Këtu janë zhvillimet më të fundit nga lufta në Ukrainë:

-Presidenti i SHBA Joe Biden beson se "Vladimir Putin është me shpinë pas murit", duke rritur potencialisht shanset që Rusia të përdorë armë kimike ose biologjike

-Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia gjithashtu mund të përdorë sulme kibernetike për t'iu përgjigjur sanksioneve gjithnjë e më të dëmshme.

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se forcat e vendit të tij kanë "frenuar" avancimin e armikut, me analistët ushtarakë që thonë se fushata ruse ka ngecur mes humbjeve të mëdha dhe çështjeve logjistike.

-Qeveria amerikane tha se po mbledh në mënyrë aktive prova të krimeve të luftës në Ukrainë
 


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar