Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se do të përdorin bomba thërrmuese, nëse ato i përdor edhe Ukraina. Furnizimi i Ukrainës me municione thërrmuese dhe përdorimi i tyre "duhet të konsiderohet krim". Këtë e deklaroi Putin në një intervistë, duke nënvizuar se edhe Moska "ka një rezervë të mjaftueshme bombash të tilla", të cilat "nuk janë përdorur deri më tani, duke thënë se do t’i përdorin nëse i përdor dhe Ukraina.
Në dy javët e para të kundërofensive të nisur nga Kievi, deri në 20% të armëve të Ukrainës u dëmtuan ose u shkatërruan. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë e raportojnë këtë për New York Times. Humbjet përfshijnë gjithashtu pajisje të dërguara nga perëndimi, si tanke dhe automjete të blinduara.
Tani humbjet janë ulur në rreth 10% falë faktit se Ukraina ka ndryshuar taktikë në luftime, duke u fokusuar më shumë në artileri dhe raketa me rreze të gjatë. Ministria Britanike e Mbrojtjes thotë se 18,000 ushtarë të këmbësorisë së Kievit kanë ndjekur programin bazë të stërvitjes për ushtrinë ukrainase në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë raportohet për shpërthime në Kharkiv dhe disa qytete të tjera të Ukrainës. Në Sumy, Poltava dhe Zaporizhzhia ka paralajmërime për sulm ajror.
Administrata ushtarake rajonale e Kievit, raporton se rusët kanë bombarduar Khersonin.
Për pasojë mbetën të plagosur një grua 54-vjeçare dhe një burrë 49-vjeç.
“Bota beson në Ukrainë dhe frymëzohet nga guximi i heronjve ukrainas”. Kështu ka shkruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke postuar foto të luftëtarëve ukrainas, shkruan Ukrinform . "Bota beson në Ukrainë. Bota është frymëzuar nga guximi ynë, i frymëzuar nga heronjtë tanë. Dhe më e rëndësishmja, ukrainasit besojnë në Ukrainë, ukrainasit e shohin atë që ne të gjithë jemi të aftë kur jemi bashkë. Ne jemi më të fortët kur jemi të bashkuar. ”, ka shkruar presidenti.
"Ne i thamë NATO-s në një mënyrë shumë të thjeshtë se e ardhmja e Ukrainës është në Aleancën Atlantike . Nuk është e negociueshme, është diçka për të cilën janë angazhuar të 31 aleatët". Kështu deklaroi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, në një intervistë për CBS.
Nëse Shtetet e Bashkuara do t'u kërkonin liderëve evropianë të vareshin, do ta bënin. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin , cituar nga Tass .
"Ndonjëherë duket se ata (politikanët evropianë) po bëjnë atë që u thonë nga jashtë. Nëse u thuhet nesër: "Ne kemi vendosur t'ju varim të gjithëve!" ata do të bëjnë vetëm një pyetje, me sy të zhgënjyer në habi nga guximi i tyre: 'A mund ta bëjmë këtë me ndihmën e një vargu të bërë vetë?'. Por unë mendoj se kjo do të ishte e keqe për ta, sepse ka shumë pak gjasa që amerikanët ta refuzonin një gjë të tillë. Një kontratë, e shkëlqyeshme për industrinë e tyre të tekstilit”, tha ai me shaka.
Dy fëmijë, të moshës 8 dhe 10 vjeç, u plagosën sot në rajonin Kherson nga një bombë e paidentifikuar që shpërtheu teksa po luanin. Sipas Prokudin, fëmijët pësuan lëndime në tru.
“I riu ka pësuar edhe plagë me predha në trup dhe duar dhe djegie në këmbë”, shtoi ai.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se do të përdorin bomba thërrmuese, nëse ato i përdor edhe Ukraina.
Furnizimi i Ukrainës me municione thërrmuese dhe përdorimi i tyre "duhet të konsiderohet krim". Këtë e deklaroi Putin në një intervistë, duke nënvizuar se edhe Moska "ka një rezervë të mjaftueshme bombash të tilla", të cilat "nuk janë përdorur deri më tani, duke thënë se do t’i përdorin nëse i përdor dhe Ukraina.
robt ku ti kwsh o putin,,o hale..
Përgjigju