Lufta/ SHBA: Rusia nuk do të diktojë në ndihmën tonë ushtarake për Kievin!18 miliardë euro nga BE-ja për Ukrainën

Lufta/ SHBA: Rusia nuk do të diktojë në ndihmën tonë ushtarake për Kievin!18 miliardë euro nga BE-ja për Ukrainën

Ushtarë ukrainas në rajonin Donetsk, Ukrainë, 6 dhjetor, foto nga LIBKOS

SHBA nuk do të lejojë që komentet e Rusisë të diktojnë ndihmën e sigurisë që do i ofrojë Ukrainës. Kështu u shpreh zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder në përgjigje të paralajmërimit të Rusisë se çdo raketë amerikane e llojit “Patriot” e dërguar në Kiev do të çojë në pasoja të paparashikueshme.

"Më duket ironike dhe shumë zbuluese që liderët e një vendi që ka sulmuar brutalisht fqinjin e tij zgjedhin të përdorin fjalë si 'provokuese' për të përshkruar sistemet e mbrojtjes që synojnë të shpëtojnë jetë dhe të mbrojnë civilët," u shpreh ai.

Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar ndihmë financiare për Ukrainën, duke mbështetur qëndrueshmërinë dhe rindërtimin e saj afatgjatë. Kështu mund të lexohet në deklaratën përfundimtare të publikuar në fund të samitit të BE-së në Bruksel.

“Në këtë kontekst, Bashkimi ka rënë dakord t'i japë Ukrainës ndihmë për 18 miliardë euro në vitin 2023”, thuhet në dokument, ku vlerësohet pozitivisht edhe marrëveshja brenda G7 për krijimin e një platforme për koordinimin e donatorëve.

Ndërkohë që 449 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 859 janë plgaosur që në fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në 14 dhjetor u bë e ditur vdekja e dy fëmijëve të moshës 14 dhe 17 vjeç në afërsi të qytetit Toretsk të rajonit Dontesk. Të miturit u vranë nga një shpërthim antitank i ndodhur. Në të njëjtën ditë një 8 vjeçar vdiq nga bombardimet ruse në Kherson.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase

1671227680_ffff.JPG

Ligjvënësit kroatë më 16 dhjetor refuzuan një propozim që Kroacia t’i bashkohet një misioni të BE-së në mbështetje të ushtrisë ukrainase.

Qeverisë kroate i duheshin 101 vota – në Parlamentin prej 151 ulësesh – për të arritur dy të tretat e votave për të kaluar këtë propozim.

Megjithatë, ky propozim u mbështet nga 97 deputetë dhe u kundërshtua nga 10.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian u pajtua në tetor për të krijuar Misionin e Ndihmës Ushtarake për mbështetjen e Ukrainës, dhe emëroi një gjeneral polak për të udhëhequr trajnimet.

Shumica e trajnimeve është thënë se do të kryhen në Poloni.

Ora 22:45
Kiev, një civil i vrarë dhe tre të plagosur në një bastisje ruse në Kherson

1671227203_merlin20493370820f4aea4aa1d42a4977056c407314db1jumbo.jpg

Forcat ruse bombarduan një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Kherson në mbrëmje , duke vrarë të paktën një civil dhe duke plagosur tre të tjerë. Kjo u njoftua nga kreu i administratës ushtarake rajonale , Yaroslav Yanushevych, siç raportohet nga Kiev Independent .

Ora 21:12
Inteligjenca ukrainase: Putin urdhëroi liderin çeçen që të vriste Zelensky-n, strategjia u planifikua tre javë para pushtimit

1669401637_putin.jpg

Në fillim të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi liderin çeçen Ramzan Kadyrov të pushtonte lagjet qeveritare në Kiev dhe të vriste presidentin ukrainas. Kjo është ajo që zbulon Wall Street Journal , duke cituar zyrtarë të inteligjencës dhe sigurisë ukrainase. Mediat e huaja zbulojnë se inteligjenca ukrainase raportoi se tre javë para fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës, Putin thirri Kadyrov në Moskë për të zhvilluar një strategji. Në 25 shkurt 2022, trupat e Kadirov hynë në Ukrainë me tre kolona automjetesh të blinduara.

Ora 17:52
Zyrtari amerikan: Ukraina mund të ripushtojë Krimenë duke sjellë përdorimin e armëve bërthamore nga Putin

Një zyrtar i administratës Biden u tha anëtarëve të Kongresit në fund të nëntorit se Ukraina ka aftësitë ushtarake për të rimarrë Krimenë. Lajmi është bërë i ditur nga La Republica , duke cituar burime të informuara. Disa zyrtarë kanë frikë se një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë që synon gadishullin e pushtuar nga Rusia mund ta shtyjë Vladimir Putinin të përdorë armë bërthamore. Megjithatë, sipas vlerësimit të administratës, "nuk ka asnjë ofensivë të afërt" nga forcat e Kievit për të rimarrë Krimenë.

Ora 16:38
Forcat e armatosura të Ukrainës: Sulmet ajrore gjatë ditës së sotme mund të jenë bërë nga territori bjellorus

Një avion Ilyushin-76 A50U dhe MiG-31K u panë në "qiellin e Bjellorusisë" gjatë sulmeve ajrore të premten në Ukrainë, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës.

MiG-31K është i aftë të mbajë një raketë "Kinzal". Raketa është hipersonike dhe për këtë arsye është e vështirë për t'u kapur. Megjithatë, deklarata është e paqartë nëse Kinzal është përdorur në sulme.

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se sulmet në përgjithësi ishin "të veçanta" duke pasur parasysh se raketat nuk u gjuajtën vetëm nga Deti Kaspik, por "gjithashtu nga rajoni i Saratovit, ku bazohen bombarduesit strategjikë.

Në fillim të kësaj jave, Bjellorusia njoftoi stërvitje të menjëhershme ushtarake në të gjithë vendin dhe Presidenti Vladimir Putin do të takohet me presidentin bjellorus Aleksander Lukashenko javën e ardhshme.

Ora 14:41
Putin-Lukashenko, takim në Kremlin në 19 nëntor, do diskutohet bashkëpunimi tregtar

Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandr Lukashenko do të diskutojnë bashkëpunimin tregtar në takimin e tyre në Minsk më 19 nëntor.

Zëdhënësi i Kremlinit ndau për publikun edhe temën ku do të fokusohet takimi dypalësh.

 "Kjo, natyrisht, do të jetë e gjithë gama e marrëdhënieve tona dypalëshe, bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik, si dhe çështjet e integrimit. Gjithashtu, zëdhënësi shtoi se në agjendë do të jenë edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha:

Ora 14:23
Lufta/ Kievi: 449 fëmijë të vrarë, 2 djem adoleshent dhe një 8-vjeçar viktimat e fundit deri tani

1671031525_vjk.JPG

 449 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 859 janë lënduar me ashpërsi dhe tortura të ndryshme që nga fillimi i luftës. 
Më 14 dhjetor u bë e ditur për vdekjen e dy djemve të moshës 14 dhe 17 vjeç në afërsi të qytetit Toretsk, rajoni Donetsk, të vrarë nga një shpërthim antitank. Në të njëjtën datë, një djalë 8-vjeçar vdiq nga bombardimet ruse në Kherson.

Ora 13:15
Putin flet me Modi dhe Peskov: Nuk janë planifikuar bisedime me Macron

1671193072_finalprojekt.00235008.Still001.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka nënvizuar se intervista me presidentin francez Emmanuel Macron nuk ështëplanifikuar ende.

Ora 12:53
Ukrainë/ Zëvëndësministrja e Mbrojtjes: Rusia synon të na kthejë në skllevër, liria është pjesë e ADN-së tonë

Zëvëndësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës ka reaguar pas sulmit të Rusisë mëngjesin e sotëm duke thënë se Rusia planifikon të kthejë popullin ukrainas në skllavë, por ështe e humbur.

“Rusia po përdor sulme masive me raketa në territorin e Ukrainës, sepse shpreson të kthejë valën e luftës në favor të saj. Me çdo goditje raketore pasuese, Kremlini shpreson të na zhysë në errësirë ​​totale. Moska shpreson të thyejë ukrainasit, duke e kthyer kombin tonë në të njëjtin skllav të sistemit si rusët", tha zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar, duke komentuar sulmin e rëndë rus në disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin.

Ajo theksoi se të gjitha përpjekjet e Federatës Ruse janë të kota pasi ukrainasit i dëshmojnë të gjithë botës se liria dhe vullneti janë pjesë e ADN-së së Ukrainës dhe sipas saj, kjo është arsyeja pse Rusia e humbi luftën në momentin që e filloi atë.

Ora 12:39
Ukrainë, tetë të vdekur dhe 23 të plagosur këtë mëngjes, 72 banesa të shkatërruara

1671002568_qewfdsvf.jpg

Tetë persona vdiqën dhe 23 u plagosën pas bombardimeve të Ukrainës në vendbanimet Stakhanov dhe Lantrativka, në rajonin e Luhansk. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i përkohshëm i rajonit, Leonid Pasechnik.

 "Këtë mëngjes, qyteti i Stakhanov dhe fshati Lantrativka i rrethit Troitsky u vunë sërish nën zjarr nga nacionalistët. Tetë persona vdiqën, 23 bashkatdhetarë të tjerë u plagosën", thuhej në mesazh.

Sipas Pasechnik, ushtria ukrainase granaton rregullisht vendbanimet paqësore. Në veçanti, siç tha zyrtari, për shkak të sulmeve të djeshme nga forcat ukrainase, u dëmtuan 72 ndërtesa banimi, tre kopshte, një shkollë, një kishë dhe disa ndërtesa administrative dhe tregtare

Ora 12:24
Papa Françesku flet për luftën: Më shpejt është gjetur vaksina për Covid-19, sesa zgjidhja për luftën, virusi 'brenda zemrës'

Me anë të një video në kuadër të Ditës Botërore të Paqes që do zhvillohet së shpejti, më 1 janar, Papa Françesku ka reaguar sërish për luftën në Ukrainë, duke ironizuar situatën dhe duke bërë thirrje për zgjidhje dhe paqe

“Ndërsa është gjetur një vaksinë për Covid-19, nuk janë gjetur ende zgjidhje adekuate për luftën”, shkruan Papa Françesku në mesazhin e tij vjetor për ditën botërore të paqes që festohet më 1 janar.

Teksti i prezantuar sot në Vatikan në prani të muzikantit Simone Cristicchi, ndër të tjera, fokusohet këtë vit tek pandemia dhe titullohet: “Askush nuk mund ta shpëtojë veten vetëm. Duke filluar përsëri nga Covid-19 për të gjurmuar rrugët e paqes së bashku”.

“Kur guxuam të shpresonim se më e keqja e natës së pandemisë Covid-19 ishte kapërcyer, u shkatërrua një fatkeqësi e re e tmerrshme mbi njerëzimin. Kemi dëshmuar shfaqjen e një fatkeqësie tjetër: një tjetër luftë, pjesërisht e krahasueshme me Covid-19, por gjithsesi e nxitur nga zgjedhjet fajtore njerëzore”, tha ai.

Lufta në Ukrainë - shkruan Jorge Mario Bergoglio - korr viktima të pafajshme dhe përhap pasiguri, jo vetëm për ata që preken drejtpërdrejt prej saj, por në një mënyrë të përhapur dhe pa dallim për të gjithë, madje edhe për ata që mijëra kilometra larg, i vuajnë pasojat e saj kolaterale.

“Vetëm mendoni për problemet e drithit dhe çmimet e karburantit. Sigurisht, kjo nuk është epoka pas Covid që shpresonim apo prisnim. Në fakt, kjo luftë, së bashku me të gjitha konfliktet e tjera anembanë globit, përfaqëson një disfatë për mbarë njerëzimin dhe jo vetëm për palët e përfshira drejtpërdrejt. Ndërsa është gjetur një vaksinë për Covid-19, zgjidhjet adekuate nuk janë gjetur ende për luftën. “tha Papa Françesku.

Papa thekson se virusi i luftës është më i vështirë për t'u mposhtur se ai që prek trupin e njeriut, sepse ai nuk vjen nga jashtë, por nga brenda zemrës së njeriut, të korruptuar nga mëkati.

Ora 11:59
Moska po përgatit një ofensivë të madhe në fillim të vitit

 

Presidenti rus Vladimir Putin po përgatit një ofensivë të madhe për fillimin e vitit të ri. Këtë lajm e ka bërë zyrtar Ministri Ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, duke supozuar se do të fillojë në shkurt. Megjithatë, burime ushtarake besojnë se kjo mund të ndodhë që në janar. Reznikov argumentoi se gjysma e 300,000 ushtarëve rusë të mobilizuar u përdorën për të përforcuar trupat e Moskës pas një sërë humbjesh në terren. Gjysma tjetër “filloi stërvitjen”. Duke qenë se ata kanë "minimumi tre muaj për t'u përgatitur, kjo do të thotë se ata po përpiqen të fillojnë ofensivën e radhës ndoshta në shkurt, si vitin e kaluar. Ky është plani i tyre," nënvizoi shefi i mbrojtjes ukrainas.

Ora 11:01
Rusia me qëllime të qarta, udhëheqja politiko-ushtarake e Ukrainës është objekti i sulmit

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse ka shkruar një status në telegram  për udhëheqjen ushtarake të Ukrainës dhe qëllimin e Forcave të Armatosur.

"Udhëheqja ushtarako-politike e vendit armik është një qëllim legjitim i Forcave të Armatosura Ruse”,  ka shkruar në Telegram Dmitry Medvedev.

Në mënyrë të ngjashme, “në kohë lufte” objektiva legjitime janë edhe “forcat e armatosura të vendeve të tjera që kanë hyrë zyrtarisht në luftë dhe janë aleatë të vendit armik”.

Ora 10:41
Sulm tjetër nga Rusia mëngjesin e sotëm, metrotë e Kievit u mbyllën, stacionet kthehen në strehimore

Rrugët e metrosë së Kievit janë pezulluar dhe stacionet janë përdorur si strehimore për shkak të sulmit me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas.

Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku Vitali Klitschko, duke shtuar se edhe furnizimi me ujë është ndërprerë për shkak të bombardimeve ruse.

Ora 10:34
Goditet infrastruktura e Ukrainës, kryetari i bashkisë së Kievit: Sulmi ndaj kryeqytetit po vazhdon

1671102616_asfdafad.JPGGuvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov foli për tre sulmeve në infrastrukturën vendimtare të qytetit. Një tjetër  zyrtar i lartë nga zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky, Kyrylo Tymoshenko, iu referua një sulmi tjetër në një ndërtesë banimi në Kryvyi Rih, duke paralajmëruar në Telegram: "Potterber do të ketë njerëz nën rrënoja". Shërbimet e urgjencës janë në vendndodhje për të marrë masat për çdo rast në nevojë. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko foli edhe për shpërthimet në distriktin verilindor Desnianskyi dhe distriktin perëndimor Holosiivskyi.

"Banorët u kthyen në strehë. Sulmi ndaj kryeqytetit vazhdon”, ka shkruar ai në Telegram.

Ora 09:50
Tjetër sirenë alarmi për Ukrainën, banorët kërcënohen nga një sulm me raketa

1671172275_kjcdaskjifa.jpg

Guvernatori i Zhytomyr në Ukrainën Perëndimore ka paralajmëruar qytetarët për kërcënimin e një "sulmi masiv raketor". Sirenat po bien gjithashtu në rajonet e Kievit, Kharkiv, Vinnytsia, Chernihiv, Mykolaiv dhe Kirovohrad.

 Administrata e qytetit të kryeqytetit u ka kërkuar banorëve të vrapojnë drejt strehimoreve.

Ora 08:35
Ukraina: 40 fëmijë të rrëmbyer nga rusët nga Severodonetsk dhe Lysychansk në Kiev

1671031525_vjk.JPG

Ushtria ruse mori 40 fëmijë ukrainas nga Lysychansk dhe Severodonetsk dhe i solli në rajonin e Stavropolit të Federatës Ruse.  Akuza vjen nga Qendra Kombëtare e Rezistencës.

"Okupatorët kryen kontrolle mjekësore për fëmijët ukrainas për t'i dërguar në ambiente speciale. Në të ardhmen e afërt, fëmijët nuk do të kthehen te prindërit e tyre derisa ata vetë të shkojnë për t'i marrë, atëherë familjarët nuk do mund të kthehen, sepse rusët kanë vendosur ligjin ushtarak. Përveç kësaj, fëmijët i nënshtrohen propagandës nga rusët për shkaqet e luftës, duke përdorur aktorë, sportistë dhe blogerë të famshëm rusë."

Ora 08:24
SHBA: Rusia nuk do të diktojë ndihmën tonë ushtarake për Kievin

Zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryde ka thënë se SHBA nuk do të lejojë që komentet e Rusisë të diktojnë ndihmën e sigurisë që SHBA i ofron Ukrainës, kjo në përgjigje të paralajmërimit të Rusisë se çdo raketë amerikane Patriot e dërguar në Kiev "do të çojë në pasoja të paparashikueshme".

"Më duket ironike dhe shumë zbuluese që udhëheqësit e një vendi që ka sulmuar brutalisht fqinjin e tij... zgjedhin të përdorin fjalë si 'provokuese' për të përshkruar sistemet mbrojtëse që synojnë të shpëtojnë jetë dhe të mbrojnë civilët," shtoi ai.

Ora 07:45
Zelensky refuzon rikthimin e atletëve rusë në Lojërat Olimpike, IOC: Të garojnë me flamur neutral

Ideja e IOCm Komitetit olimpik Ndërkombëtar që atletët rusë dhe bjellorus të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit në vitin 2024 është kundërshtuar na presidenti ukrainas. 

 

“Që nga shkurti, 184 atletë ukrainas kanë vdekur si rezultat i veprimeve të Rusisë. Nuk mund të përpiqesh të jesh neutral kur themelet e jetës paqësore po shkatërrohen dhe vlerat universale njerëzore po shpërfillen”, shtoi ai, duke hedhur poshtë gjithashtu idenë e lejimit të sportistëve rusë të garojnë nën një flamur neutral.

Në shkurt, IOC rekomandoi ndalimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë nga garat, duke thyer pozicionin tipik të organizatës se atletët nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e qeverive të tyre.

Por ditët e fundit vetë Bach është treguar i hapur ndaj ndryshimeve. Duke thënë se duhet “të hulumtojmë mënyra për të kapërcyer këtë dilemë në lidhje me pjesëmarrjen e sportistëve dhe për t'iu kthyer meritave sportive dhe jo ndërhyrjeve politike”.

Një zyrtar i lartë olimpik amerikan ka miratuar shqyrtimin e "një rrugë kthimi" për atletët rusë dhe bjellorusë që të garojnë nën një flamur neutral. Një grup zyrtarësh të rangut të lartë olimpik nga e gjithë bota u takuan në Lozanë, Zvicër javën e kaluar për të diskutuar këtë çështje. 

"Ne ramë dakord për një konsultim me palët e interesuara për të parë nëse mund të ketë një rrugë që atletët individualë të rifuten si neutralë," tha Susanne Lyons, presidente e Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA

 

S.C/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja