Izraeli ka goditur Libanin lindor pranë qytetit Baalbeck, në provincën Baalbek-Hermel. Raportohet për 12 viktima nga sulmi që goditi qendrën e mbrojtjes civile pranë Baalbek.
Ndërkohë Kombet e Bashkuara raportojnë se në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vazhdojnë të përdorin taktika vdekjeprurëse luftarake që duket se shkojnë përtej standardeve të masave të sigurisë. Zyra për Koordinimin e Ndihmës Humanitare në OKB thekson se ‘Shkatërrimet vazhdojnë në të gjithë Bregun Perëndimor, duke penguar aksesin e popullsisë në shërbimet jetike’.
Sakaq, mëngjesin e sotëm Izraeli lëshoi një urdhër evakuimi të detyruar për një periferi të Bejrutit, duke njoftuar për një sulm. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite urdhëroi banorët e periferisë jugore të Ghobeiry që të evakuohen menjëherë pasi një sulm do të kryhet së shpejti në një numër objektivash. Një hartë paralajmëruese u lëshua gjithashtu që tregon disa ndërtesa të theksuara, por me dy të shënuara të kuq, duke paralajmëruar se ‘këto ndërtesa dhe ato ngjitur me to duhet të evakuohen menjëherë.





Komente
Komento