ne disavantazh,Ukraina i ka shkatarruar shume rafineri,anije etj.Deri ne tetor Rusia do ngreje duart lart.
Përgjigju