Ambasada amerikane në Rusi ka ngritur alarmin në faqen e saj të internetit duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë gjatë 48 orëve të ardhshme për shkak të sulmeve të mundshme terroriste. 

“Ambasada po monitoron raportet se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncerte, dhe qytetarët amerikanë duhet të këshillohen të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”, thuhet në mesazhin e marrë edhe nga ministria britanike. Ministria e Jashtme në faqen e saj të internetit.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA po hetojnë rrjetin satelitor Starlink, i kompanisë Space X, për të përcaktuar nëse Rusia kishte apo jo akses në shërbimin e internetit satelitor të ofruar nga kompania e Elon Musk. 

"Keqpërdorimi i terminaleve të Starlink jashtë kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Rusisë përbën një kërcënim serioz për sigurinë e Ukrainës dhe sigurinë kombëtare të Amerikës," thonë përfaqësuesit demokratë Jamie Raskin dhe Robert Garcia, duke i dhënë Starlink deri më 20 mars kohë që të përgjigjet. 

Javët e fundit, Musk ka sqaruar se SpaceX nuk ka shitur asnjë terminal direkt në Rusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Zelensky viziton në Stamboll fabrikat ku ndërtohen anijet për marinën ukrainase: Faleminderit Erdogan

1709924949_nhtnytjtjytjt.JPG

Volodmyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit të tyre në Stamboll më 7 korrik 2023

"Vizitë në Turqi, Stamboll, në kantieret ku ndërtohen korvetat për marinën tonë. Kontrollova gatishmërinë dhe pajisjet e korvetës Ivan Mazepa dhe fola me personelin e marinës ukrainase.

I falënderova për shërbimin e tyre. Ne po forcojmë vendin tonë”,- shkruan në rrjetin social “X”, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për vizitën e tij në Turqi, ditën e sotme.

"Unë inspektova gjithashtu ndërtimin e korvetës sonë të dytë të klasit Ada dhe i dhashë emrin Hetman Ivan Vyhovskyi. Falënderoj Presidentin e Turqisë dhe të gjitha kompanitë e mbrojtjes turke dhe ukrainase për bashkëpunimin e tyre dhe për punën e përbashkët për të afruar paqen më kohë të gjatë dhe të qëndrueshme”,- shtoi ai.

 

Ora 19:20
Microsoft: Hakera të mbështetur nga Moska kanë hyrë sistemet tona

1709922141_hfmngfmhgfmgf.JPG

Microsoft tha sot se grupi i hakerëve i sponsorizuar nga Rusia të quajtur “Midnight Blizzard” ka fituar akses në disa nga arkivat e kodit burimor dixhital dhe sistemet e brendshme pas një sulmi të zbuluar në janar të këtij viti, raporton La Repubblica.