Lufta/ SHBA godet Houthi-n pasi raketat e tyre vunë në shënjestër luftanijen amerikane! ShBA, Kanada, Finlanda, Australia, Italia dhe MB pezullojnë fondet për UNRWA

Lufta/ SHBA godet Houthi-n pasi raketat e tyre vunë në shënjestër luftanijen amerikane! ShBA, Kanada, Finlanda, Australia, Italia dhe MB pezullojnë fondet për UNRWA

Foto nga nisja e bombarduesve amerikan

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha herët të shtunën se forcat e saj kishin eliminuar një raketë në territorin e kontrolluar nga grupi terrorist Houthi. Zyrtarët amerikanë thanë se militantët e kishin bërë gati raketën për të qëlluar në Detin e Kuq.

Në një postim në rrjetin X, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) shkruante se forcat amerikane e shkatërruan raketën në zonën e kontrolluar nga militantët Houthi në Jemen pasi përbënte një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe të marinës amerikane në rajon.

Izraeli do të sigurojë që UNRWA të mos jetë pjesë e Gazës së pasluftës" deklaroi Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

Holanda vendosi të pezullojë fondet për UNWRA , pasi akuzave për pjesëmarrjen e punonjësve të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, në masakrën e kryer në Izrael nga Hamasi më 7 tetor. 

"Ne jemi jashtëzakonisht të tronditur. Paratë tona janë përdorur për të kryer sulmet e 7 tetorit," tha ministri holandez i Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim, Geoffrey Van Leeuwen.

Vendimi holandez për të pezulluar financimin pason atë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Finlandës, Australisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

"Kanadaja i merr këto raporte shumë seriozisht dhe po punon ngushtë me UNRWA dhe donatorë të tjerë për këtë çështje," tha ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Ahmed Hussen në një deklaratë, pasi kontaktoi drejtpërdrejt Philippe Lazzarini, komisionerin e përgjithshëm të agjencisë.

Kanë qenë autoritetet izraelite i kanë dhënë UNRWA-s informata rreth përfshirjes së dyshuar të disa punonjësve të UNRËA-s në sulmet e tmerrshme në Izrael më 7 tetor,

 Philippe Lazzarini, shefi i kësaj agjencie deklaroi se për ta mbrojtur aftësinë e agjencisë për të dhënë ndihma humanitare, kishte vendosur të shkëpuste menjëherë kontratat këtyre anëtarëve të stafit dhe të niste një hetim, në mënyrë që ta zbulohej e vërteta pa humbur kohë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pati akuza për 12 punonjës.

Agjencia që njihet me akronimin “UNRWA”, është agjencia kryesore që ndihmon popullatën e Gazës në mes të krizës humanitare të shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës që pasoi sulmin e 7 tetorit. Ka 12 mijë punonjës në Gazë, pothuajse të gjithë palestinezë, përfshirë mësuesit në shkollat që drejtohen nga agjencia e deri tek mjekët, personeli mjekësor dhe ekipet e urgjencës.

Hamasi dënoi vendimin e UNRËA për të shkarkuar 12 punonjës të saj "në bazë të informacionit që vjen nga armiku sionist" dhe bëri thirrje për anulimin e këtij vendimi.

Ndërkohë avionët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe kanë goditur portin e Ras Issa në Jemen, bën të ditur kanali televiziv i Houthit, Al Masira. Porti ndodhet në provincën e Hodeidah në Jemen. Sulmi ndodhi pak orë pasi Grupi Houthi që kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit  goditi një anije cisternë që lundronte në Detin e Kuq.

Ndiqni lajmet në zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Houthis sulmojnë anijen-çisternë të Britanisë në Gjirin e Adenit

1706392379_uouououo.JPG

Grupi Houthis nga Jemeni ka goditur me raketë një anije-çisternë dhe ishte në juridiksionin e Mbretërisë së Bashkuar.

Lëvizja e mbështetur nga Irani, me bazë në Jemen, tha se kishte në shënjestër “Marlin Luanda “ të premten në përgjigje të "agresionit amerikano-britanik".

SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme ajrore ndaj objektivave Houthi në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve në rajonin e Detit të Kuq.

Anijet detare franceze, indiane dhe amerikane i dhanë ndihmë anijes britanike.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps e quajti sulmin "të patolerueshëm dhe të paligjshëm".

"Është detyra jonë të mbrojmë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj kauze si kurrë më parë," tha ai në "X".

Ora 22:22
SHBA i kërkon Pekinit të ushtrojë trysni ndaj Iranit lidhur me sulmet e grupit Houthi

1706390747_mjyfmyfiuo.llik.JPG

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i kërkoi Ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi, që Kina të përdorë ndikimin e saj tek Irani për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.

Gjatë një takimi në Tajlandë, të dy zyrtarët ranë dakord që të punojnë për të planifikuar një telefonatë mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping.

Takimet në Bangkok të premten dhe të shtunën, që pasojnë bisedimet mes dy presidentëve në nëntor në Kaliforni, vijnë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në Tajvan nga një kandidat i partisë në pushtet që kundërshtohet nga Pekini. Ndërkohë zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe kinezë kanë rifilluar një dialog i cili u ngri pas incidentit me balonat kineze mbi Shtetet e Bashkuara.

Bisedimet në Tajlandë u zhvilluan ndërsa rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, vazhdojnë të kërcënojnë transportin global në Detin e Kuq.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se gjatë bisedimeve zoti Sullivan përmendi ndikimin e madh ekonomik të Kinës ndaj Iranit dhe theksoi efektin destabilizues të sulmeve të lëvizjes Houthi ndaj tregtisë globale.

Zyrtari vuri në dukje se Kina ka bërë thirrje publike për uljen e tensioneve, por tha se ishte shumë herët për të gjykuar nëse Pekini po e përdorte ndikimin diplomatik ndaj Iranit për këtë çështje. Zyrtari foli në kushte anonime.

Ministria e Jashtme kineze citoi zotin Wang të ketë thënë se Uashingtoni duhet t’i qëndrojë angazhimit për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit.

Ministri Wang tha se zgjedhjet e Tajvanit, të fituara nga Lai Ching-te, zëvendëspresidenti aktual, nuk e ndryshojnë qëndrimin kinez se ishulli është pjesë e Kinës dhe se sfida më e madhe në marrëdhëniet SHBA-Kinë është çështja e "pavarësisë së Tajvanit", thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Presidenti Biden ka thënë se nuk e mbështet pavarësinë, por në bazë të një ligji amerikan, Shtetet e Bashkuara duhet t’i ofrojnë një mbrojtje të besueshme Tajvanit dhe çdo kërcënim ndaj ishullit ta trajtojë me përparësi./ VOA

Ora 21:20
Holanda pezullon fondet për UNRWA

1706387050_tnstnxdtd.JPG

 
Geoffrey Van Leeuwen

Holanda vendosi gjithashtu të pezullojë fondet për UNWRA , pasi akuzave për pjesëmarrjen e punonjësve të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, në masakrën e kryer në Izrael nga Hamasi më 7 tetor. 

"Ne jemi jashtëzakonisht të tronditur. Paratë tona janë përdorur për të kryer sulmet e 7 tetorit," tha ministri holandez i Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim, Geoffrey Van Leeuwen.

Vendimi holandez për të pezulluar financimin pason atë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Finlandës, Australisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ora 20:15
Netanyahu: Katari mbështet Hamasin, po ushtron presion në lidhje me pengjet izraelite

1706278089_be.jpg

Benyamin Netanyahu

"Katari pret liderët e Hamasit, i financon. Katari është ofruar të ndërmjetësojë, le të ushtrojnë presion" - tha Benyamin Netanyahu gjatë takimit me shtypin.

"Ata kanë premtuar se do t'u dërgojnë ilaçe pengjeve”,- shtoi kryeministri izraelit.

Duke iu referuar tensioneve me Katarin dhe Egjiptin, ai përsëriti se "nuk do të heq dorë nga asnjë rrugë për të ushtruar presion ndaj Hamasit. Unë jam vazhdimisht i përkushtuar ndaj pengjeve, nuk kam nevojë të inkurajohem. Unë vetë u plagosa gjatë çlirimit të pengjeve në një avion Sabena (në vitin 1972) dhe vëllai im vdiq në një operacion të ngjashëm në Ugandë në vitin 1976”,- rrëfeu ai.

Ora 19:14
Izrael/ Protestuesit në Tel Aviv kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut

1706379341_kllklklk.JPG

Protestues nga grupe dhe organizata të ndryshme u mblodhën në sheshin Habima në Tel Aviv në një demonstratë antiqeveritare, mbrëmjen e sotme.

Protestuesit mbanin tabela që denoncojnë dështimin e qeverisë së së Izraelit në lidhje me sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Mes tyre janë anëtarë të Frontit Rozë, një grup protestuesish kundër Netanyahut i krijuar në vitin 2020.

Ora 18:19
Hamasi dënon vendimin  e UNRWA për shkarkimin e 12 punonjësve

1706376011_ytuikfgugu.guo.g.JPG

Hamasi dënoi vendimin e UNRËA për të shkarkuar 12 punonjës të saj "në bazë të informacionit që vjen nga armiku sionist" dhe bëri thirrje për anulimin e këtij vendimi.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social “Telegram” grupi palestinez sulmoi agjencinë e OKB-së për "përshkrimin e rezistencës së popullit palestinez si terrorizëm".

"Nuk është detyrë e UNRËA të shpallë qëndrime politike mbi konfliktin, por të mbrojë të drejtat e refugjatëve që ajo përfaqëson.

“E drejta për mbrojtje dhe rezistencë ndaj pushtimit me çdo mjet të mundshëm”,- thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ora 16:28
Finlanda dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu pezullojnë fondet për UNRWA

1706369516_u0.JPG

Pas SHBA-së, Kanadasë, Australisë dhe Italisë, edhe Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar pezullimin e financimit të UNRWA-s, pas akuzave izraelite se disa prej anëtarëve të saj janë përfshirë në sulmin e Hamasit më 7 tetor. 

"Britania është e tronditur" dhe ka vendosur të "pezullojë përkohësisht të gjitha financimet" për agjencinë e OKB-së për palestinezët "ndërkohë që po shqyrton akuzat",- tha ministria e Jashtme britanike.

Listës së vendeve që kanë pezulluar mbështetjen financiare i është bashkuar edhe Finlanda. 

UNRËA reagoi ndaj provave të paraqitura nga Izraeli duke hapur një hetim të brendshëm dhe duke pushuar nga puna "disa" operatorë.

Ora 16:01
SHBA godet militantët Houthi pasi raketat e tyre vunë në shënjestër luftanijen amerikane

1705513829_houthi.PNG

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha herët të shtunën se forcat e saj kishin eliminuar një raketë në territorin e kontrolluar nga grupi terrorist Houthi. Zyrtarët amerikanë thanë se militantët e kishin bërë gati raketën për të qëlluar në Detin e Kuq.

Në një postim në rrjetin X, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) shkruante se forcat amerikane e shkatërruan raketën në zonën e kontrolluar nga militantët Houthi në Jemen pasi përbënte një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe të marinës amerikane në rajon.

Të premten, destrojeri “USS Carney” u vu në shënjestër nga një raketë e lëshuar nga militantët Houthi ndërsa patrullonte në Gjirin e Adenit. Sulmi shënoi rastin e parë që një anije luftarake amerikane bëhet objektiv i organizatës terroriste me qendër në Jemen. Destrojeri amerikan e eliminoi kërcënimin.

Anija cisternë “Marlin Luanda” u godit nga një raketë të premten në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr në bord.. Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes Houthi, Yahya Sarea, tha se rebelët përdorën "një numër raketash të përshtatshme detare dhe se sulmi ishte i drejtpërdrejtë".

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se cisterna britanike e transportit të naftës njoftoi për sulmin dhe se kishte pësuar dëme. Destrojeri amerikan “USS Carney” dhe anije të tjera reaguan për të ndihmuar anijen britanike. Deri tani nuk ka njoftime për të lënduar, sipas CENTCOM, që mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Po të premten, një anije cisternë që lundronte nën flamurin e Panamasë, e lidhur me Indinë, njoftoi se dy raketa kishin goditur në ujërat pranë saj në Detin e Kuq, afër Jemenit. Nuk ka njoftime për dëmtime apo të lënduar.

Sulmet e së premtes vijnë pas një jave që kur Britania dhe Shtetet e Bashkuara filluan një raund të ri goditjesh kundër militantëve në Jemen të mbështetur nga Irani. Ushtria amerikane tha se sulmet goditën qendrat e radarëve dhe të lëshimit të raketave, dhe më e rëndësishmja, një strukturë nëntokësore për magazinimin e armëve.

Që nga nëntori, lëvizja Houthi ka sulmuar anijet tregtare dhe ushtarake që lundrojnë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ata thonë se i nisën sulmet në mbështetje të palestinezëve që janë të përfshirë në një konflikt me Izraelin. SHBA-të thonë se lëvizja Houthi ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe sulmet e tyre kanë shkelur të drejtat dhe liritë e lundrimit./ VOA

Ora 11:55
Lufta/ Izraeli: Agjencia e OKB-së s'do ketë më vend në Gaza, reagon dhe Hamasi

1706349172_esss.webp

"Izraeli do të sigurojë që agjencia e OKB-së, UNRWA të mos jetë pjesë e Gazës së pasluftës" deklaroi Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz. Duke shtuar se ai do të "punojë" për të fituar mbështetjen dypartiake në SHBA, BE dhe vende të tjera globalishtpër të ndaluar aktivitetet e UNRËA në Gaza.

I kërkojmë OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të mos dorëzohen para kërcënimeve dhe shantazheve” nga Izraeli, tha Lëvizja Islamike në një postim në Telegram, shkruan repubblica. 

Ora 10:53
Italia pezullon financimet e agjencisë së OKB-së në Gaza

1704642672_antoniotajani.JPG

Ministri I Jashtëm Italian Antonio Tajani njoftoi pezullimin e financimit për agjencinë e OKB-së.

Qeveria italiane pezulloi fondet për UNRWA pas sulmit mizor të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor. Vendet aleate kanë marrë së fundmi të njëjtin vendim. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë ndihmë humanitare për popullsinë palestineze, duke mbrojtur sigurinë e Izraelit." Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm Antonio Tajani në X.

Agjencia që njihet me akronimin “UNRWA”, është agjencia kryesore që ndihmon popullatën e Gazës në mes të krizës humanitare të shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës që pasoi sulmin e 7 tetorit.

Ora 10:48
Lufta Izrael - Hamas/ Edhe Australia pezullon fondet për agjencinë e OKB-së

1706349171_esss.webp

Edhe Australia pezullon përkohësisht fondet për Agjencinë e OKB-së,UNRWA, - agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë - pasi dyshohet se disa punonjës të saj përfshirë në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor

"Janë shumë shqetësuese akuzat për përfshirjen e punonjësve të UNRWA në sulmet e tmerrshme terroriste të 7 tetorit në Izrael’ shkruan ministrja e Jashtme Australiane Penny Ëong në X, duke njoftuar se Australia do të "pezullojë përkohësisht dhënien e fondeve". Këtë vendim ndërmori dhe Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

Ora 09:10
Lufta/ Biden bisedime për lirimin e pengjeve në duart e Hamasit, falenderon al-Sisi: Roli i Egjiptit është i rëndësishëm

1706083743_bide.jpg

Presidenti i SHBA Joe Biden falënderoi liderin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për "rolin e rëndësishëm" të Egjiptit teksa vazhdojnë përpjekjet për lirimin e pengjeve të mbajtur rob në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael.

Kjo u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë pas lajmit për bisedën mes dy presidentëve në orët e fundit, me fokus “luftën në Gaza” dhe punën për “lirimin e të gjithë pengjeve” që mbeten në duart e Hamasit.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja