Lufta/ Moska: Putin planifikon të vizitojë Turqinë me ftesë të Erdoganit! Zelensky: Ne ua detyrojmë jetën tonë atyre që mbrojnë popullin tonë

Ukraina gjatë natës së kaluar është përballur me sulme me dron nga Rusia. Forcat ruse sulmuan Odesën me 13 drone Shahed, të gjithë të shkatërruar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale Serhiy Bratchuk në Telegram. Alarmi i sulmit ajror ra mbrëmë në 12 rajone të Ukrainës. Impiantet industriale u dëmtuan në Dnepropetrovsk Oblast, pas shpërthimeve. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Kharkov.

Presidenti rus Vladimir Putin po planifikon një vizitë në Turqi me ftesë të homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan, por data specifike ende nuk janë diskutuar. Kështu deklaroi asistenti i presidentit rus Yuri Ushakov duke folur për agjencinë Interfax . 

"Presidenti i Turqisë i ka konfirmuar ftesën e tij presidentit tonë për të vizituar Turqinë. Plane të tilla ekzistojnë, por data specifike nuk janë diskutuar ende," tha zyrtari.

Forca Ajrore e Kievit tha se gjatë natës kanë rrëzuar 20 dronë iranianë Shahed-136/131 të përdorur nga forcat ruse. Mbrojtja ajrore ukrainase thotë se katër avionë strategjikë Tu-95MS të ushtrisë ruse lëshuan katër raketa lundrimi X-101/X-555 nga Deti Kaspik. Njëra prej raketave u shkatërrua nga Ukraina, ndërsa të tjerat goditën impiantet industriale në rajonin Dnipro Ndërkohë, një person u plagos mbrëmë gjatë një sulmi rus në qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën jug-qendrore ku u goditën dy komplekse industriale.

“Sonte armiku ka sulmuar sërish me raketa Kryvyi Rih. Janë goditur dy ndërmarrje industriale. Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet në spital në gjendje jo të rëndë”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale Sergiy Lysak në Telegram.

Është hera e dytë që Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelenskiy, është në shënjestër të sulmeve ruse këtë javë. Presidenti ukrainas tha se të gjithë në Ukrainë ia detyrojmë atyre që mbrojtën jetën e popullit.

"Kujtoni gjithmonë se të gjithë ne në Ukrainë ua detyrojmë jetën tonë atyre që mbrojtën jetën e popullit tonë dhe pavarësinë tonë", ka thënë Zelensky në mesazhin e tij.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës