Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë u  plagosën si pasojë e sulmeve ruse në rajonin e Zaporizhzhia ditën e djeshme (7 nëntor).

Mes të plagosurve është një vajzë katër muajshe dhe tre djem të vegjël, raporton Kyiv Independent.

Numri i viktimave mund të rritet ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.

Ndërkohë edhe mëngjesin e sotëm Rusia ka kryer një sulm masiv me dron në rajonin jugor të Ukrainës, Odessa dhe në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në verilindje të vendit.

Në Kharkiv të paktën 25 persona u plagosën pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë të lartë banimi.

"Një apartament 12-katësh u godit nga një raketë ruse. Një pjesë e katit të parë dhe të tretë u shkatërruan pjesërisht. Në zonën përreth, ndërtesat u shkatërruan," tha Igor Terekhov, kryebashkiaku i Kharkiv, në llogarinë e tij Telegram.

Më tej ai shtoi se numri i të plagosurve mund të rritet në orët në vazhdim.