
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë dërgimin e qindra miliona dollarëve në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën. Burimet e administratës e raportojnë këtë për CNN. Shuma përfundimtare pritet të jetë afër 700 milionë dollarë. Paketa e re e ndihmës do të sillte totalin në 3 miliardë dollarë për Ukrainën që nga fillimi i administratës së Bidenit, duke përfshirë 2.5 miliardë dollarë të dhëna për Kievin pas pushtimit të Rusisë.
Lajmi kryesor:
Telefonatë Biden-Zelensky: 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën! SHBA akuza Putinit për gjenocid, reagon Kremlini: E papranueshme









