Lufta/ Rusia bombardon portin e Odesës pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit! Hakmarrje për sulmin në Krimea! Blinken i kërkon Moskës të ndryshojë kurs

Lufta/ Rusia bombardon portin e Odesës pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit! Hakmarrje për sulmin në Krimea! Blinken i kërkon Moskës të ndryshojë kurs

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaron se ka ndërmarrë një sulm mbi Odessa në shenjë hakmarrjeje pas sulmit të urës në Krime, njofton ministria e Mbrojtjes e Rusisë citon Ria Novosti.

Putin tashmë i ka dhënë fund marrëveshjes së grurit të ndërmjetësuar nga Turqia dhe kjo ka krijuar shqetësim në mbarë mbarë botën

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield deklaroi se Rusia po përdor marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase si një armë lufte.

“Shikoni dëmin që Rusia i ka bërë zinxhirit botëror të furnizimit me ushqim. Duke e përdorur atë si armë, Rusia ka përkeqësuar krizën globale të sigurisë ushqimore, e cila do të dëmtojë më së shumti njerëzit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield gjatë një diskutimi mbi gjendjen në Ukrainë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të hënën. Edhe BE e NATO dënuan veprimin e Rusisë për tu tërhequr nga kjo marrëveshje.

Edhe sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë që të ndryshojë qëndrim për marrëveshjen e grurit.

"Refuzimi i Rusisë për të zgjatur Marrëveshjen e grurit dëmton miliona njerëz të uritur në mbarë botën. Armatizimi i ushqimit është i paarsyeshëm. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndryshojë qëndrim’ shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Disa shpërthime u raportuan sot në disa qytete të Ukrainës. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, veç Odessas shpërthimet u dëgjuan në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv si dhe në qytetin lindor Kharkiv. Alarmi ra gjithashtu në rajonet e Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Poltava dhe Cherkasy.

Ndërkohë forcat ruse zmbrapsën një sulm masiv ukrainas në Krimenë e aneksuar me 28 dronë të enjten në mbrëmje, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes, siç raportoi Tass . 

“Mbrëmë, një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist kundër objektivave në gadishullin e Krimesë, duke përfshirë 28 avionë pa pilot, u pengua”, thuhet në deklaratë. 

Sipas ministrisë, mbrojtja ajrore rrëzoi 17 dronë dhe 11 të tjerë u neutralizuan nga njësitë e luftës elektronike. Nuk ka viktima apo dëme, shtoi ministria.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Gjenerali ukrainas: Bombat thërrmuese amerikane tashmë kanë mbërritur gati për përdorim brenda disa ditësh

1689686193_bomb.JPG

Komandanti i Forcave të Armatosura të Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, konfirmoi se municionet thërrmuese amerikane tani kanë mbërritur në Ukrainë dhe do të jenë gati për përdorim brenda disa ditësh.

E shkruan BBC në një intervistë me një gjeneral ukrainas, duke shtuar se gazetarët e transmetuesit britanik panë mjetet e rënda të artilierisë M777 të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat do të gjuajnë këtë lloj municioni, tashmë në pozicione rreth Bakhmutit".

Ora 14:55
Krimet në Ukrainë, Komisioni i Jashtëm i PE-së i kërkon Gjykatës Penale Ndërkombëtare të firmosë urdhërarrest për Lukashenkon

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian i këkon Gjykatës Penale Ndërkombëtare të firmosë një mandat arresti për presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Bjellorusia është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe krimet e kryera në Ukrainë, duke përfshirë edhe rolin në transferimin e paligjshëm të fëmijëve. BE-ja dhe vendet e saj anëtare marrin të gjitha masat e nevojshme në nivel ndërkombëtar për të lejuar ndjekjen penale të liderëve politikë dhe ushtarëve bjelloruse përgjegjës për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.

Këtë e kërkon komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së në një raport të miratuar nga shumica dhe në  të cilën Gjykatë Ndërkombëtare Penale i kërkohet të lëshojë një urdhër arresti për Aleksandër Lukashenkon.

Ora 12:35
Moska: Bombardimi i Odesës hakmarrje për sulmin në Krime

1689676566_br.jpg

Trupat ruse filluan një sulm hakmarrës ndaj objekteve ukrainase bën të ditur ministria ruse e Mbrojtjes citon Ria Novosti

“Mbrëmë Forcat e Armatosura Ruse nisën një sulm hakmarrës me armë të precizionit të lartë kundër objekteve ku po përgatiteshin akte terroriste kundër Rusisë duke përdorur dronë pa pilot, si dhe në vendin e prodhimit të tyre në një kantier detar pranë qytetit të Odessa” tha ministria.

Ora 07:53
OKB: Të paktën 9,300 civilë të vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

1689444019_ukrainerusiraketaruse.jpg

Sipas Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo, ka të paktën 9,300 të vdekur civilë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Shifrat u dhanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe, përsëri sipas asaj që specifikoi DiCarlo, do t'i shtohej rreth 16,000 civilëve të plagosur. Shifra, e cila në fakt mund të jetë shumë më e lartë, megjithatë, shtoi ai, e bën Ukrainën "vendin me numrin më të madh të fëmijëve të vrarë dhe të gjymtuar".

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 18/07/2023 08:53

    Okb eshte nje organizate qe komandohet nga Amerika dhe nuk ka asnje rol ne bote , rregullat nuk i zbatojne njesoj per te gjithe. Lufta ne Palestine ka 50 vjet dhe nuk kam pare te meren masa kundra cifuteve qe po i masakrojne

    Përgjigju
    • Boo: 18/07/2023 18:55

      O Aro i mbaruam hallet tona ne dhe na ngeli OKB per te rregullu!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç