Forcat amerikane rrëzuan një raketë balistike anti-anije dhe tre sisteme sulmi ajror pa pilot të nisur nga zonat e kontrolluara nga Huthi të Jemenit të mbështetura nga Irani drejt USS Carney në Detin e Kuq.
Kjo është bërë e ditur nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, sipas Reuters. Forcat amerikane më pas shkatërruan tre raketa kundër anijeve dhe tre anije sipërfaqësore pa pilot për vetëmbrojtje, tha Centcom në një deklaratë.
Nga ana tjetër Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për luftën e Izraelit ndaj Gazës në atë që konsiderohet komenti i tij më i hapur për luftimet, ndërsa presioni ndërkombëtar rritet ndaj Shteteve të Bashkuara për të frenuar aleatin e saj.
"Po," u përgjigj Trump, kur u pyet në një intervistë në Fox News nëse ai ishte "në kampin e Izraelit". Intervistuesi më pas pyeti nëse ish-presidenti "pajtohej" me mënyrën se si Izraeli po kryente ofensivën e tij në Gaza. "Problemi duhet zgjidhur," u përgjigj manjati.
Lajmi në përditësim...