Lufta/ Netanyahu refuzon kushtet e Hamasit për një marrëveshje: S'ka zgjidhje tjetër përveç fitores! Ushtria gati për të hyrë në Rafah

Kryeministri Benjamin Netanyahu në një dalje publike menjëherë pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ka refuzuar kushtet e Hamasit për armëpushim dhe u zotua të luftojë deri në 'fitore totale'. Sipas tij, Izraeli ishte gati të arrinte fitoren "në disa muaj".

"Nuk ka zgjidhje tjetër përveç një fitoreje të plotë dhe përfundimtare," tha Netanyahu në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Netanyahu pati një "bisedë të gjatë dhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken i cili u kthye sot në Izrael, më pas në një konferencë për shtyp ai shpjegoi arsyen e refuzimit dhe njoftoi se i kishte dhënë urdhër ushtrisë për të përparuar në Rafah.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka thënë se ofensiva do të shtrihet edhe në Rafah, në qytetin në kufi me Egjiptin, ku ndodhen më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës, që janë vendosur aty për t’i shpëtuar luftimeve. Ata jetojnë aty në kushte gjithnjë e më të mjerueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Hamasi: Netanyahu synon të vazhdojë konfliktin në Gaza, ne jemi gati për të gjitha opsionet

1707342046_4.jpeg

Hamasi ka reaguar pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu refuzoi kërkesat e tij për armëpushim dhe u zotua të sigurojë “fitoren absolute” në luftë. 

“Hamasi është e përgatitur të merret me të gjitha opsionet", thuhet në reagim.

Ora 22:24
Netanyahu refuzon kushtet e propozuara nga Hamasi për armëpushim

1707341173_netanyahu.jpg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim duke thënë se “fitorja totale” në Gaza është e mundur brenda disa muajsh.

Ai foli pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi të armëpushimit të mbështetur nga Izraeli.

Sipas BBC, ai i përshkroi kërkesat e tyre si “të çuditshme”.

Ora 19:42
Blinken takohet me Netanyahun: Mbroni civilët në Gaza

1707331416_rqegbtbhesrzth.PNG

Antony Blinken dhe Benjamin Netanyahu

"Unë u takova me kryeministrin izraelit Netanyahu në Jerusalem për të diskutuar përpjekjet e fundit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të siguruar që ngjarjet e 7 tetorit të mos përsëriten kurrë.

Theksova rëndësinë e mbrojtjes së civilëve në Gaza dhe sigurimin që të arrijë më shumë ndihma humanitare njerëzit në nevojë”.

Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas takimit të tij me kryeministrin izraelit Netanyahu.

Ora 16:58
Guterres: Ndikim i pallogaritshëm nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah

1707321499_gu.jpg

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi për "pasojat e pallogaritshme rajonale" të një sulmi të mundshëm tokësor izraelit në Rafah, ku qindra mijëra palestinezë të zhvendosur janë grumbulluar në Rripin jugor të Gazës, në kufirin me Egjiptin.

"Një veprim i tillë do të rriste në mënyrë eksponenciale atë që tashmë është një makth humanitar, me pasoja të pallogaritshme rajonale", i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke bërë thirrje edhe një herë për një "armëpushim të menjëhershëm humanitar" dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

Ora 16:00
VIDEO/ Macron: Sulmi i Hamasit ishte masakra më e madhe në shekullin tonë

1705476916_emmanuelmacron.PNG

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 ishte “masakra më e madhe antisemite në shekullin tonë”, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron në një ceremoni për nder të 42 francezëve të vrarë.

“Më 7 tetor, në orën 6 të mëngjesit, Hamasi nisi sulmin masiv dhe të tmerrshëm, masakra më e madhe antisemite e shekullit tonë. Ne jemi 68 milionë francezë që po vajtojnë për viktimat në sulmet terroriste të 7 tetorit.  68 milionë minus 42 viktima, 68 milionë prej të cilëve gjashtë u plagosën, 68 milionë prej të cilëve katër nuk jetojnë më. 68 milionë prej të cilëve tre mbeten robër dhe ne luftojmë për lirimin e tyre çdo ditë. Karriget e tyre bosh janë aty”, tha Macron.

Tre karrige ishin lënë bosh midis vendeve të familjeve të viktimave, për tre francezët që ende mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Jo të gjithë kanë lindur në Francë, nuk kanë vdekur në Francë, por kanë qenë pjesë e Francës”, tha Macron.

 

Ora 15:44
Blinken takohet me presidentin izraelit

1707317089_bl.jpg

Pas takimit me Netanyahu, Antony Blinken, është takuar me presidentin izraelit, Isaac Herzog, në Jerusalem. Ata diskutuan planet e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.

“Pengjet janë më së shumti në mendjet dhe zemrat tona”, tha Blinken.

Diplomati amerikan po përpiqet të avancojë bisedimet e armëpushimit, duke nxitur gjithashtu një zgjidhje pasluftës.

Ora 15:30
Mbrëmjen e sotme Netanyahu do të flasë në lidhje me marrëveshjen e pengjeve

1706278089_be.jpg

Kryeministri Benjamin Netanyahu sot në mbrëmje do të flasë për marrëveshjen për lirimin e pengjeve.

Kështu bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit. Ora e fjalimit është planifikuar për në orën 18:30 në Itali.

Ora 14:55
Protestat e reja në vendkalimin Kerem Shalom kundër ndihmës për Gazën

1706972952_gaza.JPG

Foto nga Gaza

Protestat e reja në vendkalimin Kerem Shalom kundër hyrjes së ndihmave në Gaza: aktivistët po pengojnë kamionët të hyjnë në Rrip, raportoi Channel 12, duke specifikuar se disa dhjetëra demonstrues kampuan atje dhe kaluan natën në vendkalim.

Zona u shpall zonë e mbyllur ushtarake nga forcat e armatosura, por urdhëresa u zbatua me ndërprerje nga policia në dritën e kritikave të ngritura nga disa ministra të qeverisë.

Në veçanti, ministri i Sigurisë Kombëtare dhe lideri i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir dhe ministri i drejtësisë Yariv Levin sulmuan atë që ata e quajtën një "aplikim selektiv" të forcës kundër protestuesve, duke fajësuar shefin e policisë Kobi Shabtai për sjellje të butë ndaj aktivistëve

Ata për muaj të tërë kanë protestuar kundër reformës së diskutueshme në drejtësi (arkitekti i së cilës është Levin) dhe për përdorimin e një grushti të fortë kundër atyre që përpiqen të pengojnë hyrjen e ndihmave në Gaza.

Ora 13:42
Katari: I thamë Hamasit se Izraeli do të lironte deri në 5 mijë të burgosur

1704906308_hamas.png

Ushtar i Hamasit

Katari thuhet se i tha Hamasit se Izraeli do të ishte i gatshëm të lironte tre mijë deri në pesë mijë të burgosur palestinezë në këmbim të pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës.

Kjo u raportua nga Sky News Arabiya, duke kundërshtuar deklaratat publike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se ishte kundër lirimit të mijëra të burgosurve palestinezë. Sky News Arabiya raporton gjithashtu se Katari po përpiqet të zbusë kërkesat që përmban kundërpropozimi i Hamasit për një armëpushim dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës.

Katari, vazhdon transmetuesi, ofroi gjithashtu kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Gaza si pjesë e marrëveshjes, si dhe ndërtimin e kampeve të reja dhe të përmirësuara të refugjatëve dhe rinovimin e shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve.

Ora 13:30
Blinken do takohet privatisht me shefin e ushtrisë izraelite

1707143177_antonyblinken.jpg

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet privatisht me shefin e shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi. Kështu shkruan Times of Israel.

Gjatë katër vizitave të mëparshme të Blinken në Izrael, takimet me Halevin u zhvilluan si pjesë e takimeve me kabinetin e luftës, ku mori pjesë edhe shefi i IDF. Kërkesa për t'u takuar me Halevin privatisht sugjeron që Blinken beson se mund t'i japë atij një analizë më të sinqertë të gjendjes aktuale të luftës në Gaza pa praninë e ministrave.

Takimi me Halevin është një nga katër takimet e planifikuara sipas Departamentit të Shtetit: Blinken do të shohë fillimisht Netanyahun, pastaj Halevin, Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Presidentin Isaac Herzog.

Ora 12:40
Papa telefonon kardinalin Pizzaballa për të marrë informacion mbi situatën e famullisë së Familjes së Shenjtë në Gaza

1705130994_papafrancesku.PNG

Në orët e fundit u zhvillua një bisedë mes Papa Françeskut dhe Kardinalit Pierbattista Pizzaballa, Patriarkut Latin të Jeruzalemit, për situatën e famullisë katolike të Familjes së Shenjtë në Gaza.

Kjo është bërë e ditur nga Vatican News. Papa thërret pothuajse çdo ditë famullitarin At Gabriel Romanelli dhe zëvendësfamullitarin At Youssef Assad për të mësuar rreth situatës.

Ora 12:05
Burimet e shtypit: Netanyahu ka dhënë OK për armëpushimin, por ende mungon konfirmimi zyrtar

1706888001_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thuhet se ka dhënë miratimin e tij për një armëpushim me Hamasin në Rripin e Gazës pa informuar kabinetin e luftës.

Këtë e ka bërë të ditur televizioni Kan. Lajmi vjen në ditën e vizitës në Izrael nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili do të takohet me Netanyahun në orën 11.30 me orën lokale, dhe një ditë pasi Hamasi tha se kishte një qëndrim pozitiv ndaj marrëveshjes së propozuar të hartuar nga Katari dhe 'Egjipti.

Hamasi rifilloi gjithashtu me një propozim trefazor për armëpushim prej 135 ditësh, katër muaj e gjysmë dhe lirimin e 1500 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Për momentin, zyra e Netanyahut nuk i ka konfirmuar mospërfilljet e Kan, duke thënë për Times of Israel se nuk ka përgjigje të reja për propozimin e Hamasit.

Ora 09:16
Nga lirimi i pengjeve tek tërheqja e izraelitëve, Hamasi plan me 3 faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës

1705866627_hamas.jpg

Grupi i militantëve të Hamasit ka propozuar një plan prej 3 fazash ku sipas tyre garantohet lirimi i të gjithë pengjeve dhe përfundimi i konfliktit në Rripin e Gazës.

Hamasi bën thirrje që në fazën e parë, të lirohen gratë që janë marrë peng dhe të rindërtohen spitalet dhe kampet e refugjatëve.

Në fazën e dytë të bëhet lirimi i të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë si dhe që Izraeli të tërhiqet plotësisht nga Rripi i Gazës.

Ndërsa në fazën e tretë, të bëhet kthimi i trupave të të vdekurve për t’i varrosur sipas ritualeve përkatëse.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën