Lufta Rusi-Ukrainë/ Grupi mercenar Wagner fillon të tërhiqet nga Bahmuti

Lufta Rusi-Ukrainë/ Grupi mercenar Wagner fillon të tërhiqet nga Bahmuti

1682408192_56fa00521650458395bd310d29178ab21.jpeg

Grupi mercenar rus Wagner ka filluar të tërheqë forcat e tij nga Bahmuti dhe t’ua dorëzojë pozicionet e tij trupave të rregullta ruse, të cilat kanë qenë në sulm të kësaj zone.

Tërheqja  e trupave u njoftua nga vetë shefi i Wagner, Prigozhin i cili tha se trupat e tij janë duke u tërhequr nga njësia e Bahmut-it që nga ora 5 e mëngjesit të sotëm deri më 1 qershor.

Videoja u publikua në Telegram nga shërbimi i tij për media. Në të shihet Prigozhin i veshur me veshje luftarake duke qëndruar pranë një blloku apartamentesh të dëmtuar nga lufta.

Një ditë më parë ai tha se Wagner ka humbur mbi 20.000 luftëtarë në betejën për kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit.

Shifra e të vrarëve përbën 20 për qind të 50.000 të dënuarve rusë që ai rekrutoi për luftën në Ukrainë.

Ky numër i luftëtarëve të vrarë vetëm në betejën për Bahmutin është shumë i lartë krahasuar me numrin e ushtarëve që Rusia pretendon se i janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, përkatësisht Moska pretendon se që nga nisja e pushtimit në shkurtin e kaluar, i janë vrarë mbi 6.000 ushtarë.

Rusia ka pretenduar se ka shënuar fitore në Bahmut, por Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 24 maj se “luftimet e ashpra” po vazhdojnë brenda Bahmutit.

Bahmuti gjendet në provincën e Donjeckut, që është një prej katër provincave që vitin e kaluar Rusia pretendoi se i ka aneksuar. Këto katër provinca janë pjesërisht në kontrollin e forcave të Moskës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi s’kanë strategji! Zelensky: Shkatërruam 36 dronë të lëshuar nga armiku gjatë natës


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë