
Pas lëshimit të raketave të shumta nga Libani drejt zonës Har Dov, ushtria izraelite si kundërpërgjigje po godet tani vendin e origjinës nga i cili u lëshuan raketat. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah në Liban, që ka mbështetjen e Iranit, kanë këmbyer zjarr në baza ditore, që kur nisi konflikti midis Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 8 mijë të vdekur në Rripin e Gazës! Përplasje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezë! Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Mbroni civilët në Gaza










