Lufta/ Moska anulon 24 fluturime, shkak sulmet me dronë ukrainas! Stoltenberg: Përgatituni për betejë të gjatë! Kim Jong Un kthehet në Korenë e Veriut

Të paktën 24 fluturime janë vonuar ose anuluar në Moskë për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina. Në Ukrainë, aktualisht betejat më të përgjakshme janë duke u zhvilluar në vijën e frontit rreth Bakhmutit. Kundërofensiva ukrainase po përparon, duke kërkuar një ndryshim të ritmit.Sipas zëdhënëses së Forcave të Mbrojtjes, Natalia Gumenyuk , rusët në fakt u shtynë prapa për rreth 3-4 kilometra në pika të ndryshme në front.

 Ndërkohë, vizita e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Rusi ka përfunduar, ai është kthyer sot në Korenë e Veriut. Takimin e dyshes Kim dhe Putin e komentoi edhe Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili tha se Kremlini po izolohet dhe gjasat janë që dy vendet të furnizohen nga Irani me armë e municione.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar gjithashtu se nuk do të ketë fund të shpejtë të luftës në Ukrainë.

"Shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritej kur të fillojnë," tha Stoltenberg në një intervistë me grupin mediatik gjerman Funke. "Kështu që ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë. Ne të gjithë shpresojmë për një paqe të shpejtë. Por në të njëjtën kohë ne duhet të pranojmë se nëse Presidenti (Volodymyr) Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më. Nëse Presidenti (Vladimir) Putin dhe Rusia heqin armët, ne do të kemi paqe.” – tha Stoltenberg.

Për ambiciet e Ukrainës për t'u bashkuar me Aleancën, Stoltenberg garantoi anëtarësimin e saj.

 "Nuk ka dyshim se Ukraina përfundimisht do të anëtarësohet në NATO".- tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Krime, shpërthime në Sevastopol

1694501247_lkjs.jpg

Disa shpërthime të fuqishme janë regjistruar pranë Kepit Fiolent, në qytetin e Sevastopolit, në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Këtë e bëjnë të ditur burime të ndryshme. Sipas kanalit Telegram thuhet se shpërthimi ka ndodhur në njësinë e inteligjencës ose në njësinë e mbrojtjes ajrore, të cilat ndodhen afër njëra-tjetrës.

Ora 17:22
Alarmi i Pentagonit: Armët e destinuara për Ukrainën po zhduken në Europë

Pentagoni ka ngritur alarmin se armët dhe municionet që ushtarët amerikanë po lëvizin nëpër Evropë dhe po i transferojnë në Ukrainë rrezikojnë të humbasin ose vidhen sepse masat e sigurisë nuk po respektohen vazhdimisht.

Sipas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, Pentagoni vë re mungesën e theksuar të sigurisë gjatë transportit të armëve, sidomos në disa zona pranë Polonisë. Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, vetëm SHBA-ja i ka dhënë Kievit më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë.

Disa pajisje ushtarake të dhuruara, fillimisht dërgohen nga SHBA në portet ajrore dhe detare në Evropë. Furnizimet e tjera vijnë direkt nga objektet ushtarake amerikane.

Anëtarët e shërbimit amerikan i transportojnë në depot në krahun lindor të NATO-s, ku transferohet në kamionë dhe trena ukrainas.

Ora 16:44
Inteligjenca ukrainase tha se ishte në koma, ironizon lideri çeçen: Dilni në ajër të pastër dhe kthjelloni mendimet (VIDEO)

 

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, i cili dy ditë më parë u raportua se ishte "i sëmurë rëndë" nga inteligjenca e Kievit, ka ironizuar në rrjete sociale.

Besniku i Vladimir Putinit postoi një video ku me ironi këshillonte ukrainasit të dalin në ajër të pastër dhe të kthjellojnë mendimet.

"Të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra" të bëjnë një shëtitje në ajër të hapur.”- thotë ai.

Ora 16:38
Stoltenberg: Shtrëngimi i duarve mes Putinit dhe Kim Jong Un tregon izolimin e Rusisë

1694609872_kim.jpg

Shtrëngimi i duarve midis Vladimir Putin dhe Kim Jong-un tregon, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, "sa të izoluar janë Putini dhe Rusia. Nga ana tjetër Stoltenberg thotë se dyshja do të furnizohet nga Irani për armë e municione, gjë që tregon izolimin e thellë të Rusisë.

“Për të marrë armë dhe municione, Rusia duhet t'i kërkojë ndihmë Koresë së Veriut dhe Iranit. Çdo marrëveshje me Veriun, Koreja do të shkelte shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Ne duhet të mendojmë për "kontrastin që ekziston midis Rusisë, pa vende mike, të izoluara, dhe Ukrainës, me mbi 50 vende" që e mbështesin atë", kujtoi Stoltenberg.

Ora 09:18
Pas prishjes së marrëveshjes me Rusinë, anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re

Dy anije mallrash kanë mbërritur në një port ukrainas pasi udhëtuan përmes Detit të Zi duke përdorur një rrugë të re, thanë autoritetet e portit ukrainas, raporton BBC.

Anijet arritën në Chornomorsk të shtunën dhe do të ngarkohen me 20 mijë ton grurë për tregjet botërore.

Zyrtarët thanë se ishte hera e parë që anijet civile kishin arritur në një port ukrainas që nga prishja e marrëveshjes me Rusinë që garantonte sigurinë e anijeve.

Më parë korridori ishte përdorur vetëm nga anijet që niseshin nga Ukraina.

Anijet do të dorëzojnë grurin në Egjipt dhe Izrael, sipas Ministrisë së Bujqësisë të Ukrainës.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vertet;: 17/09/2023 11:40

    NATO IS KRIMINAL

    Përgjigju
  • Marian: 17/09/2023 11:16

    Putin e filloi luften o rusofilet e ambasades ruse dhe Zelenski do ta perfundoje me clirimin e Krimese

    Përgjigju
    • Beni: 17/09/2023 19:31

      Ik ha bath ti me ato parrullat e lodhura o i mjere qe nuk kupton kush po e shkaterron boten

  • Daje Ceni: 17/09/2023 08:52

    Vete i krijojne si pandemite si lufterat sepse e kane deklaruar vete. Tani nuk eshte me e nevojshme lufta me ushtri mjafton te hedhim virusin,sic hodhem COVID-19 dhe zhdukim aq vende sa deshirojme,mos beni profetin zoti Stoltenberg

    Përgjigju
  • Maks: 17/09/2023 08:16

    Popo lufte te gjate do ky naziskin qe te vuajn popujt E cuat cmimet ne stratosfer dhe prap nuk ngopeni njeri lufte nxites

    Përgjigju
  • Edi: 17/09/2023 07:58

    Mezi e keni pritur luften ju, tani qe e niset s'keni per ta ndalur me. Femijet e djallit jeni.

    Përgjigju
    • Turi: 17/09/2023 09:58

      Ke te drejte Edi po kush e kupton se kush e ja fajin ? Keta ndyresira e ndezen luften dhe tani po e mbajne gjalle duke e mbushur me arme dhe gjoja per te miren e Ukraines , do zoti tjua shperblej te femijet e tyre ne te njejten menyre

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur