Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin.
Agjencia për Media dhe Informim, përmes një njoftimi bën të ditur se Rama do të jetë në Berlin me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz.
Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme, sipas MIA, duket se riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.
Në takim do të jenë edhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët pritet të zhvillojnë bisedime zyrtarë ukrainas dhe përfaqësues evropianë, në kuadër të përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.
Në fokus do të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.







Komente
Komento