Lufta/ Moska: Sulme në Bryansk, të kryera me armë të NATO-s! Putin hap Këshillin e Sigurimit: Forconi masat kundër terrorizmit

Lufta/ Moska: Sulme në Bryansk, të kryera me armë të NATO-s! Putin hap Këshillin e Sigurimit: Forconi masat kundër terrorizmit

Foto nga lufta në Ukrainë

Një tjetër paketë ndihme me vlerë rreth 400 milionë dollarë pritet të jepet nga SHBA si ndihmë ushtarake për Ukrainën, ku do të shkojnë kryesisht municione. Kështu raporton Reuters duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë.

Paketa e ndihmës pritet të përmbajë raketa për sistemet e mbrojtjes kundërajrore, municione për mjetet luftarake dhe mjete të blinduara. Nga ana tjetër janë rrëzuar akuzat e Kremlinit se SHBA ka ndihmuar Ukrainën në sulmet me dronë.

“Pretendimet se ne do të ndihmonim Ukrainën në sulmet me dronë në bazat ajrore strategjike ruse janë krejtësisht të pakuptimta. Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, tha zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder në një konferencë për shtyp.

Teksa vijojnë bombardimet, Ukraina ka vendosur se do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë kundër Iranit për furnizimin e tij me dronë në Rusi. Këtë e bëri të ditur kryeministri ukrainas Denis Shmyhal në një intervistë për Al Arabiya, duke shpjeguar se Kievi do të insistojë që gjykata të shqyrtojë çështjen.

Dronët dyshohet se janë përdorur për të sulmuar infrastrukturën energjetike dhe civile të Ukrainës. "Ne jemi të shqetësuar për ndihmën e Iranit ndaj Rusisë në kryerjen e këtyre krimeve të luftës dhe do të kërkojmë që të njihet përfshirja e Iranit në to," tha Shmyhal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
SHBA mohon mundësinë e një dialogu të afërt me Rusinë, DASH: S’pati marrëveshje në takimin Blinken-Lavrov

1677860453_12006301677767619xcapture10732x450213.jpg

SHBA ka mohuar mundësinë për të nisur një dialog në një të ardhme të afërt me Rusinë. Zdhënësi i DASH Ned Price tha për mediat se në takimin mes sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov nuk pati asnjë progres, apo marrëveshje. 

Ndonëse u duk se u thye akulli në marrëdhëniet SHBA-Rusi pas takimit të shkurtër që sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken zhvilloi në Nju Delhi me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, përmes zdhënësit Ned Price Departamenti i Shtetit bëri të ditur se nuk presin dialog zyrtar të nivelit të lartë me Rusinë në një të ardhme të afërt.

" Kjo gjë nuk do të ndodhë.  “Nuk pati asnjë marrëveshje apo konsensus nga ai takim i shkurtër për ndonjë lloj diskutimi pasues. Ata folën për rreth 10 minuta, por nuk pati asnjë shenjë progresi dhe konferenca vetë u mbyll me grupin që nuk arriti pajtim mbi luftën e Ukrainës”, tha Ned Price.

Gjatë takimit në Njy delhi, ku po zhvillohet samiti I G20, Blinken i tha Lavrov që Rusia duhet t'i jepte fund luftës në Ukrainë dhe i kërkoi Moskës ta anulonte vendimin për t’u tërhequr nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore, START, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Ministria e Jashtme ruse tha se zoti Lavrov dhe zoti Blinken biseduan për këtë çështje për më pak se 10 minuta në fund të seancës me dyer të mbyllura dhe nuk u angazhuan në asnjë lloj negociatash, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Sekretari i Shtetit Blinken tha më vonë në një konferencë shtypi se i kishte thënë zotit Lavrov që të angazhohej në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike gjatë takimit të tyre të paplanifikuar në Indi

Ora 17:04
Telefonatë mes Blinken-Kuleba, fokus në intervistën me Lavrov

1677859497_blinkenkuleba7501140x6841.jpg

Një telefonatë është zhvilluar mes Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba. Në bisedë, raporton zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, Blinken iu referua bisedës së tij të shkurtër me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Nju Delhi. Sekretari i Shtetit i përsëriti ministrit ukrainas mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për të kundërshtuar pushtimin brutal rus.

Ora 13:22
Gjermania i kërkon Zvicrës t'ia shesë tanket Leopard 2

1677846271_leopard.JPG

Gjermania i ka kërkuar Zvicrës që t’ia shesë asaj disa nga tanket e veta Leopard 2, tha qeveria zvicerane në 3 mars, përmes një marrëveshjeje që mund të lejojë Gjermaninë dhe vendet e tjera të rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën. Gjermania kërkon që Zvicra të shesë disa nga tanket te prodhuesi original i tyre, Rheinmetall, i cili do t'i lejonte kompanisë të mbështesë zbrazëtitë e krijuara në Bashkimin Evropian dhe tek anëtarët e NATO-s.

Gjermania, Polonia, Portugalia, Finlanda dhe Suedia janë ndër vendet që po dërgojnë tanke Leopard për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus, duke krijuar boshllëqe në arsenalet e tyre. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck, informuan ministren zvicerane të Mbrojtjes Viola Amherd për projektin, përmes një letre të dërguar më 23 shkurt.

Politikanët gjermanë i kërkuan homologes së tyre zvicerane që të pajtohej me shitjen, me garancinë që tanket zvicerane nuk do të transferoheshin në Ukrainë. "Nuk do të kishte asnjë transferim të mëtejmë të tankeve në Ukrainë", tha për agjencinë e lajmeve Reuters një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Zvicrës.

Sipas ligjeve të saj të neutralitetit dhe një embargoje të veçantë për armët, Zvicra e ka të ndaluar të dërgojë armë direkt në Ukrainë. Ministrja zvicerane e Mbrojtjes, Viola Amherd, u përgjigj përmes një letre më 1 mars se një shitje e mundshme e një pjese të flotës së tankeve zvicerane do të kërkonte që Parlamenti zviceran të deklaronte zyrtarisht se tanket janë jashtë shërbimit.

"Diskutimet për këtë çështje aktualisht janë duke u zhvilluar në Parlament", shtoi zyrtari i ministrisë. Ushtria zvicerane aktualisht ka 134 tanke Leopard 2 në shërbim dhe një 96 të magazinuara. Qeveria nuk bëri të ditur numrin e tankeve që Gjermania ka kërkuar t’i blëjë, por zyrtari zviceran tha se një gjë e tillë mund të bëhej me një numër të kufizuar të tankeve.

Asnjë informacion nuk u dha se kur Parlamenti zviceran mund të vendosë për këtë çështje, megjithëse qeveria tha se do të komentojë më tej këtë çështje të hënën, më 5 mars. Zvicra më parë ka bllokuar kërkesat e Gjermanisë, Spanjës dhe Danimarkës për të lejuar ri-eksportimin e municioneve të prodhuara në Zvicër, në Ukrainë. Por çështja po bëhet gjithnjë e më përçarëse në Zvicër, ku duket se Ukraina ka mbështetje të gjerë në publik dhe politikë, duke bërë që të shtohet presioni ndaj qeverisë për t'i dhënë fund ndalimit të eksporteve të armëve zvicerane në zonat e luftës.

Thirrjet nga fqinjët evropianë për Zvicrën për të lejuar transferime të tilla në Kiev janë shtuar, dhe dy komitetet e sigurisë së Parlamentit kanë rekomanduar që rregullat të lehtësohen./REL

Ora 12:04
Kina kundërshton sanksionet: Ukraina dhe Rusia të kthehen në dialog

1677218961_ukraine1aper2209151663273375107hpMain16x9992.jpg

Pas planit me 12 pika të Kinës për dialogun mes Ukrainës dhe Rusisë, bëhet thirrje që palët të bisedojnë dhe të arrijnë armëpushimin global.

Nga ana tjetër, Pekini kundërshton "çdo sanksion të njëanshëm të paautorizuar nga Kombet e Bashkuara" dhe "zhvillimin dhe përdorimin e armëve biologjike dhe kimike nga çdo vend dhe në çdo rrethanë".

Ora 11:31
Ukraina: Rusia humbi 151,000 trupa në luftë

1677236882_64745299403.jpeg

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë dhënë përditësimin e tyre të përditshëm mbi humbjet e vlerësuara ruse në konflikt, të cilat kanë tejkaluar kufirin e një viti.

Që nga 24 shkurt 2022, Ukraina pretendon se 151,370 ushtarë rusë kanë vdekur.

Prej tyre, 765 vlerësohet të jenë vrarë në 24 orët e fundit.

Ora 09:16
Lufta, forcat ruse bombardojnë rajonin Sumy! Regjistrohen mbi 170 shpërthime, dëmtohen dhjetëra shtëpi

1677421123_Screenshot1.jpg

Forcat ruse vijojnë bombardimet ndaj rajonit Sumy. Sipas mediave ukrainase, bombardimet prekën dhjetë komunitete, duke dëmtuar disa shtëpi.

Trupat ruse thuhet se kanë shënjestruar komunitetet Novoslobidske, Khotin, Bilopillia, Velyka Pysarivka, Seredyna-Buda, Esman, Znob-Novhorodske, Myropillia, Krasnopilla dhe Shalyhyne. Janë regjistruar mbi 170 shpërthime. Nuk u raportua për viktima, por bombardimet ruse dëmtuan infrastrukturën civile në shumë komunitete, duke përfshirë dy shtëpi në komunitetin Seredyna-Buda dhe tre në Novoslobidske

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 03/03/2023 07:26

    Amerika thote se nuk eshte ne lufte me Rusine , kjo eshte gjeja me qesharake e degjuar ndonjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës