Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte me anë të një postimi në platformën X është shprehur se me dërgimin e ushtarëve të Koresë së Veriut në Ukrainë lufta mund të përshkallëzohet.

"Unë fola me presidentin e Koresë së Jugut për partneritetin e ngushtë të NATO-s me Seulin, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe sigurinë e ndërlidhur të Euro-Atlantikut dhe Indo-Paqësorit.

Dërgimi i trupave nga Koreja e Veriut për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm", shkruan  Mark Rutte shkruan në X.

Ndërkohë Rusia lëshoi ​​një valë dronësh kundër Kievit për natën e dytë radhazi, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe duke lënë të plagosur të paktën një civil. Lajmin e raportuan zyrtarët ukrainas.

Alarmi për sulm ajror në Kiev zgjati më shumë se pesë orë.