Lufta/ Sulm ajror rus në Kiev gjatë natës! IAEA: Zbuluam mina në Zaporizhzhia

Lufta/ Sulm ajror rus në Kiev gjatë natës! IAEA: Zbuluam mina në Zaporizhzhia

Termoncentrali në Zaporizhzhia

UKRAINË- Ushtria ukrainase dha alarmin për një sulm ajror gjatë natës të Kiev dhe 11 rajone të Ukrainës. Vendet e prekura nga sulmet janë, Odessa, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk, Poltava, Sumy, Kharkiv, Kirovohrad, Mykolaib, Cherkassy dhe Chernihiv.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmon praninë e minave në perimetrin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, nën pushtimin rus në Ukrainën jugore. Minat u gjetën nga ekspertët e OKB-së gjatë një inspektimi të kryer dje. Ata thanë se minat ndodheshin në një zonë të kufizuar midis barrierave rrethuese të brendshme dhe të jashtme të kompleksit.

"IAEA ka mësuar për vendosjen e minave jashtë perimetrit të objekteve dhe gjithashtu në vende specifike brenda. Ekipi ynë e ngriti këtë gjetje specifike me objektin dhe ata u përgjigjën se ishte një vendim ushtarak dhe në një zonë të kontrolluar nga ushtria," tha Drejtori i Përgjithshëm i IAEA.

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se blloku i katërt dhe i pestë i termocentralit Zaporizhzhia janë çaktivizuar.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
BE 1,5 mld euro për Kievin! Von der Leyen: Ndërsa Rusia vazhdon luftën e pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se Bashkimi Evropian i ka dhuruar 1,5 miliardë euro Ukrainës, për ta ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës nga dëmet e luftës.

Disbursimi është pjesë e një programi të ndihmës financiare të BE-së për Kievin me vlerë 18 miliardë euro në 2023.

Von der Leyen tha gjithashtu se ajo dënonte me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit të grurit dhe eksportit të Ukrainës.

“Ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, shkroi ajo.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç