Lufta/ Sulm i ri nga rebelët Houthi në anijet tregtare në Detin e Kuq! Forcat amerikane dhe britanike rrëzojnë 21 dronë dhe raketa

Lufta/ Sulm i ri nga rebelët Houthi në anijet tregtare në Detin e Kuq! Forcat amerikane dhe britanike rrëzojnë 21 dronë dhe raketa

Forcat ndërkombëtare të dislokuara në Detin e Kuq i janë përgjigjur një ‘incidenti’ të ri në brigjet e Jemenit verior, një rajon i kontrolluar nga rebelët Houthi. 

Forcat amerikane dhe britanike rrëzuan 18 dronë dhe tre raketa të lëshuara nga rebelët pro-iranianë Houthi të Jemenit drejt korsive ndërkombëtare të anijeve në Detin e Kuq. 

Kjo u raportua nga Komanda Qendrore e SHBA (CentCom), duke specifikuar se nuk u raportuan dëmtime ose dëme. 

Uashingtoni në dhjetor krijoi një task forcë detare ndërkombëtare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq, një rrugë tranziti në të cilën udhëton deri në 12% të tregtisë globale, nga sulmet Houthi.

Sipas zyrtarëve amerikanë, rreth 50 anije tregtare ndodheshin në zonë në kohën e sulmit. 

Ndiqni të gjitha zhvillimet në Lindjen e Mesme në lajmet më poshtë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Akuzat e Izraelit: Punonjës të OKB morën pjesë në sulmet e Hamas më 7 tetor

1704923805_90001704892335xkrizraelishtetipalestinezframe1400774600x360.png

Izraeli lëshon një akuzë të rëndë në drejtim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tel Avivi pretendon se ka prova që mes militantëve të Hamas që kryen sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit në shtetin hebre, morën pjesë edhe punonjës të organizatës së OKB për refugjatët palestinezë në Gaza. Këtë e raporton radio ushtarake, që citon burime nga shërbimi i brendshëm i sigurisë në Izrael. 

Ora 18:56
Blinken akuzon Iranin për 'mbështetje' dhe 'inkurajim' të sulmeve në Detin e Kuq

1704909207_blonken.png

Antony Blinken

Do të ketë "pasoja" për sulmet e vazhdueshme të Houthis ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e nënvizoi këtë në një konferencë për shtyp, duke saktësuar se Iranit i është bërë e qartë se mbështetja e dhënë për grupin që kontrollon disa pjesë të Jemenit duhet të ndërpritet. 

"Ne gjithashtu jemi përpjekur vazhdimisht t'i bëjmë të qartë Iranit, siç kanë bërë vendet e tjera, se mbështetja që ata po ofrojnë për Houthis, përfshirë për këto veprime, duhet të ndalet", tha Blinken.

Ora 18:05
Media: Katari propozon mërgimin e liderëve të Hamasit, lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e IDF-së

1704906308_hamas.png

1704906309_hamas.png

Ushtar i Hamasit

Udhëheqësit e Hamasit në mërgim, lirimi gradual i pengjeve dhe tërheqja e forcave izraelite nga Rripi i Gazës. Ky është propozimi i formuluar nga Katari i cili duhet të diskutohet sot në mbledhjen e kabinetit të luftës izraelite sipas Canale 13, transmetuesi shtetëror hebre, i cili citon burime të afërta me dosjen. 

"Gjëja më e rëndësishme është kthimi i të rrëmbyerve. Kjo ka përparësi ndaj çdo aksioni luftarak. Nuk ka asnjë kanal që nuk po punohet për lirimin e tyre", thanë burimet.

Ora 17:57
VIDEO/ Forcat e Mbrojtjes izraelite përfundojnë operacionet në Gazën jugore

1704905950_Screenshot20240110175831.png

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) përfunduan operacionet e tyre në Khuza’a në periferi të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, ku trupat e Brigadës së 5-të të Rezervës vranë terroristë të panumërt të Hamasit dhe shkatërruan infrastrukturën e saj.

Sipas IDF, Brigada e 5-të shkatërroi qindra infrastrukturë të Hamasit në Khuza’a, duke përfshirë raketahedhës, poste vëzhgimi, depo armësh, rreth 40 hyrje tunelesh dhe rrjete të rëndësishme nëntokësore.

Shumica e infrastrukturës së Hamasit në Khuza’a ishte brenda shkollave dhe ndërtesave të tjera publike.

 

Ora 17:02
OBSH anulon misionin e ndihmës në Gaza për arsye sigurie

1703277458_gazaaa.JPG

Gaza pas bombardimeve izraelite

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gaza, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të ndodhte në veri të Gazës dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar të vizituar këtë pjesë, por kërkesa i ishte refuzuar për arsye sigurie.

“Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe partnerët tanë që të arrijmë synimet tona. Ne i bëjmë thirrje Izraelit të miratojë kërkesat e OBSH-së dhe partnerëve të tjerë me qëllim që të dërgohet ndihma humanitare”, tha ai gjatë një konference virutale për media nga Gjeneva.

Ora 16:30
Grupi Houthi: Sulmi në Detin e Kuq ishte në përgjigje të sulmit të SHBA-së javën e kaluar

1704900600_fale.png

Grupi Houthi, i mbështetur nga Irani thotë se breshëria e raketave dhe dronëve të gjuajtur në Detin e Kuq të martën ishte në përgjigje të një sulmi të SHBA ndaj grupit javën e kaluar.

SHBA- ja fundosi tre varka të Houthi në Detin e Kuq, duke vrarë të gjithë ata që ndodheshin në bord, më 31 dhjetor, raporton CNN.

Ishte hera e parë që SHBA-ja kishte vënë në shënjestër anëtarët e grupit rebel Houthi të mbështetur nga Irani që nga përshkallëzimi i tensioneve në tetor.

Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Saree, tha se sulmi i së martës ishte një “ofensivë e koordinuar” që synonte një anije amerikane që “ndihte” Izraelin në Detin e Kuq.

Saree tha se operacioni përfshinte një “vendosje të konsiderueshme” të raketave balistike dhe detare, së bashku me dronët në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si një “sulm tradhtar” nga forcat amerikane ndaj njësive detare Houthi javën e kaluar.

“Forcat e Armatosura të Jemenit pohojnë se nuk do të hezitojnë të trajtojnë siç duhet të gjitha kërcënimet armiqësore brenda të drejtës së mbrojtjes legjitime të vendit tonë, popullit tonë dhe kombit tonë”, shtoi Saree në deklaratën e tij.

Grupi ka siguruar “angazhimin e tyre për të ruajtur trafikun detar” në Detin e Kuq dhe Detin Arabik, me përjashtim të vetëm të anijeve të lidhura me Izraelin, tha Saree.

Ora 16:15
Gantz: Duhet të ecim përpara, pjesa më e madhe e Gazës nuk kontrollohet më nga Hamasi, nëse ndalojmë ata do rimarrin kontrollin

1704899590_gantz.png

Benny Gantz

"Pjesa më e madhe e Rripit të Gazës sot nuk kontrollohet më nga Hamasi, qoftë politikisht apo ushtarakisht. Ne duhet të ecim përpara. Nëse ndalemi tani, Hamasi do të rimarrë kontrollin".

Kështu deklaron Benny Gantz, ish-shefi i shtabit të Izraelit, i cili tani është pjesë e kabinetit të luftës të Izraelit. 

Për Gantz "gjëja më urgjente është kthimi i pengjeve. Kjo ka përparësi ndaj çdo vendimi në luftime".

Sa i përket qeverisë libaneze, Gantz theksoi se Bejruti "duhet të vendosë nëse është 'mbrojtësi i Libanit' ose nëse qytetarët e tij janë 'mburoja njerëzore e Iranit'.

Nëse Libani vazhdon të shërbejë si një postë terroriste iraniane, ne do të veprojmë në Libanin jugor siç bëjmë ne në Gazën veriore. Ky nuk është një kërcënim për Libanin, është një premtim për banorët e veriut të Izraelit.

Ora 16:08
Hamasi: Mbi 40 të vdekur dhe të plagosur në një sulm izraelit në qendër të Gazës

1703869359_wwqqxsss.PNG

Ushtarët e Hamasit

Forcat izraelite bombarduan një shtëpi ngjitur me Spitalin e Martirëve al-Aksa në Deir el-Balah, në qendër të Gazës, në një zonë që ushtria izraelite e kishte përshkruar si "të sigurt". 

Sulmi shkaktoi më shumë se 40 të vdekur dhe të plagosur, lexojmë në një deklaratë të qeverisë së Gazës, "e cila konfirmon se nuk ka vend të sigurt në Rripin e Gazës, siç pretendon Izraeli". 

“Ky është një vazhdimësi e mashtrimeve dhe trillimeve nga ushtria okupuese izraelite për të mashtruar opinionin publik. Ne dënojmë në mënyrë më të ashpër masakrat dhe krimet e pushtuesit kundër popullit palestinez dhe i bëjmë thirrje të gjithë botës që të ndalojë luftën gjenocidale të zhvilluar kundër civilëve", shtoi zyra e shtypit.

Ora 15:25
Lufta shkatërroi ëndrrat e 8-vjeçarit palestinez

1704896683_lufta.png

8-vjeçari palestinez së bashku me familjen e tij

Që nga shpërthimi i luftës në Gaza, 8-vjeçari Abdel Jaber Mohammed al-Farra ka humbur shtëpinë e tij, lagjen kur dikur luante me shokët si dhe shkollën e tij. Farra dhe familja e tij u larguan nga shtëpia e tyre në lagjen al-Manara në Khan Younis lindore pasi forcat izraelite bombarduan ndërtesën. Abdel tregon momentin kur forcat izraelite shkatërruan shtëpinë .

“Dëgjuam tingujt e tankeve në rrugë, vrapuam. U fshehëm pas një muri, dhe ushtarët filluan të bombardonin më shumë. Ne u larguam pa marrë me vete asgjë sepse nuk mbeti asgjë, gjithçka u shkatërrua. Vazhduam të ecnim derisa arritëm në një spital. Kurrë në jetën time nuk kam parë bombardime si këto. Unë isha në klasën e tretë, nuk e mbarova vitin shkollor. Kjo është diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time. Jemi të shpërngulur nga shtëpitë tona, pse po na ndodh kjo?”, tha Abel.

Në pamundësi për të gjetur një vend në shkollën tashmë të mbushur plot me personat e zhvendosur në zonë, familja po i kalon netët jashtë ndërtesës, duke fjetur në trotuar, raportojnë mediat e huaja.

“Si palestinezë, kjo luftë na tregoi gjëra që nuk i kemi parë kurrë në jetën tonë. Ajo ekspozoi të gjithë njerëzit përballë njëri-tjetrit. Njerëzit nuk ka shtëpi për të jetuar. Nëse njerëzit shohin një shishe me ujë, vrapojnë për të. Ata shohin një qese me miell, vrapojnë për të. Nëse kërkojnë perime, luftojnë për të marrë radhën, njerëzit dalin kundër njeri tjetrit vetëm për një bukë”, tha Abel.

Situata mbetet e rëndë ndërsa kriza ka kapluar të gjithë Rripin e Gazës. Për Abdel fëmijëria e tij tanimë ka humbur dhe ëndrrat e tij edhe pse vetëm 8 vjeç janë shuar.

“Na është shkatërruar lagjja, nuk ka mbetur shtëpi. Gjithçka është rrënoja. Asnjë shtëpi nuk ka mbetur. Situata është shumë tragjike. Ne po kërkojmë nga të gjitha shtetet që të dërgojnë ndihma, të hapin pikën kufitare Rafah, të marrin të gjitha ndihmat brenda, për t’i dhënë fund luftës. T’i japim fund kësaj padrejtësie ndaj nesh”, tha Abel.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 23,000 palestinezë, ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të paktën një herë, duke krijuar një krizë humanitare dramatike.

Ora 14:51
VIDEO/ Momenti kur ushtarët izraelitë sulmojnë terroristët e Hamasit

1704894663_pub.png

Momenti kur ushtarët izraelitë sulmojnë terroristët e Hamasit

Pamjet e publikuara tregojnë momentin nga beteja mes ushtarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit në një apartament në një ndërtesë në jug të Gazës.

Video u publikua nga forcat e armatosura izraelite. Videoja fillon me ushtarët e Batalionit 101 që përpiqen të shmangin zjarrin në një apartament në katin e dytë të një ndërtese në Khan Younis. 

Videoja mbyllet me ushtarët izraelitë që inspektojnë terrenin pas përfundimit të aksionit dhe gjetën trupat e dy terroristëve të Hamasit.

Sipas deklaratës së IDF-së, 7 ushtarë izraelitë u plagosën gjatë sulmit. Përveç dy terroristëve të vdekur të Hamasit, ushtarët izraelitë, sipas njoftimit, gjetën armë, municione dhe granata në ndërtesë.

 

Ora 14:23
Mjeku kanadez në Gaza: E rëndë, ne duhet të vendosim kë të shpëtojmë e kë të lemë të vdesë

1704659670_i.JPG

Foto nga Gaza

“Ju duhet të vendosni se kë do të shpëtoni dhe kë duhet të lini të vdesë". Këto janë fjalët e një kirurgu kanadez i cili sapo është kthyer nga Gaza, pasi ka kaluar dy javë duke punuar në Khan Younis në pjesën jugore të enklavës.

Anas Al-Kassem ka detajuar vendimet e pamundura që duhet të marrin mjekët e fundit të mbetur, pasi stafi, pajisjet dhe furnizimet janë jashtëzakonisht të ulëta në mes të ofensivës së Izraelit.

Al-Kassem i tha CNN të mërkurën se gjendja e sistemit shëndetësor të Gazës ishte “më e keqe nga sa prisja”.

“Unë mendoj se është më keq se sa prisja të jem i sinqertë me ju", tha ai për CNN, duke shtuar se bombardimet izraelite në Gaza kishin qenë më intensive se sa ai kishte përjetuar duke punuar në Aleppo gjatë luftës civile në Siri.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor nuk ishte ndoshta më i miri për shkak të rrethimit të Gazës për vite,” tha ai, duke shtuar se në luftën aktuale “ishte në prag të kolapsit dhe 100% u shemb.”

Mungesa e furnizimeve adekuate mjekësore ka ndikuar në objektet e mbetura të kujdesit shëndetësor në territor, tha ai.

“Ne kemi një mungesë të madhe të pajisjeve, të furnizimeve mjekësore, ju e dini, aparatin e skanimit CT, dhe gjëra të tilla, e lëre më mungesën e barnave të tilla si analgjezisë, antibiotikëve etj”, tha ai, duke shtuar se ai duhej t’u bënte qepje pacientëve pa anestezi, në mënyrë që ta ruante për operacione me të mëdha.

Rrethimi i Izraelit dhe kufizimet e rrepta për ushqimin, karburantin dhe ujin që hyjnë në Gaza kanë shtypur sistemin e kujdesit shëndetësor, duke i detyruar punonjësit mjekësorë të përballen me pacientë të plagosur rëndë në një mjedis të zhveshur nga furnizimet dhe infrastruktura thelbësore.

Vetëm 13 nga 36 spitalet në Gaza funksionojnë pjesërisht, dhe zënia e shtretërve është në 351%, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah.

Në Deir al-Balah, Spitali i Martirëve Al-Aksa raportoi se kishte marrë dhjetëra viktima nga disa pjesë të Gazës qendrore, nga sulmet e rënda ajrore që goditën zonën. Më në jug, ku ushtria izraelite ka përqendruar pjesë të fushatës së saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se “nuk mund të përballojë” humbjen e spitaleve të mbetura operacionale.

Ora 13:49
Presidenti palestinez: Gaza është pjesë e pandashme e shtetit palestinez

1704890939_abu.png

Abu Mazen

Gaza është pjesë e pandashme e shtetit palestinez dhe ne nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të çrrënjosur popullin tonë në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Rripin e Gazës. 

Kështu i përsëriti presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez Abu Mazen Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken gjatë takimit në Ramallah. 

Udhëheqësi palestinez nënvizoi gjithashtu "nevojen për çlirimin e menjëhershëm të të ardhurave tatimore, sepse ngrirja e tyre është në kundërshtim me marrëveshjet (me Izraelin) dhe ligjin ndërkombëtar, i cili i jep përparësi Rripit të Gazës". 

Abu Mazen nënvizoi gjithashtu "nevojën urgjente" për të sjellë ndihma humanitare në Rrip.

Ora 13:33
Kryeministri i Irakut bën thirrje për tërheqjen e forcave amerikane

1704891111_sudan.png

Kryeministri i Irakut Muhammad Sudani

Kryeministri i Irakut Muhammad Sudani bëri thirrje sot për tërheqjen e rreth 2500 trupave amerikane të pranishme në Irak për rreth një dekadë. 

Kjo është bërë e ditur nga mediat e Bagdadit, duke cituar një deklaratë nga zyra e kryeministrit. 

Në deklaratë thuhet se Iraku “kërkon një dalje të shpejtë dhe të rregullt” të forcave të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Prania e tyre, lexojmë, është “destabilizuese”.

Ora 13:08
Hamasi: Rritet mbi 23 mijë numri i viktimave në Gaza

1703867919_gazaaaaaaa.PNG

Gaza pas bombardimeve izraelite

Numri në Gaza arriti në 23.357 të vdekur dhe 59.410 të plagosur. Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, duke saktësuar se në 24 orët e fundit ka pasur 147 të vdekur dhe 243 të plagosur.

Ora 12:35
CNN: Marina amerikane rrëzoi 24 raketa dhe drone në Detin e Kuq

1704886430_anije.png

Anije në Detin e Kuq

Marina amerikane ka rrëzuar gjithsej 24 raketa Houthi dhe dronë të lëshuar nga Jemeni, në një nga sulmet më të mëdha rebele në Detin e Kuq në muajt e fundit. 

Këtë e raporton CNN, duke cituar dy zyrtarë të Pentagonit. Sipas vlerësimeve fillestare, nuk ka pasur anije të dëmtuara nga sulmet dhe as viktima. Në operacion morën pjesë tre shkatërrues.

Ora 12:32
Kreu egjiptian kontakton me udhëheqësin e Hamasit për rifillimin e një marrëveshjeje të re për pengjet

1704886283_lal.png

Abbas Kamel

Kreu i inteligjencës egjiptiane, gjenerali Abbas Kamel, thuhet se ka kontaktuar me udhëheqjen e Hamasit dhe Xhihadit Islamik për të diskutuar me ta rifillimin e negociatave në lidhje me një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin. 

Këtë e kanë raportuar mediat libaneze. Sipas asaj që shkruan ‘Al Akhbar’, ditët e fundit një delegacion izraelit në Egjipt ka sjellë një propozim “të rishikuar” krahasuar me atë të mëparshëm me “dispozita të reja” që kanë të bëjnë me armëpushimin për ndihmën humanitare dhe mekanizmin e shkëmbimit të të burgosurve.

Egjipti thuhet se i ka kërkuar Hamasit që "urgjentisht" të dërgojë një delegacion në Kajro.

Ora 12:27
Sulm izraelit në pjesën veriore të Rafaut, vriten 15 palestinezë

1704885928_iz.png

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite në Rafaut

Pesëmbëdhjetë persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit që synonte një shtëpi në Tall as-Sultan, në veri të Rafah, në Rripin e Gazës.

"Ne u bombarduam sonte ndërsa ishim në një shtëpi plot me njerëz të zhvendosur", tha Harb Nofal, një banor i shtëpisë së synuar, duke shtuar se "ka katër gra në mesin e të vrarëve dhe fëmijë të pafajshëm në mesin e të vrarëve".

Ora 12:22
OKB: Situata në Gaza po përkeqësohet në nivel të paparë

1703870782_aazssdcvc.PNG

Foto nga Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), theksoi se situata në Gaza është përkeqësuar në një nivel të paparë dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.

Në një mesazh të ndarë nga platforma e medias sociale X e UNRWA-së, tërhiqet vëmendja se nuk ka mbetur zonë e sigurt për civilët në Rripin e Gazës e cila ndodhet nën sulmet e Izraelit që arrijnë deri në gjenocid.

“Pothuajse e gjithë popullata e Gazës është zhvendosur me forcë. Familjet kërkojnë siguri në këtë rajon në të cilin nuk ka sigurinë në asnjë vend. Sistemi shëndetësor po rrënohet me shpejtësi. Po shënohet uri dhe përkeqësim në nivele të papara. Njerëzit janë të shtyrë drejt dëshpërimit. Armëpushimi i menjëhershëm humanitar është çështje për jetë a vdekje”, thuhet në mesazh.

Në sulmet e Izraelit që vazhdojnë prej 95 ditësh në Rripin e Gazës, deri më tani përfshirë të paktën 10 mijë fëmijë dhe 7 mijë gra janë vrarë 23.210 palestinezë, ndërsa janë plagosur 59.100 të tjerë. Ndërsa informohet se mijëra të vdekur ndodhen nën rrënoja dhe se po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar banorët.

Në Rripin e Gazës ku ndihmat humanitare janë të bllokuara nga forcat izraelite, ka mungesë të nevojave themelore si dhe ka vështirësi të mëdha në trajtimin e të plagosurve për shkak të mungesës së ilaçeve dhe të produkteve shëndetësore.

Ora 12:00
Sulmet ajrore izraelite synojnë objektet e Hezbollahut në Libanin jugor

1704884402_liban.png

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor

Sulmet ajrore izraelite synojnë objektet e Hezbollahut në Libanin jugor. Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan për këtë, duke specifikuar se u godit selia ushtarake e lëvizjes shiite pro-iraniane në zonën Kfar Chouba dhe një ndërtesë ushtarake në zonën Nakoura. 

Gjatë natës, ushtria shkatërroi gjithashtu një post vëzhgimi të Hezbollahut në zonën e Khiam.

Ora 11:57
Kina: Bëjmë thirrje për armëpushim dhe i kërkojmë Izraelit të ndalë dënimet kolektive

1704525680_gaza.webp

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Ministria e Jashtme e Pekinit bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm gjithëpërfshirës në luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe i kërkoi Izraelit të ndalojë "ndëshkimet kolektive" kundër civilëve në Gaza. 

Kina u bëri thirrje gjithashtu "palëve në konflikt" në Gaza të zbatojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në nëntor, Kina i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të formulojë një plan kohor "konkret" dhe udhërrëfyes për një zgjidhje me dy shtete për të arritur një zgjidhje "gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme" për çështjen palestineze.

Ora 11:52
Hamasi: Blinken demonstron përfshirjen e SHBA në krime

1704835898_fkfukukfyuk.JPG

Antony Blinken

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Bregun Perëndimor dhe Izrael tregon se nuk ka pasur ndonjë ndryshim thelbësor në pozicionin e SHBA-së, "qëllimi i vizitës ishte të mbështeste sigurinë e okupimit" "nuk ka dallime midis Izraelit dhe amerikanët”. Kështu ka thënë zyrtari i Hamasit, Sami Abu Zuhri, siç raporton Al Jazeera.

Sipas Hamasit, qëndrimi i Blinken "pasqyron shtrirjen e përfshirjes së SHBA në këto krime dhe shkeljet e përhapura të të gjitha ligjeve ndërkombëtare të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës".

Ora 11:04
Mediat izraelite: Netanyahu ka frikë nga rebelimi brenda partisë së tij

1703578888_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka frikë se zhgënjimi në rritje brenda partisë së tij Likud mund të çojë në një përpjekje të përbashkët me opozitën për ta rrëzuar atë.

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, në X u shpreh se partia e tij Yesh Atid është gati të votojë në favor të zëvendësimit të Netanyahut me Yuli Edelstein të Partisë Likud, ose me Benny Gantz ose Gadi Eisenkot, të dy nga partia opozitare Kaltër dhe Bardhë.

Teksa përpiqet të përmbajë situatën, Netanyahu përpiqet të plotësojë përbërjen parlamentare, pasi disa deputetë që u zgjodhën ministra, duhet të rikthehen në parlamentin izraelit pasi dhanë dorëheqje nga ministritë.

“Në ditët e fundit, frika është rritur për një rebelim kundër Netanyahut në Partinë Likud dhe për një veprim të përbashkët me opozitën për ta rrëzuar atë. Kritika ndaj partisë dhe koalicionit qeverisës nga anëtarët e Likud-it janë shtuar mes përpjekjeve për të bërë një veprim kundër Netanyahut”, tha gazeta Yedioth Ahronoth.

Lideri i opozitës izraelite dje tha se Netanyahu “nuk është i kualifikuar për të udhëhequr vendin”.

Thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Izrael janë shtuar mes kritikave ndaj Netanyahut për dështimin e tij për të pranuar përgjegjësinë për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sondazhet e opinionit të kryera nga mediat izraelite në ditët e fundit sugjeruan se nëse zgjedhjet e parakohshme do të mbaheshin tani, Netanyahu nuk do të ishte në gjendje të formonte një qeveri, ndërsa Gantz konsiderohet kandidati me më shumë mundësi për të pasur sukses.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik