Lufta/ NATO takim ‘sekret në Kiev? Sulm me dron në Moskë, mbyllen përkohësisht aeroportet! Bomba ruse në Kherson

Zëra po qarkullojnë për një takim të zhvilluar rreth njëmbëdhjetë ditë më parë të një delegacioni të NATO-s me disa liderë ushtarakë ukrainas në një vend të pazbuluar në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë. Ndërsa bombardimet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë në lënë pas viktima dhe dëme.

Rreth njëmbëdhjetë ditë më parë një delegacion i NATO-s takoi disa liderë ushtarakë ukrainas në një vend të pazbuluar në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë për të diskutuar përparimin e dështuar të kundërofensive të Kievit . Kjo është raportuar nga Guardian e cila përcakton takimin, i cili zgjati pesë orë dhe i udhëhequr nga kreu i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valerii Zaluzhnyi , një lloj "këshilli lufte".

Mëngjesin e sotëm, Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë, që ka detyruar autoritetet që përkohësisht të pezullojnë operacionet në tre aeroporte të mëdha në kryeqytetin rus.Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se droni është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Tri aeroportet e mëdha të Moskës, Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo, pezulluan fluturimet për disa orë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.

Ndërsa gjatë natës, ushtria ruse bombardoi Olgivka, në rajonin jugor të Kherson , duke goditur një shtëpi private. Një grua e moshuar pësoi djegie të rënda dhe vdiq.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
VIDEOLAJM/ Momenti kur mortaja ruse shpërthen në flakë pas goditjes nga forcat ukrainase

 

Forcat ukrainase hodhën në erë një mortajë ruse të rëndë vetëlëvizëse, ku ndodhi një shpërthim i madh.

Pamjet u publikuan nga Brigada e 92-të e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Mortaja e rusëve po operonte në Bakhmut momentin kur u godit nga ukrainasit, raporton The Sun.

Sulmi siç shihet në video u bë me një dron kamikaz.

Ora 21:27
Pas vdekjes së 3 pilotëve, Zelensky shpreh ngushëllimet e tij: Nuk do t'i harrojmë kurrë

1690528561_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, publikoi së fundmi një video në Telegram, ku shpreh ngushëllimet për aksidentin që vrau tre pilotët e forcave ajrore. 

Ai tha se mes tre pilotëve ishte edhe Andriy Pilshchikov, i cili ishte një oficer ukrainas, një nga ata që e ndihmoi shumë Ukrainën dhe se hetimet janë në vijim e sipër.

Zelensky tha se Ukraina nuk do t'i harrojë kurrë.

"Ndodhi një katastrofë në ajër mbi rajonin Zhytomyr, ku tre pilotë u vranë. Midis tyre ishte Andriy Pilshchikov, i cili ishte një oficer ukrainas, një nga ata që e ndihmoi shumë vendin tonë. Shumë! Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë, për të gjithë ata që i njohën djemtë. Hetimet për atë që ka ndodhur janë në vijim. Është herët për të dhënë detaje. Natyrisht që të gjitha rrethanat do të sqarohen. Sigurisht, Ukraina nuk do t'i harrojë kurrë të gjithë ata që u ngritën për qiellin e lirë të Ukrainës”, tha Zelensky.

Ora 20:11
Dronët iranianë për Rusinë, Moska: Jemi shtete të pavarura, s’i nënshtrohemi SHBA-së

1693074243_drone.jpg

Bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me Iranin nuk do t'i nënshtrohet presionit gjeopolitik, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, duke iu referuar presionit nga Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka ka kërkuar publikisht që Irani të ndalojë ofrimin e dronëve ushtarakë për Rusinë dhe të zvogëlojë bashkëpunimin e tij ushtarak dypalësh, raportojnë mediat e huaja.

"Nuk ka ndryshime dhe bashkëpunimi me Iranin do të vazhdojë. Ne jemi shtete të pavarura dhe nuk i nënshtrohemi diktateve të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj”, tha Ryabkov.

Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Iranit që të ndalojë shitjen e dronëve, të cilët Rusia po përdor në luftën në Ukrainë, tha një zyrtar iranian.

Rusia filloi të përdorë dronët Shahed të prodhuar nga Irani për të sulmuar thellë brenda Ukrainës vitin e kaluar. Të ashtuquajturit dronët kamikaze pa pilot nuk kanë nevojë për një pistë për t'u nisur dhe për të shpërthyer në përplasje. 

Ukraina ka mësuar të rrëzojë shumicën e mjeteve ajrore pa pilot, por Rusia i ka përdorur ato së bashku me raketat balistike dhe të lundrimit për të mposhtur mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Irani e ka pranuar dërgimin e dronëve në Rusi, por tha në të kaluarën se ata ishin dërguar përpara pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 në Ukrainë. Moska ka mohuar se forcat e saj kanë përdorur drone iraniane në Ukrainë.

Rusia ka përdorur qindra dronë iranianë dhe Ukraina ka raportuar dërgesa të rregullta në Rusi. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha në qershor se Irani kishte transferuar disa qindra drone në Rusi që nga gushti 2022.

Ora 19:20
Kievi: Negociatat me Rusinë do të nënkuptonin njohjen e së drejtës së një vrasësi duke kryer krime pa u ndëshkuar

1693070657_985.jpg

Thirrjet ndërkombëtare për Ukrainën që të negociojë paqen me Rusinë, injorojnë faktin se kjo do të ishte "njohja e të drejtës së një vrasësi duke kryer krime pa u ndëshkuar", shkroi këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak, në Telegram. 

Ai shkroi se pas krimeve të shumta nga Rusia në Ukrainë, çdo thirrje për negociata të menjëhershme duhet të konsiderohen si një refuzim i ndërgjegjshëm i parimeve morale të shoqërive moderne humaniste.

“Pasi Rusia ka kryer krime të shumta të dukshme lufte në territorin e Ukrainës, çdo thirrje për negociata të menjëhershme duhet të konsiderohet si një refuzim i ndërgjegjshëm i parimeve morale të shoqërive moderne humaniste, refuzim i parimeve themelore të demokracisë, gatishmëri për t’u njohur e drejta e një vrasësi duke kryer krime pa u ndëshkuar dhe gatishmëria për të hequr dorë nga mbrojtja e lirive të veta”, shkroi Podolyak.

Ai gjithashtu tha se apeleve të tilla dhe dëshirës kaq domethënëse për të shkëmbyer lirinë me frikën, Ukraina nuk duhet t’u përgjigjet absolutisht atyre.

Ora 17:55
Dy avionë luftarakë ukrainas përplasen në ajër, vdesin 3 pilotë

Dy avionë luftarakë ukrainas u përplasën në ajër me njëri tjetrin teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhytomyr të Ukrainës, ku humbën jetën 3 pilotë, thuhet në një deklaratë nga Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.

“Gjatë një misioni luftarak, dy avionë të tipit L-39 janë përplasur në ajër. Fatkeqësisht tre pilotë kanë humbur jetën”, thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se një pilot i njohur i Brigadës së 40-të të Aviacionit Taktik ishte në mesin e pilotëve të vdekur dhe se një hetim kishte nisur për aksidentin.

“U dërgojmë ngushëllimet tona familjeve të viktimave. Kjo është një humbje e dhimbshme dhe e pariparueshme për të gjithë ne”, deklaruan Forcat Ajrore.

Ora 17:09
Medvedev: SHBA po fiton para nga lufta Ukrainë-Rusi

1692788194_dmitrimedvedevrusi.jpg

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, tha se SHBA po fiton para nga lufta Ukrainë-Rusi.

Ai tha se nga kjo situatë e gjithë Evropa dhe bota po humbet nga ana ekonomike.

"Shtetet e Bashkuara po fitojnë para nga konflikti në Ukrainë. Evropa po humbet dhe e gjithë bota është në një situatë të keqe ekonomike”, tha Medvedev.

Medvedev tha se është një konflikt mes botës, një konflikt ekzistencial i të gjithë planetit.

“Nëse i shikojmë gjërat nga ky këndvështrim, kuptojmë se konflikti është në shkallë globale. Është një konflikt mes botëve, një konflikt ekzistencial i të gjithë planetit”, theksoi ai.

Ora 16:43
Putin u bën thirrje pjesëtarëve të Wagnerit të betohen për besnikëri ndaj Rusisë: Betohuni ose do dënoheni me burg

1690702701_vladimirputin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të grupit Wagner dhe ushtarëve të tjerë rusë që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus, raporton BBC.

Dekreti zbatohet për këdo që merr pjesë në aktivitete ushtarake në Ukrainë, ndihmon ushtrinë dhe shërben në njësitë e mbrojtjes territoriale. Ai nënshkroi dekretin të premten, derisa do të hyjë menjëherë në fuqi.

Dekreti vjen vetëm dy ditë pasi liderët e grupit Wagner u shpallën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit. Analistët sugjerojnë se dekreti i Putinit është pjesë e përpjekjeve për të rikthyer autoritetin e tij pas rebelimit të Wagnerit në qershor.

"Putini dëshiron të ketë kontroll më të rreptë mbi Wagnerin për t'u siguruar që ai nuk do të përballet me një krizë tjetër në të ardhmen", i tha BBC-së Natia Seskuria nga Royal United Services Institute, një institut në Londër.

I përshkruar në dekret si një hap për të ndërtuar themelet shpirtërore dhe morale të mbrojtjes së Rusisë, betimi përfshin një premtim për të ndjekur rreptësisht urdhrat e komandantëve.

“Është një mesazh i fshehur për inteligjencën ushtarake për të gjetur dhe ndjekur penalisht luftëtarët e Wagner-it”, tha për BBC Petro Burkovskyi, i cili drejton Fondacionin e Iniciativave Demokratike, një institut kërkimor me bazë në Ukrainë.

Dhe është një mesazh i qartë edhe për luftëtarët, Putin tha: "Ose bëni betimin ose çarmatosuni. Binduni ose shkoni në burg".

Vendet perëndimore në anën tjetër thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për vdekjen e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ora 16:30
Burimet Wagner: Putin i bërtiti Prigozhin për 3 orë, me marshimin drejt Moskës ai nënshkruajti dënimin për vdekje

1692862777_yevgenyprigozhinvladimirputinrusi.jpg

Yevgeny Prigozhin e besonte veten "të pathyeshëm", ai kishte vendosur "të ishte i pavdekshëm". Një perceptim i gabuar për veten mund t'i ketë kushtuar shumë, duke e bërë të shkujdesur, thanë ish-vartësit e Prigozhin nga grupi Wagner i dëgjuar nga Meduza. 

Pas tentativës për rebelim nga paraushtarakët kundër Moskës qershorin e kaluar, Prigozhin dhe komandantët e tjerë të Wagner u thirrën në Kremlin, ku Putin i bërtiti atij për 3 orë, por nuk i bëri asgjë atij.

Pas kësaj, Prigozhin kishte menduar se Putin kur nuk e kishte vrarë në atë moment atëherë nuk do ta vriste kurrë. Ndërsa një veteran tha se të gjithë e prisnin vdekjen e tij pas kësaj gjëje.

"I bërtiti për tre orë. Ai bërtiti hapur, por më pas nuk i bëri asgjë. Ndoshta Prigozhin mendoi: Nuk na vrau menjëherë, kështu që nuk do të na vrasë kurrë. Fjalë që duket se aludojnë për përgjegjësinë e Kremlinit në rrëzimin e avionit që i kushtoi jetën Prigozhinit. Të gjithë e prisnim, duhej të kuptoni se kur. Me marshimin drejt Moskës, Prigozhin nënshkruajti dënimin për vdekje”, tha një veteran i Wagnerit.

Ora 16:21
Vdekja e Prigozhin, Inteligjenca e SHBA: Një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit

 

Një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit ku ndodhej udhëheqësi i grupit Wagner, vlerëson paraprakisht inteligjenca amerikane.

Janë shtuar dyshimet se presidenti rus Vladimir Putin, edhe pse lavdëroi Prigozhin, ishte arkitekti i atentatit. Sipas VOA-s, një nga zyrtarët amerikanë tha se vlerësimet paraprake tregojnë se Yevgeny Prigozhin ishte “me shumë gjasë” në shënjestër dhe se shpërthimi përputhet me “historinë e gjatë të Putinit për t’i mbyllur gojën kritikëve të tij”. 

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të bënin komente, nuk dhanë asnjë detaj mbi atë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili besohet gjerësisht si një hakmarrje për rebelimin e grupit Wagner në qershor, sfida më e madhe ndaj sundimit 23 vjeçar të udhëheqësit rus.

Disa nga ndihmësit e lartë të zotit Prigozhin ndodheshin në avionin e rrëzuar. Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta.

Ai nuk pranoi të thoshte nëse Shtetet e Bashkuara dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat. Detajet e vlerësimit të inteligjencës amerikane u publikuan ndërsa Presidenti Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhinit.

Menjeherë pas ngjarjes, presidenti Joe Biden, duke folur para gazetarëve, tha se besonte se Presidenti Putin kishte gisht në rrëzimin e avionit, megjithëse ai e pranoi se nuk kishte informacion që verifikonte vlerësimin e tij.

Ora 15:57
SHBA: Moska përdor spiunët civilë për të përhapur propagandën në Perëndim

1691566487_rusimoska.jpg

Inteligjenca ruse po kryen një program "sistematik" të përhapjes së propagandës pro-Kremlinit përmes "objektivave civile" në SHBA dhe Perëndim. 

Dokumentat e deklasifikuara të agjencive amerikane e kanë zbuluar këtë gjë së fundmi.

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) pretendohet se po përpiqet të ndikojë në politikën perëndimore dhe opinionin publik duke dërguar civilë rusë në dukje të pavarur për të ndërtuar marrëdhënie me figura të shquara në SHBA, në mënyrë që të përhapet një narrativë pro-ruse.

Ora 15:51
Tjetër detaj për vdekjen e Prigozhin! Thanë se punonin për kompaninë RusJet, para nisjes, avioni u inspektua nga dy blerës

1692879789_prigozhin.jpg

Dy blerës të aeroplanit të Yevgeny Prigozhin u shfaqën pak para ngritjes së avionit për një inspektim njëorësh të avionit, raporton gazeta ruse. 

Dyshohet se të dy thanë se punonin për RusJet. Njëri prej tyre nuk kishte pasaportë ruse, por më vonë rezultoi se ata nuk punonin për RusJet. 

Ky është vetëm një shembull tjetër i misterit që i mori jetën Prigozhin, tha eksperti rus i sigurisë Marc Galeotti.

Ora 15:43
Rusia akuzon Kievin: 6 të plagosur në sulmin në Belgorod

1693057359_85.jpg

Të paktën gjashtë persona janë plagosur në një sulm të denoncuar nga rusët dhe që i atribuohet ukrainasve që goditi rajonin Belgorod të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën.

"Gjashtë civilë u plagosën nga bombardimet ukrainase në të cilin u përdorën municione thërrmuese", shkroi guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në Telegram. 

Guvernatori shtoi se një person është në gjendje të rëndë mes të plagosurve. 

Më herët guvernatori kishte denoncuar plagosjen e 4 personave gjatë sulmit në zonën e Urazovos.

Ora 15:27
Medvedev: Perëndimi po i shtyn të gjithë drejt Luftës së Tretë Botërore

1692193997_7.jpg

Perëndimi po i shtyn të gjithë drejt Luftës së Tretë Botërore, duke injoruar sinjalet nga Moska, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, në një intervistë.

"Sinqerisht, do të kishte qenë më mirë që ata t'i kishin dëgjuar sinjalet. Në çdo rast, botës nuk do t'i duhej të përballej me kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore. Në fakt, kundërshtarët tanë janë duke i shtyrë të gjithë", tha Medvedev.

Gjithashtu ai tha se përgjigjia e ashpër e Rusisë në ngjarjet që përfshinin Gjeorgjinë në vitin 2008 duhet të kishte shërbyer si një sinjal i fortë për SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, ku duhet të dëgjonin me patjetër shqetësimet e Moskës.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Biden pendohet që u tërhoq nga gara presidenciale: Do e kisha mundur Trumpin

Biden pendohet që u tërhoq nga gara presidenciale: Do e kisha mundur Trumpin