Qytetet ruse Taganrog dhe Samara, në rajonin rus të Rostovit janë përballur me shpërthime. Sipas guvernatorit të Taganrog, qytetit në rajonin Rostov, Vasily Golubev, të dhënat preliminare tregojnë se bëhet fjalë për “shpërthimin e një rakete”.
Shpërthimi në Taganrog ndodhi në sheshin Bankovskaya, pranë muzeumeve të qytetit, ku u dëmtuan ndërtesa dhe makina. Guvernatori Golubev tha se nga shpërthimi u dëmtuan muret e një muzeu arti, duke shtuar se 16 persona janë plagosur, prej të cilëve nëntë janë dërguar në spital urgjentisht.
Ndërkohë, mediat ruse raportuan se një shpërthim i madh e goditi një rafineri nafte në qytetin Samara në Lumin Volga. Deputeti i Dumës ruse Alexander Khinshtein tha se është vendosur një mjet shpërthyes, por nuk kishte viktima apo dëme të rënda.
Rafineria Kuibyshev është një nga ndërmarrjet më të mëdha të naftës në rajonin e Samara dhe ka funksionuar që nga viti 1945. Në dallim nga Taganrog, Samara ndodhet thellë brenda territorit të Rusisë. Ky qytet ndodhet rreth 850 kilometra në lindje të Moskës, që nënkupton se është rreth 1.300 kilometra larg kufirit më të afërt me Ukrainën.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se trupat ukrainase goditën Taganrogun me një raketë S-200.
“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore zbuluan raketën ukrainase dhe e kapën atë në fluturim”, tha ministria.
Nga ana tjetër zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë se Rusia “rezervon të drejtën për të marrë masa të ashpra hakmarrëse” pas sulmit në Taganrog.
"Ne dënojmë fuqishëm veprimet kriminale të regjimit të Kievit të drejtuara kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës paqësore, e cila, natyrisht, nuk kishte asnjë vlerë ushtarake," tha ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi ligjin me të cilin Ukraina zyrtarisht e zhvendosi festën e Krishtlindjeve nga 7 janari në 25 dhjetor.