Lufta/ Shtëpia e Bardhë: Kievi përdor bomba thërrmuese! Rusia sulmon Odesën, shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore

Lufta/ Shtëpia e Bardhë: Kievi përdor bomba thërrmuese! Rusia sulmon Odesën, shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore

Bomba thërmuese

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Ukraina ka filluar të përdorë bomba thërrmuese të dërguara nga SHBA përballë agresionit rus. Në komunikatën për shtyp, zëdhënsi i Këshillit të Sigurisë Komëbtare, John Kirby tha se Ukraina është duke i përdorur në mënyrën e duhur dhe efektive.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet do të mblidhet sot për të diskutuar mbi pasojat humanitare të ndalimit të marrëveshjes ukrainase të grurit.

Ministri ukrainas i Kulturës dha dorëheqjen pas sulmeve të Zelenskyt. Sipas Presidentit ukrainas, Ministri i Kulturës ka shpenzuar më shumë se 500 milionë fonde publike për tyë ndërtuar muzeun Kombëtar të Holodomorit (gjenocidit ukrainas) gjë që e gjykon si të parëndësishëm gjatë luftës. Sipas Zelenskyt, duhet investuar në infrastrukturë e në spitale e jo në muze, gjëra të cilat mund të bëheshin edhe pas luftës.

Pas këtij sulmi nga Zelensky, ministri i Kulturës dha dorëheqjen.

"Unë ia dorëzova letrën time të dorëheqjes kryeministrit, për shkak të një sërë keqkuptimesh rreth rëndësisë së kulturës së kohës së luftës. Në luftë, fondet private dhe buxhetore për kulturën nuk janë më pak të rëndësishme se ato për dronët, sepse kultura është mburoja e identitetit dhe kufijve tanë”.- tha ai.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Putin, Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar të premten shtetin anëtar të NATO-s, Poloninë, se ka ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik.

Mes tjerash, Putin ka thënë se secili agresion kundër Bjellorusisë do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë, dhe se Moska do ta mbronte shtetin fqinj me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.

Komiteti i Sigurisë në Varshavë ka marrë vendim të mërkurën për t’i dërguar disa njësite ushtarake në lindje të Polonisë pasi anëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Bjellorusi, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke e cituar sekretarin e komitetit.

Të mërkurën, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke i mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke u thënë se nuk do të marrin më pjesë në luftën në Ukrainë, mirëpo do të përgatiten për Afrikë teksa e stërvitin ushtrinë bjelloruse.

Prigozhin ka thënë se Wagner, i cili ka zhvilluar luftë të ashpër në qytetin ukrainas të Bahmutit, është forca luftarake më efektive e Rusisë.

Mirëpo përplasjet e shpeshta me udhëheqësinë ushtarake në Moskë, kanë rezultuar me nisjen e një rebelimi nga ana e tij, katër javë më parë.

Rebelimi ka përfunduar me një marrëveshje që parasheh largimin e Wagnerit në Bjellorusi, apo anëtarësimin e pjesëtarëve të grupit në ushtrinë ruse

Putin ka thënë se ka raportime në media se një njësit polako-lituanez do të shfrytëzohet për operacionet në perëndim të Ukrainës – pjesë të së cilës dikur i kanë takuar Polonisë – dhe që ta pushtojë territorin atje.

“Dihet mirë se ata ëndërrojnë edhe tokën bjelloruse”, ka thënë ai, pa ofruar ndonjë të dhënë.

Polonia, në anën tjetër, ka hënë se nuk ka ambicie territoriale në Bjellorusi. /REL/ 

Ora 11:12
Putin po kërkon kohë të hakmerret ndaj Prigozhin, thotë shefi i CIA-s

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të fitojë kohë ndaj kreut të grupit mercenar Prigozhin, thotë drejtori i CIA-s.

Prigozhin është kreu i grupit mercenar Wagner, i cili udhëhoqi një kryengritje në Rusi një muaj më parë. Kryengritje ekspozoi dobësi të rëndësishme në sistemin e pushtetit që Putini ka ndërtuar, tha kreu i CIA-s, William Burns.

Ai i tha Forumit të Sigurisë në Aspen se lideri rus mund të kërkojë ende hakmarrje ndaj Prigozhin.

“Ajo që po shohim është një kërcim shumë i ndërlikuar”, tha të enjten shefi i CIA-s.

Prigozhin ka lëvizur, por ka qenë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk kohët e fundit, si dhe në Rusi, tha ai kur u pyet për një video të fundit që tregonte shefin e Wagner në Bjellorusi.

 

Ora 08:54
Rusia sulmon Odesën, shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore

1689922478_ffdfdffd.JPG

Rusia goditi qytetin e Odesës të Ukrainës për natën e katërt me radhë, duke shkatërruar një terminal të drithërave dhe duke plagosur dy persona, tha në Telegram guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Në sulm, Rusia përdori raketa të tipit Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi, tha Kiper.

Sulmet ajrore ruse në zonat e porteve ukrainase vazhduan pas paralajmërimit të Moskës se anijet e destinuara për në portet e Detit të Zi të Ukrainës mund të konsiderohen si objektiva ushtarake.

“Fatkeqësisht, u godit një terminal drithërash i një prej ndërmarrjeve bujqësore të rajonit të Odesës. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Dy persona u plagosën nga shpërthimi”, tha Kiper.

Sulmi u konfirmua nga zëdhënësja e ushtrisë ukrainase Natalya Humenyuk.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç