Lufta/ Shpërthime me bombë në Odessa, 3 të vrarë dhe 13 të plagosur

Lufta/ Shpërthime me bombë në Odessa, 3 të vrarë dhe 13 të plagosur

Shpërthimi në Odessa

Autoritetet ukrainase kanë raportuar se të paktën tre persona u vranë dhe 13 u plagosën në një sulm me raketa ruse gjatë natës në qytetin port të Odesës. Raketat synonin qendra tregtare, biznese dhe dyqane.

Komanda Jugore e Ukrainës paralajmëroi se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat në vendet e sulmeve.

Ky sulm vjen mëngjesin pasi presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se kundërofensiva e Ukrainës po dështonte dhe se humbjet njerëzore të Ukrainës ishin 10 herë më të larta se ato të Rusisë.

Nga ana tjetër Kievi tha se kishte rimarrë disa fshatra, rreth 90 km.

Fshatrat e çliruara së fundmi shihen si fitore të hershme në kundërofensivë ukrainase, të cilën presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi në fundjavë se është duke u zhvilluar.

 

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa