Bankat e nivelit të dytë heqin komisionet e transfertave në drejtim të Ukrainës

Bankat e nivelit të dytë heqin komisionet e transfertave në drejtim të Ukrainës

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve qytetarë/individë dhe institucione shtetërore të shtetit të Ukrainës.

Kjo masë do të lehtësojë të gjithë ata që do të duan të kontribuojnë me ndihma dhe donacione për institucionet shtetërore, organizata të tjera jo fitimprurëse dhe qytetarë apo grupe qytetarësh në nevojë për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga veprimet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Industria bankare, duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në Ukrainë, duke analizuar me kujdes efektet e mundshme që ky konflikt të ketë në ekonominë shqiptare, drejtpërdrejt apo nëpërmjet tregjeve të tjera, mbetet në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës në të drejtën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?