Lufta/ Zbulohet tuneli 4 kilometra i gjatë pranë vendkalimit kufitar midis Gazës dhe Izraelit! Netanjahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se vendi i tij do të luftojë derisa të sigurojë fitore ndaj grupit të militantëve të Hamasit. Ai i bëri këto komente ndërsa ndaj qeverisë së tij është rritur trysnia për negociuar për lirimin e pengjeve.

Izraeli ka zbuluar në vendkalimin kufitar midis Gazës dhe Izraelit, në Erez, një tunel i cili është i ndarë në degëzime, me një shtrirja mbi 4 kilometra dhe me një thellësi 50 metra nën tokë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, bashkangjitur videos së publikuar, ushtria izraelite shkruan se tunel ishte një projekt i Muhamed Sinwar, vëllait të udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, është nisur për në Lindjen e Mesme, ku do të takohet me udhëheqësit e Bahrejnit për t'iu përgjigjur agresionit në det që kërcënon transportin detar dhe ekonominë globale. nga rebelët Houthi të Jemenit. Në Izrael, Austin do të theksojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për aleatin e saj, por gjithashtu do të diskutojë "masat që Izraeli po merr për të zbutur dëmtimin e civilëve".

Ai do të takohet me udhëheqësit ushtarakë izraelitë për "hapat e ardhshëm në konflikt pas një ndërprerjeje të mundshme të operacioneve tokësore me intensitet të lartë dhe sulmeve ajrore". Ai do të vizitojë gjithashtu Katarin, një ndërmjetës kyç në negociatat me Hamasin.

Parisi ka "dënuar" bombardimi izraelit në Rripin e Gazës që vrau një agjent të Ministrisë së Jashtme franceze dhe bëri thirrje që "të hidhet dritë" për këtë tragjedi "sa më shpejt". Agjenti, i cili kishte punuar për Francën që nga viti 2022 dhe identiteti dhe kombësia e të cilit nuk u specifikua, ishte strehuar në shtëpinë e një prej kolegëve të tij në Konsullata e Përgjithshme.

"Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi sa më shpejt të jetë e mundur", tha ministria franceze në një deklaratë. 

Gazeta Al Jazeera ka udhëzuar departamentin e saj ligjor që të paraqesë një ankesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për vdekjen e kameramanit të saj Samer Abu Daqqa, e cila ndodhi në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. 

"Të shtunën më 16 dhjetor 2023, rrjeti krijoi një grup të përbashkët pune, të përbërë nga ekipi i tij ligjor ndërkombëtar dhe ekspertë juridikë ndërkombëtarë, i cili do të nisë procesin e duke përpiluar dosjen e plotë për t'iu paraqitur prokurorit publik”, thuhet në ankesë.

Abu Daqqa vdiq të premten e kaluar pasi u plagos në një bombardim izraelit. Al Jazeera e quajti vdekjen e tij një "atentat". "Sulmet e përsëritura kundër operatorëve të rrjetit që punojnë dhe veprojnë në territoret e pushtuara palestineze dhe rastet e nxitjes kundër tyre" gjithashtu do të jenë përfshirë në dosjen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Një snajper i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ka vrarë dy gra brenda Famullisë së Familjes së Shenjtë në Gaza të shtunën, sipas Patriarkanës Latine të Jerusalemit, e cila mbikëqyr Kishat Katolike në të gjithë Qipron, Jordaninë, Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor. Shumica e familjeve të krishtera brenda Gazës janë strehuar brenda famullisë që nga fillimi i luftës, tha patriarkana në një deklaratë. Dy gratë, nënë dhe bijë, po shkonin në Manastirin e Motrës kur njëra prej tyre u ekzekutua teksa po përpiqej ta çonte tjetrën në vend të sigurt. Shtatë të tjerë gjithashtu u qëlluan dhe u plagosën në sulm, raporton CNN.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Për herë të parë prej nisjes së luftës, ndihmat në Rripin e Gazës futen përmes pikës kufitare me Izraelin

Pika kufitare mes Izraelit dhe Gazës, Kerem Shalom, është hapur të dielën për kamionët me ndihma, për herë të parë prej shpërthimit të luftës, kanë thënë zyrtarët izraelitë, me qëllim të dyfishimit të sasisë së ushqimit dhe ilaçeve në enklavë.

Kjo pikë kufitare është mbyllur pas sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, çka e ka nxitur luftën. Deri më tani, ndihmat në Gazë kanë hyrë përmes pikës kufitare me Egjiptin, Rafah. Reuters shkruan se kamionët kanë nisur të hyjnë prej Kerem Shalomit në Gazë.

Kerem Shalom, në kufi me Egjiptin, Izraelin dhe Gazën, është një prej pikave kyçe për transit mallrash prej dhe jashtë Gazës.

Izraeli është thënë se e ka miratuar hyrjen e ndihmave qysh prej javës së kaluar.

Megjithatë, autoritetet izraelite kanë thënë se ndihma humanitare mund të mos arrijë te banorët e Gazës, pasi agjencitë humanitare në Gazë nuk e kanë rritur kapacitetin për të shpërndarë ndihmën e nevojshme.

Ora 21:42
FOTO/ Izraeli publikon fotot e ‘flamurit’ të bardhë të 3 pengjeve të vrarë, kishin shkruar ‘SOS’ me mbetje ushqimore

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka publikuar në rrjetin social “X”, disa foto ku duket një copë e bardhe lecke, me mbishkrimin ‘SOS”, që pretendohet se është shkruar nga 3 pengjet të cilat u vranë gabimisht nga forcat izraelite, në Gaza.

Hagari shkruan se copa e leckës ishte shkruar me “mbetje ushqimore”.

Copa me thirrjet për ndihmë u gjetën në goditën pranë vendit ku u vranë 3 pengjet, e cila dyshohet se është ndërtesa ata mund të kenë qëndruar për një farë periudhe.

Hagari bën me dije se rasti po hetohet imtësisht nga autoritet izraelite.

Ora 20:25
VOA: Izraeli dhe Hamasi të hapur për armëpushim, por mosmarrëveshjet vazhdojnë

1702841352_tttyyu.JPG

Gaza

Dy burime egjiptiane të sigurisë thanë të dielën se Izraeli dhe Hamasi janë të hapur për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve, por shtuan se mes tyre vazhdojnë të ketë mosmarrëveshje mbi mënyrën se si do të zbatohej një gjë e tillë.

Sipas të njëjtave burime Egjipti dhe Katari, dy vende që negociuan një armëpushim njëjavor të arritur më parë gjatë të cilit u lirua një pjesë e pengjeve, këmbëngulën në përshpejtimin e ndihmës dhe hapjen e vendkalimit Kerem Shalom, përpara fillimit të çdo negociate.

Po ndërsa kalimi rezulton të jetë i hapur, ata thanë se ndihma po vonohej për shkak të inspektimeve dhe se ende nuk kishte hyrë në Egjipt.

Të shtunën shpresat për armëpushim u rritën, kur një burim tha se shefi i spiunazhit të Izraelit, kishte biseduar të premten me kryeministrin e Katarit.

Hamasi këmbëngul që të jetë ai që përcakton listën e pengjeve që do të lirohen dhe kërkon që forcat izraelite të tërhiqen pas zonave të paracaktuara, thanë burimet për agjencinë Reuters.

Ndërsa Izraeli bie dakord që Hamasi të përcaktojë listën, ai kërkon ta shohë atë, përpara përcaktimit të një kohe për armëpushimin si dhe kohëzgjatjen e tij.

Burimet shtuan gjithashtu se Izraeli refuzon që të tërhiqet./ VOA

Ora 18:13
Netanjahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit

1700344591_230113BenjaminNetanyahual08228639091024x6831.jpg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se vendi i tij do të luftojë derisa të sigurojë fitore ndaj grupit të militantëve të Hamasit. Ai i bëri këto komente ndërsa ndaj qeverisë së tij është rritur trysnia për negociuar për lirimin e pengjeve.

Po sot, Ministri i Jashtëm britanik David Cameron dhe homologja e tij gjermane, Annalena Baerbock, bënë thirrje për një "armëpushim të qëndrueshëm" në Gazë nëpërmjet një artikulli të përbashkët të botuar në një gazetë britanike.

Në fjalën e tij hapëse në fillim të takimin javor të kabinetit në Tel Aviv, Kryeministri Benjamin Netanyahu lexoi pjesë nga ajo që ai tha se ishte një letër që kishte marë nga familjarë të ushtarëve të rënë, duke thënë se vazhdimi i luftës kundër Hamasit në Gazë ishte vullneti i tyre.

Zoti Netanyahu përsëriti atë që e ka thënë edhe më parë se lufta do të vazhdojë deri në fitore.

“Vullneti i të rënëve është ai që na udhëheq. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do t'i arrijmë të gjitha objektivat tona: eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe të sigurohemi që Gaza të mos bëhet më një qendër terrori kundër shtetit të Izraelit”, thotë Kryeministri Netanyahu.

Ushtria izraelite ndërkaq ka publikuar imazhet nga ajo që thonë se është një tunel i Hamasit, i cili u zbulua brenda një dhomë gjumi fëmijësh në Jabalya, në veri të Gazës.

“Hamas ISIS-i i përdor dhomat e fëmijëve për terror, vrasje e për masakra”, shprehet gjatë videos Majori Alon, fytyra e të cilit ishte e mbuluar për arsye sigurie.

Në qytetin Khan Yonis në pjesën jugore të Gazës palestinezë të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin Nasser të dielën, pas një sulmi ajror izraelit në një shkollë të OKB-së për refugjatët palestinezë.

Shumica e të plagosurve ishin fëmijë dhe pleq.

“Nuk ka siguri as në shkolla dhe as në spitale. Unë druhem se mund të vritem ndërsa ndodhem këtu në spital. Nuk ka asnjë zonë të sigurt”, thotë Hosin Maqat, banor i Rripit të Gazës.
 

Pamjet me dronë tregojnë mijëra banorë të Gazës që qëndrojnë në radhë për ushqim në Rafah, pikëkalimin kufitar mes Gazës dhe Egjiptit, të dielën ndërsa vullnetarë nga organizata jo qeveritare përgatisin ushqimet për të zhvendosurit.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka thënë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës po vuan nga uria pasi Izraeli filloi sulmin ushtarak në pjesën jugore të territorit.

Ndërsa OJQ-të shpërndanin ushqimet, kamionët me ndihma filluan të hyjnë në Gazë përmes vendkalimit Kerem Shalom të dielën, në pjesën jugore të Gazës, afër kufirit me Egjiptin. Kjo është hera e parë që ky pikëkalim u hap që nga shpërthimi i luftës, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Izraeli po përballet me trysni në rritje që të lejojë më shumë ndihma të hyjnë në Gazë e të minimizojë viktimat civile. Trysnia ndaj Kryeministrit Netanyahu për të arritur një marrëveshje të re me Hamasin u shtua të dielën edhe nga familjet e pengjeve izraelite në Gazë të cilët të dielën ngritën një kamp pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv, e thanë se do të qëndrojnë aty derisa qeveria të sigurojë një marrëveshje me Hamasin për të liruar të afërmit e tyre.

Vrasja aksidentale e tre pengjeve nga forcat izraelite gjatë kësaj jave ka rritur trysninë ndaj kryeministrit Netanyahu, për negociata.

Por grupi militant thotë se nuk do të zhvillojë negociata për lirimin e pengjeve për sa kohë që Izraeli vazhdon me sulmin në shkallë të gjerë ndaj Gazës.
 

“Dua të më kthejnë djalin, dua që të bëhet marrëveshje me Hamasin. Nuk e di se si, por unë dua që të ulen në tryezë dhe të bisedojnë”, thotë Eli Shtivi, babai i pengut izraelit Idan.

Militantët e Hamasit vranë 1200 izraelitë dhe morën peng 240 persona gjatë sulmit të befasishëm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli u kundërpërgjigj me një sulm gjithëpërfshirës në Gazë, i cili që prej fillimit ka shkaktuar 19 mijë të vdekur mes palestinezëve, sipas të dhënave të Hamasit të cilat nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura./ VOA

Ora 17:05
VIDEOLAJM/ Zbulohet tuneli 4 kilometra i gjatë pranë vendkalimit kufitar midis Gazës dhe Izraelit

1702829325_yyytwwwww.JPG

Gaza

Izraeli ka zbuluar në vendkalimin kufitar midis Gazës dhe Izraelit, në Erez, një tunel i cili është i ndarë në degëzime, me një shtrirja mbi 4 kilometra dhe me një thellësi 50 metra nën tokë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, bashkangjitur videos së publikuar, ushtria izraelite shkruan se tunel ishte një projekt i Muhamed Sinëar, vëllait të udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinëar.

Forcat izraelite theksojnë se tuneli ka gjerësi të mjaftueshme për një automjet dhe është e pajisur me sisteme elektrike, dyer të blinduara, si dhe kanalizime për ujërat e zeza.

Ora 16:25
E dhimbshme, zyrtari i 'Gjysmëhënës së Kuqe' në Gaza humb 5 fëmijët e tij nga sulmi izraelit

1702826900_ttttyyunh.JPG

Gaza

Një zyrtar i shoqatës humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe”, e cila prej kohësh po operon në Gaza, në ndihmë të civilëve palestinezë, ka humbur 5 fëmijët e tij nga një sulm i ushtrisë izraelite.

Ahmed Abu Foul, deklaroi se në godinën ku jetonte, para sulmit izraelit, numri i persona të strehuar aty ishte 80, ku prej tyre 26 kanë vdekur.

Në mesin e viktimave, ai bëri me dije se janë edhe 5 fëmijët e tij, vëllai i tij së bashku me fëmijët, si dhe babai.

“Izraeli shënjestroi shtëpinë tonë ku jetonin rreth 80 njerëz. 28 prej tyre kanë vdekur, duke përfshirë 5 fëmijët e mi, vëllain dhe fëmijët e tij dhe babain tim”,- tha Ahmed Abu Foul për Al Jazeera.

“Ushtria është ende para shtëpisë sonë dhe viktimat janë nën rrënoja”,- shtoi ai, transmeton La Reppublica.

Ora 15:34
CNN: Kreu i Mossad-it takoi kryeministrin e Katarit në Oslo

1702823827_rrtttt.JPG

Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani

CNN ka njoftuar se kreu i shërbimit inteligjent të Izraelit “Mossad”, David Barnea, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, në Olso të Norvegjisë.

Sipas medias amerikane, temë e diskutimit mes tyre ka qënë mundësitë për marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit me qëllimin lirimin e pengjeve.

Bëhet me dije se takimi mes shefit të “Mossad-it” dhe kryeministrit të Katarit, ishte parashikuar të bëhej më parë, po Izraeli u tërhoq me arsyetimin se sepse nuk kishte "kushtet e duhura" për të rifilluar negociatat.

Sipas burimit të CNN, vrasja aksidentale nga forcat izraelite të tre pengjeve që arritën të çliroheshin në Gaza, nënvizoi urgjencën e bisedimeve që po zhvillohen në Oslo.

Ora 14:57
Sulm në Bregun Perëndimor, 5 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite

1701415713_gaza.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Pesë palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor në një bastisje nga ushtria izraelite. Operacioni ushtarak filloi gjatë natës kundër qytetit Tulkarem dhe kampit të refugjatëve Nur Shams në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, sipas raportimeve nga banorët.

Gjatë operacionit, “të paktën 4 terroristë u vranë dhe të tjerë u plagosën”, shtoi ushtria izraelite, e cila gjithashtu tha se arrestoi katër persona dhe sekuestroi armë.

Dhuna është intensifikuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Të paktën 293 persona janë vrarë, sipas zyrtarëve palestinezë, nga forcat izraelite dhe sulmet e kolonëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur persona të armatosur nga grupi islamik Hamas sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 izraelitë.

Ora 13:45
Forcat izraelite bastisin shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit, duke përfshirë edhe atë të liderit Sinwar

1702819483_lider.jpg

Lideri i Hamasit, Sinwar

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bastisën zyrat e komandantit të batalionit të Hamasit, Khan Yunis dhe shtëpitë bosh të disa prej liderëve të grupit, duke përfshirë edhe atë të Yahya Sinwar.

Kjo është bërë e ditur nga IDF, sipas së cilës përleshje të ashpra po zhvillohen në këtë zonë, në jug të Rripit të Gazës.

Gjatë operacioneve, Brigada e 7-të e blinduar vrau "shumë terroristë" dhe zbuloi 30 tunele, goditi dhjetëra vende të raketave antitank, armë të tjera dhe materiale të inteligjencës.

Ora 13:30
Palestinezët sulmojnë kamionët me ndihma që mbërrijnë në Gaza

1702819251_turma.jpg

Foto nga turma palestineze në Gaza teksa sulmojnë kamionët me ndihma nga Egjipti

Një turmë palestinezësh sulmuan kamionët e ngarkuar me ndihma që mbërritën në Rripin e Gazës nga Egjipti.

Nga disa pamje të drejtpërdrejta nga vendkalimi Rafah, që lidh dy territoret, mund të shohim njerëz që hidhen mbi një kamion për të siguruar ndihmë, ndërsa disa marrin kuti dhe i hedhin në turmën që rrethon kamionin.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se njerëzit në Gaza janë bërë aq të "të dëshpëruar për ushqim" të ndalojnë kamionët e ndihmës dhe të hanë menjëherë atë që gjejnë. Këtë e raporton Al Jazeera.

Ora 13:00
Franca bën thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm"

1702395234_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, e cila takoi homologun e saj izraelit në Tel Aviv, Eli Choen, shprehu "shqetësim të thellë" të Francës për situatën në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje për "një armëpushim të ri, të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm".

"Shumë civilë janë vrarë. Më pas ministri na ftoi të mos harrojmë viktimat e sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Thirrjet për "de-përshkallëzimi" ato vlejnë për të gjithë, përfshirë Izraelin", tha Colonna, cituar nga mediat franceze.

Ora 11:48
Ushtria izraelite zbulon tunelin gjigant në Gaza

1702810059_tunel.jpg

Foto nga tuneli gjigant në Gaza

Ushtria izraelite ka zbuluar tunelin më të madh në Rripin e Gazës, e cila është 4 kilometra i gjatë, ka një seksion që arrin një thellësi prej 50 metrash nën tokë.

Tuneli gjigant lejon kalimin e automjeteve dhe është ndërtuar nën drejtimin e Sinwar.

Tuneli ka infrastrukturë elektrike, komunikimi dhe kanalizimesh dhe ka dyer sipërfaqësore, kështu shkruan Times of Israel.

Ora 11:25
Sulm në veri të Gazës, 24 viktima, shumica gra dhe fëmijë

1702808687_opero.jpg

Ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës, 14 dhjetor 2023.

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror në veri të Gazës. Dr. Munir Al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se 90 persona ishin plagosur.

Sipas raportimeve shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Izraeli ka bombarduar objektiva në të gjithë Gazën pas sulmeve të 7 tetorit. Gati 19,000 njerëz kanë vdekur nga sulmet izraelite.

Ndërkohë, një zyrtar francez humbi jetën pas një sulmi izraelit në Rripin e Gazës, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme franceze.

Ministria tha se zyrtari ishte strehuar në shtëpinë e një kolegu nga konsullata franceze në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, së bashku me dy kolegë të tjerë dhe anëtarë të familjes.

Ora 11:16
Hamasi: Nuk ka marrëveshje për pengjet nëse nuk merr fund agresioni izraelit në Gaza

1700942534_84.jpg

Ushtarët e Hamasit

Grupi militant palestinez Hamasi ka njoftuar se nuk do të ketë një marrëveshje tjetër për lirimin e pengjeve që mban në Gaza, nëse nuk merr fund agresioni izraelit në Rripin e Gazës.

“Ne konfirmojmë qëndrimin tonë se nuk do të ketë asnjë negociatë për shkëmbimin e të burgosurve nëse agresioni kundër popullit tonë nuk përfundon njëherë e përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Hamasi gjithashtu ua ka përcjellë këtë qëndrim ndërmjetësuesve.

Grupi militant i Xhihadit Islamik tha gjithashtu se marrëveshja për lirimin e pengjeve do të diskutohej vetëm pas një armëpushimi të përgjithshëm.

 

Ora 09:45
Izraelitët bombardojnë qendrën komanduese të Hezbollahut në Liban

1702802745_fo.jpg

Foto nga bombardimet izraelite në kodrat afër qytetit Marwahin në Libanin jugor, 16 dhjetor 2023

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet e një sulmi të premtes, ku kishte shënjestruar Hezbollahun në Liban, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me raketa mbi territorin e Izraelit.

Në një kumtesë të lëshuar për media, ushtria izraelite tha se sulmet ajrore kishin shënjestruar qendrën komanduese si dhe disa kampe ushtarake të Hezbollahut në të cilat operonin vazhdimisht.

IDF-ja thotë se sulmi ishte tejet preciz siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ku disa objektet hidhen në erë që me goditjen e parë me raketë.

Nuk dihet nëse ka vrarë apo plagosur nga ky sulm, megjithatë konsiderohet si sulm hakmarrës ndaj Hezbollahut që një ditë më parë kishte sulmuar me raketa mbi territorin e Izraelit

Ora 09:00
Snajperi i Mbrojtjes izraelite vret dy gra brenda kishës së Gazës! Në shënjestër edhe Manastiri i Motrave të Nënë Terezës

1702799788_app.jpg

Një fotografi në dosje e vitit 2018 që tregon pamjen e jashtme të Kishës Katolike Romake të Familjes së Shenjtë në qytetin e Gazës

Një snajper i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ka vrarë dy gra brenda Famullisë së Familjes së Shenjtë në Gaza të shtunën, sipas Patriarkanës Latine të Jerusalemit, e cila mbikëqyr Kishat Katolike në të gjithë Qipron, Jordaninë, Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor.

Shumica e familjeve të krishtera brenda Gazës janë strehuar brenda famullisë që nga fillimi i luftës, tha patriarkana në një deklaratë.

Dy gratë, nënë dhe bijë, po shkonin në Manastirin e Motrës kur njëra prej tyre u ekzekutua teksa po përpiqej ta çonte tjetrën në vend të sigurt. Shtatë të tjerë gjithashtu u qëlluan dhe u plagosën në sulm, raporton CNN.

“Asnjë paralajmërim nuk është dhënë, nuk është dhënë asnjë njoftim. Ata u qëlluan me gjakftohtësi brenda ambienteve të famullisë, ku nuk ka asnjë ndërluftues”, theksoi patriarkana në deklaratë.

Patriarkana tha se tanket e IDF kishin shënjestruar gjithashtu Manastirin e Motrave të Nënë Terezës, ku strehohen 54 persona me aftësi të kufizuara dhe është pjesë e kompleksit të kishës. Gjeneratori i ndërtesës, burimi i vetëm aktual i energjisë elektrike, si dhe burimet e karburantit, panelet diellore dhe rezervuarët e ujit u shkatërruan gjithashtu.

Raketat e IDF e kishin bërë manastirin “të pabanueshëm”, thuhej në deklaratë.

Të premten, ligjvënësja në Mbretërinë e Bashkuar Layla Moran, një deputete për Oxford West dhe Abingdon, tha se anëtarët e familjes së saj të strehuar në kishë ishin “tepër të dëshpëruar dhe të tmerruar” pasi kushtet vazhdonin të përkeqësoheshin.

Moran më 15 nëntor i tha Dhomës së Komunave të Mbretërisë së Bashkuar se një anëtar i familjes që ishte strehuar në kishë kishte vdekur. Duke cituar rrëfime nga familja e saj, Moran shtoi se gjeneratorët e energjisë elektrike në kishë ishin ndalur.

“Familja ime më tregon për fosfor të bardhë dhe të shtëna me armë zjarri në kompleksin e tyre. Grumbulluesi i koshave të mbeturinave dhe portieri janë qëlluar dhe trupat e tyre gjenden jashtë të shtrirë ende të pambuluar”, tha ajo.

Ora 08:30
Netanyahu: Jam krenar që kam penguar krijimin e shtetit palestinez

1702762399_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se do të çmilitarizojë Gazën dhe do të ketë përgjegjësinë e IDF-së për sigurinë e saj, sepse askush tjetër nuk mund të sigurojë që do të ketë një regjim paqësor.

I pyetur për kritikat e tij ndaj Marrëveshjes së Oslos – nënshkruar në vitet 1990 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës – Netanyahu tha se nuk u kupton pyetjet e gazetarëve, raporton Sky News.

“Për 13 vjet më fajësoni mua se jam personi që kam frenuar marrëveshjet e Oslos, që kam penguar krijimin e shtetit palestinez. Po është e vërtetë që kam thënë që kur u zgjodha kryeministër, në fushatën time elektorale, duhet të ketë lidhje reciproke. Nëse ata japin, në rregull do të japim, ata do të marrin, por ata nuk dhanë asgjë, kështu që unë jam shumë krenar që pengova krijimin e një shteti palestinez sepse ne e dimë se si do të dukej”, tha Netanyahu.

Ora 07:57
Britania e Madhe dhe Gjermania bëjnë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza

1701678937_davidcameron.jpg

David Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron dhe homologia gjermane, Annalena Baerbock, kanë bërë thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm” në Gaza, por nuk kërkuan një “armëpushim të menjëhershëm”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të hapur rrugën drejt një armëpushimi të qëndrueshëm, duke çuar në një paqe të qëndrueshme. Sa më shpejt të vijë, aq më mirë – nevoja është urgjente”, shkruan dy ministra në një artikull të përbashkët të Sunday Times në MB të botuar të shtunën, duke shtuar se “shumë civilë janë vrarë”.

Në artikull, as Cameron dhe as Baerbock nuk besojnë se thirrja për një “armëpushim të përgjithshëm dhe të menjëhershëm” është “rruga përpara”. Një armëpushim i menjëhershëm “injoron pse Izraeli është i detyruar të mbrohet”, shtuan politikanët.

“Hamasi sulmoi barbarisht Izraelin dhe ende gjuan raketa për të vrarë qytetarët izraelitë çdo ditë. Hamasi duhet të dorëzojë armët. Lënia e Hamasit në pushtet në Gaza do të ishte pengesë e përhershme në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Një armëpushim i paqëndrueshëm, i cili shpejt do të shembet në dhunë të mëtejshme, vetëm sa do ta vështirësonte ndërtimin e besimit të nevojshëm për paqen”, shtuan politikanët.

Ora 07:41
Takim mes zyrtarëve izraelitë dhe të Katarit mbi mundësinë e një armëpushimi me Hamasin

1702114668_hamas.PNG

Ushtarët e Hamasit

David Barnea, drejtor i agjencisë së zbulimit izraelit Mosad u takua me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, të premten vonë në Evropë, sipas një burimi që ka njohuri mbi çështjen, ndërsa vëmendja është kthyer tek mundësia për një tjetër armëpushim në Gazë dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Izraeli kreu sulme ajrore mbi objektivat në të gjithë Gazën të shtunën, por dy burime egjiptiane të sigurisë thanë se zyrtarët izraelitë tani dukeshin më të gatshëm për të punuar drejt një armëpushimi dhe një shkëmbimi të të burgosurve palestinezë me pengjet që mban Hamasi në Gazë.

Takimi mes zotit David Barnea dhe kryeministrit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani duket se është i i pari midis zyrtarëve të lartë nga Izraeli dhe Katari. Katari ka luajtur një rol ndërmjetës.

Në një tjetër shenjë të një përparimi të mundshëm, media izraelite njoftoi se kryeministri Benjamin Netanyahu do të mblidhte kabinetin e sigurisë dhe do të jepte një deklaratë televizive të shtunën në mbrëmje. Zyra e zotit Netanyahu nuk e konfirmoi menjëherë një njoftim të tillë, raporton VOA.

Të shtunën gazeta amerikane “Wall Street Journal” njoftoi se takimi mes zotit Barnea dhe kryeinistrit Al Thani do të mbahej në Oslo, të Novergjisë.

Pengesa të mëdha kanë frenuar rifillimin e negociatave për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve, përfshirë mosmarrëveshjet e mundshme brenda Hamasit, njoftoi gazeta, duke cituar njerëz që kanë njohuri për bisedimet.

Gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, Hamasi liroi më shumë se 100 gra, fëmijë dhe të huaj që mbante peng në Gazë në këmbim të lirimit nga Izraeli të 240 grave dhe adoleshentëve.

Ora 07:22
Shefi i Pentagonit vizitë në Lindjen e Mesme

1702794106_aus.jpg

Lloyd Austin

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, është nisur për në Lindjen e Mesme, ku do të takohet me udhëheqësit e Bahrejnit për t'iu përgjigjur agresionit në det që kërcënon transportin detar dhe ekonominë globale. 

Në Izrael, Austin do të theksojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për aleatin e saj, por gjithashtu do të diskutojë "masat që Izraeli po merr për të zbutur dëmtimin e civilëve".

Ai do të takohet me udhëheqësit ushtarakë izraelitë për "hapat e ardhshëm në konflikt pas një ndërprerjeje të mundshme të operacioneve tokësore me intensitet të lartë dhe sulmeve ajrore".

Ai do të vizitojë gjithashtu edhe Katarin, një ndërmjetës kyç në negociatat me Hamasin.

Ora 07:16
Franca i kërkon Izraelit qartësi për vdekjen e agjentit të saj në Gaza

1702560160_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Parisi ka "dënuar" bombardimi izraelit në Rripin e Gazës që vrau një agjent të Ministrisë së Jashtme franceze dhe bëri thirrje që "të hidhet dritë" për këtë tragjedi "sa më shpejt". 

Agjenti, i cili kishte punuar për Francën që nga viti 2022 dhe identiteti dhe kombësia e të cilit nuk u specifikua, ishte strehuar në shtëpinë e një prej kolegëve të tij në Konsullata e Përgjithshme.

"Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi sa më shpejt të jetë e mundur", tha ministria franceze në një deklaratë. 

 

"Solidaritet me stafin e Quai d'Orsay. Është koha për të goditur me grusht Netanyahun", shkroi Antoine Lèaument, deputet i LFI për Essonne, në X (ish-Twitter).

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 18/12/2023 06:59

    Ku ishte Mosad-i nderkohe qe ne Gaza hapeshin gjithe ata tunele kilometrike or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Cim: 17/12/2023 12:55

    Cim bimi jim bim a ti bim ?

    Përgjigju
  • Bim: 17/12/2023 10:23

    Tashme mund te thohet qartesisht se Israeli eshte nje vend nazist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë