Lufta/ SHBA ndalon furnizimin me bomba në Izrael për shkak të frikës për Rafah! Ushtria izraelite, plan për një vit luftë në Gaza

Lufta/ SHBA ndalon furnizimin me bomba në Izrael për shkak të frikës për Rafah! Ushtria izraelite, plan për një vit luftë në Gaza

Lufta në Rripin e Gazës

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dorëzimin e një ngarkese me bomba pas dështimit të Izraelit për t'iu përgjigjur ‘shqetësimeve’ të Uashingtonit për ofensivën e paralajmëruar në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Kështu tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan.

“Ne pezulluam dërgimin e një dërgese armësh në Izrael javën e kaluar: 1,800 bomba 910 kilogramë dhe 1,700 bomba 225 kilogramëshe”, tha burimi i administratës Biden në kushte anonimiteti.

Ndërkohë një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën shtatë persona dhe ka plagosur shumë të tjerë në qytetin e Gazës. Këtë e bëri të ditur spitali lokal al-Ahli, duke thënë se një sulm ajror në një apartament vrau shtatë anëtarë të familjes al-Louh në qytetin verior të Gazës.

Disa dëshmitarë raportuan gjithashtu të shtëna me armë zjarri dhe sulme në qendër dhe në jug të Rripit të Gazës, veçanërisht në zonën Rafah.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Ushtria izraelite, plan për një vit luftë në Gaza

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari, ka deklaruar se plani që i kanë paraqitur qeverisë për luftimin në Gaza mund të zgjasë një vit.

“Ne nuk do ta mashtrojmë publikun, edhe pasi të kujdesemi për Rafahun, do të ketë terrorizëm. Hamasi do të lëvizë në veri dhe do të riorganizohet", tha Hagari për gazetën Yedioth Ahronot.

Më tej ai shtoi se ushtria izraelite (IDF) "i ka paraqitur qeverisë një plan për luftimin në Gaza, i cili mund të zgjasë një vit”.

"Gaza, nënvizoi ai, ndoshta është një nga teatrot më të vështirë në botë, i mbipopulluar dhe plot tunele. Po shkojmë në vite të vështira dhe do të na duhet ta shpjegojmë atë brenda dhe jashtë. Ndërkohë që u shpreh se IDF mori përgjegjësinë për "dështimin" e 7 tetorit.

Ora 13:33
Izraeli hap vendkalimin Kerem Shalom

780

Izraeli ka rihapur vendkalimin Kerem Shalom në Gaza.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet, duke saktësuar se kamionët që vijnë nga Egjipti tashmë janë duke u kontrolluar.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte rënë dakord të rihapte kalimin në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

M.Q./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja