Lufta/ SHBA shkatërron 5 raketa të rebelëve Houthi! Hamasi refuzon marrëveshjen për pengjet! Netanyahu: Nuk duam armëpushim me çdo kusht

Forcat amerikane kryen sulme ajrore për të shkatërruar pesë raketa në Jemen, një ditë pas një vale sulmesh ajrore amerikane dhe britanike në përgjigje të sulmeve nga rebelët Houthi në Detin e Kuq. Uashingtoni "identifikoi raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktoi se ato përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon.

Të shtunën (3 shkurt), Uashingtoni dhe Londra kryen sulme ajrore kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani - veprimi i tyre i tretë i përbashkët ushtarak në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është nisur për një mision të ri në Lindjen e Mesme, me qëllim që të kontribuojë në negociatat për një armëpushim të ri midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë. Udhëtimi i tij i pestë në rajon që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor vjen kur situata është e tensionuar pas sulmeve amerikane kundër grupeve pro-iraniane në Irak dhe Siri, dhe kundër Houthis në Jemen. Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Nga ana tjetër Hamasi ka refuzuar marrëveshjen e ofruar nga Izraelit për armëpushim deri në lirimin e të gjithë pengjeve. Sa i takon kësaj çështje, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk është i përqendruar për të pasur marrëveshje armëpushimi me çdo kusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Akuzat nga Izraeli, OKB krijon një komision që do të vlerësojë funksionimin e UNRWA-s

1706992957_okb.JPG

OKB

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi formimin e një komisioni të pavarur për të vlerësuar “neutralitetin” e agjencisë kryesore të OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, dhe operacionet e saj pas akuzave se është përfshirë në sulmin ndaj Izraelit me 7 Tetor.

Në krye të këtij komiteti do të jetë ish-ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonnade, dhe komiteti do të bashkëpunojë me tre qendra kërkimore (Instituti Raoul Wallenberg në Suedi, Instituti Chr. Michelsen në Norvegji dhe Instituti Danez për të Drejtat e Njeriut (DIHR)”.

Rreth 15 nga donatorët kryesorë të UNRWA-s, përfshirë SHBA-në, kanë pezulluar fondet pas akuzave izraelite që përfshijnë 12 nga 13,000 stafin e saj. Qëllimi i komisionit të vlerësimit të sapokrijuar është të “përcaktojë nëse agjencia po bën gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar neutralitetin e saj”.

Komisioni duhet t’i paraqesë Antonio Guterres një raport të përkohshëm deri në fund të marsit, dhe më pas deri në fund të prillit një raport përfundimtar, i cili duhet, nëse është e nevojshme, të bëjë rekomandime për “përmirësimin dhe forcimin” e mekanizmave ekzistues.

Vlerësimi i pavarur do të bëhet së bashku me një hetim të brendshëm të OKB-së që filloi në janar pas akuzave kundër 12 punonjësve të UNRWA.

Ora 16:40
Zelensky kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm

1705423124_volodymyrzelensky.PNG

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kërkoi parlamentit ukrainas të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm edhe për 90 ditë të tjera.

Zelensky fillimisht shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022, kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë dhe që atëherë kjo masë është zgjatur disa here.

Parlamenti ukrainas e ka zgjatur për herë të fundit gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin në nëntor 2023 deri më 14 shkurt 2024 dhe me miratimin e kërkesës së Zelensky, këto dy masa do të zgjateshin më tej deri më 14 maj.

Ora 16:30
Netanyahu: Fitorja totale në Gaza do t’i japë një goditje të madhe Hamasit dhe aleatëve të tij pro-iranianë

1706888001_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të hënën se një “fitore totale” e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës do t’i jepte një goditje të madhe Hamasit, por edhe Iranit dhe aleatëve të tij.

“Fitorja totale është e nevojshme sepse garanton sigurinë e Izraelit. Një fitore totale do t’i japë një goditje vendimtare boshtit të së keqes që është Irani, Hezbollahu, Houthis dhe natyrisht Hamasi”, tha Benjamin në një takim me personelin ushtarak, sipas zyrës së tij.

Ai tha se pa një fitore të tillë, “izraelitët që janë zhvendosur nuk do të kthehen (në shtëpitë e tyre). Masakra tjetër mund të jetë vetëm çështje kohe dhe Irani, Hezbollahu dhe të tjerët do të fitojnë këtu dhe do të shkatërrojnë Lindjen e Mesme.”

Ora 15:44
Spanja miraton fonde shtesë për UNRWA

1707144226_spa.jpg

Foto nga Gaza

Spanja do t’i dërgojë agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët UNRËA një ndihmë shtesë prej 3,5 milionë eurosh, tha ministri i Jashtëm José Manuel Albares.

Agjencia ka paralajmëruar për një mungesë të konsiderueshme fondesh pasi disa donatorë të mëdhenj pezulluan fondet pasi Izraeli akuzoi 12 punonjës të UNRËA për pjesëmarrje në sulmin e Hamasit të 7 tetorit brenda Izraelit jugor.

Madridi kontribuoi me 18,5 milionë euro në 2023, duke përfshirë 10 milionë euro të miratuar në dhjetor në vazhdën e përkeqësimit të krizës humanitare në territor që kur Izraeli nisi sulmet ushtarake.

Ora 13:26
Izraeli arreston 22 palestinezë në Bregun Perëndimor

1706513252_fdfd.jpg

Forcat izraelite në Gaza

Ushtria izraelite arrestoi 22 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor. Kështu, numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor që nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit ka shkuar në pothuajse 6.540.

Të paktën 10 palestinezë u arrestuan në të gjithë qytetin e Ramallah, pasi anëtarët e ushtrisë izraelite bastisën më parë shtëpitë e tyre, duke shkaktuar dëme.

Pati të arrestuar gjithashtu edhe në jug të Bregut Perëndimor, ku anëtarët e IDF arrestuan katër palestinezë në qytetin e Hebronit, duke përfshirë një ish të burgosur dhe djalin e tij, ndërsa në kampin Shuafat, i cili ndodhet jo shumë larg qytetit të Jerusalemit, anëtarët e IDF arrestuan dy palestinezë të tjerë.

Ora 12:07
Kanadaja do të sanksionojë kolonët e Bregut Perëndimor dhe liderët e Hamasit

1704906309_hamas.png

Ushtar i Hamasit

Kanadaja do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë që nxisin dhunën në Bregun Perëndimor dhe do të vendosë sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit. Vendim ky pas atij nga Shtetet e Bashkuara.

Sanksionet amerikane kishin në shënjestër katër burra izraelitë të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve, ngrirje të aseteve të tyre në SHBA dhe kufizim të marrëdhënieve financiare me ta.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka deklaruar më herët se po konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve “ekstremistë” në Bregun Perëndimor.

Ministrja e jashtme kanadeze Melanie Joly tha sot se disa kolonë “do të sanksionohen” dhe se “do të sjellim sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit”.

Ora 11:28
Jordania dhe Holanda dërgojnë ndihma në Gaza

1707128848_jor.jpg

Foto nga momenti kur Jordania dhe Holanda dërgojnë ndihma në Gaza

Jordania bashkëpunoi dhe Holandën të dielën për të dërguar me sukses ndihma dhe furnizime mjekësore pranë spitalit në veri të Gazëa, sipas dy zyrtarëve të vendit.

Ndihma përfshinte furnizime humanitare dhe mjekësore, të dorëzuara duke përdorur parashuta të drejtuara nga GPS, sipas një deklarate nga Forcat e Armatosura jordaneze të dielën.

Ministria Holandeze e Mbrojtjes konfirmoi misionin e suksesshëm humanitar.

Në janar, forcat ajrore franceze dhe jordaneze dërguan 7 tonë ndihma urgjente humanitare dhe mjekësore në një spital tjetër fushor në qytetin jugor të Gazës, Khan Yunis.

Ora 11:24
Rezistenca Islamike në Irak merr përgjegjësinë për sulmin ndaj trupave amerikane në Siri

1707128648_irak.jpg

Foto nga Siria pas sulmit irakian

Rezistenca islamike në Irak ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës mbrëma (4 Shkurt) në një bazë amerikane në Siri. Pesë luftëtarë nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët u vranë herët në mëngjes në një sulm në një bazë amerikane në Sirinë lindore.

"Pesë anëtarë të forcave speciale të SDF u vranë dhe rreth 20 u plagosën nga një sulm me dron pas mesnate në fushën e naftës Al-Omar baza më e madhe e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Siri", tha Rami, Abdel Rahman, kreu i OJQ-së.

Ora 11:21
Teherani: Irani nuk kërkon përshkallëzim në rajon! Ne dërguam mesazhe të qarta në SHBA

1706708446_gaza.JPG

Foto nga Gaza

“Irani nuk ka përfaqësues në rajon dhe nuk kërkon zgjerimin e luftës në Gaza apo rritjen e tensioneve me ndonjë vend tjetër, por janë Shtetet e Bashkuara që përdorin si përfaqësues regjimin sionist, i cili ka natyrë të organizuar terroriste në rajon”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani.

"Ne i kemi dërguar mesazhe të qarta në lidhje me këtë Shteteve të Bashkuara përmes vendeve ndërmjetëse", tha zyrtari i Republikës Islamike, duke iu referuar përplasjeve të fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj kundër lëvizjeve destabilizuese nga milicitë e mbështetur nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen.

Vazhdimi i sulmeve ushtarake kundër këtyre vendeve do të çojë vetëm në një rritje të tensionit në rajon, nënvizoi Kanani, siç raporton IRNA, duke shtuar se "komuniteti botëror është përgjegjës për lëvizjet e njëanshme dhe aventuriste të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Rajon".

Ora 11:14
Blinken dhe Cameron diskutojnë për lirimin e pengjeve në Gaza dhe armëpushim humanitar

1707128302_iz.jpg

Antony Blinken dhe David Cameron

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, së fundmi "diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të marrë një armëpushim humanitar që do të lejonte dërgimin më të madh të ndihmave humanitare për civilët në Gaza".

Kështu thuhet në një shënim nga zëdhënësi i Blinken.

Për më tepër, Blinken dhe Cameron diskutuan gjithashtu "situatën në Detin e Kuq dhe veprimet ndërkombëtare për të shënjestruar Houthitë përgjegjës për sulmet e paligjshme ndaj anijeve" dhe "riafirmuan angazhimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Ukrainën".

 

Ora 09:25
Sulm me dron në bazën më të madhe amerikane në Siri, vriten 5 ushtarë kurdë, plagosen 20 të tjerë

1707121728_siri.JPG

Pesë luftëtarë nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët u vranë herët në mëngjes në një sulm me dron në bazën më të madhe amerikane në Sirinë Lindore. Ndërkohë 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me dron që ndodhi pak pas mesnatës.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës