Lufta/ Për herë të parë, Putin viziton rajonet e pushtuara të Khersonit dhe Donbassit! SHBA akuza Brazilit për pritjen e ministrit të Jashtëm rus

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dalë në terren për herë të parë që pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke vizituar së fundmi rajonet e pushtuara të Khersonit dhe Donbassit. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi i Kremlinit, duke shkruar se Putin ka zhvilluar takime me oficerë të lartë të forcave ajrore për t'u informuar më shumë lidhur me pikën ku ndodhen luftimet ndaj ukrainasve. Po ashtu në njoftimin e bërë, thuhet se takimet në terren të Putinit nuk ishin parapërgatitur. 

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar sa i takon vizitës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov në Brasilia të Brazilit. Pentagoni nuk kurseu as akuzat kundër Brazilit duke e akuzuar se po i bënte jehonë propagandës ruse dhe asaj kineze.

Ndërsa nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Brazilit, Mauro Vieira ka mbrojtur marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë dhe ka hedhur poshtë kritikat e bëra nga Uashingtoni.

“Sipas Shtëpisë së Bardhë, Brasilia po i bën jehonë propagandës ruse për konfliktin në Ukrainë. Unë nuk e di se si dhe pse (zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë) doli në këtë përfundim. Por unë nuk jam dakord në asnjë mënyrë," u tha Mauro Vieira gazetarëve në Brasilia, ku presidenti Luiz Inacio Lula da Silva u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Absolut Vodka ndal eksportet në Rusi

Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në Rusi, pas kritikave që ka marrë në shtetin e origjinës, Suedi. Fillimisht, kompania i ka ndalur eksportet në mars të vitit 2022, pasi Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë. Mirëpo kompania e saj amë, Pernod Ricard, ka konfirmuar se disa produkte po eksportohen sërish.

Ky njoftim është përcjellë me zemërim. Pernod Ricard, më pas ka njoftuar se i ka ndaluar sërish të gjitha eksportet e pijes Absolut Vodka, ashtu që të mbrojë stafin dhe partnerët nga kritikat. Në deklaratë është thënë se kompania po e shfrytëzon të drejtën për “të mbrojtur stafin dhe partnerët pasi ne nuk mund t’i ekspozojmë ata ndaj kritikave masive dhe në të gjitha format”.

Javën e kaluar, shumë restorante dhe bare të njohura në Suedi, e kanë hequr këtë pije nga raftet e tyre, dhe politikanët e kanë dënuar eksportimin e saj. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka thënë se është “shumë i befasuar" që kompania ka rinisur eksportet. Para luftës, Pernod Ricard, e ka siguruar 3 për qind të fitimit vjetor në tregjet ruse, dhe pavarësisht se nuk do të shesë më pijen Absolut Vodka, ajo do të vazhdojë shitjen e disa produkteve tjera në Rusi./REL

Ora 19:02
OKB: 8,500 civilë të vrarë në Ukrainë, mbi 14,000 të plagosur

1681104142_ukraine.JPG

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 8,534 civilë janë vrarë. Kështu njoftoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke shtuar se 14,370 janë lënduar.

Sipas OKB-së, 6,634 civilë u vranë në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe 1,900 në territorin e kontrolluar nga Rusia. 

Rajonet me numrin më të madh të vdekjeve të civilëve, 3,950, janë ato të Donetskut dhe Luhanskut.

Ora 13:58
FOTO/ Gazetari i “Wall Street Journal” në sallën e gjyqit, sot mbahet seanca për vendimin e paraburgimit

Evan Gershkovich, gazetari i Wall Street Journal, ka dalë sot në gjyq pasi po mbahet seanca mbi apelimin kundër vendimit të paraburgimit të tij.  

Gazetari Gershkovich, i cili aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo ka ankimuar vendimin  e dhënë nga Moska, e cila e akuzon për spiunazh.

Kjo është hera e parë që Gershkovich shfaqet që kur u arrestua, ai u pa i buzëqeshur dhe optimist për vendimin e gjykatës.

 

Ora 11:30
U arrestua për ‘spiunazh’ nga Rusia, gazetari amerikan apelon vendimin

1681810647_gazetariiwsj.png

Evan Gershkovich, gazetar me përvojë në Rusi, u arrestua muajin e kaluar në qytetin e Jekaterinburgut, teksa njoftonte gjendjen e luftës nga fronti Rus për gazetën Wall Street Journal.

Megjithëse Gershkovich dhe Uashingtoni hodhën poshtë kategorikisht akuzat e ngritura nga Moska për spiunazh, autoritetet ruse urdhëruan paraburgimin e tij deri më 29 maj, i cili mund të zgjatet deri në një gjykim të mundshëm.

Mirëpo gazetari do të apelojë kundër arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim në gjykatën Ruse.

Gjykata ruse do të dëgjojë ankesën e paraqitur nga avokati i Gershkovich, për të cilën nuk është caktuar ende një datë për shqyrtimin e saj.

 Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj. Ai mund të përballet me 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit.

Kujtojmë se është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

Ora 11:24
Vizita e Putinit në Kherson dhe Donbass, reagon Kievi: U shfaq në skenën e krimeve të tij për të shijuar masakrat e kryera

1666612684_f29d540a814c92b7bad8cf85ca7f23f31660920817extralarge.jpeg

Këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podoliak ka reaguar për vizitën e Putinit në rajonet e Khersonit dhe Donbassit që në pjesën më të madhe janë të pushtuar nga rusët.

Podoliak tha se Putin ka vizituar skenën e krimeve të tij dhe e cilësoi si turne të autorit të vrasjeve masive në Ukrainë.

“Ky udhëtim është një turne i veçantë i autorit të vrasjeve masive në territoret e pushtuara dhe të shkatërruara për të shijuar krimet e kryera nga forcat ruse”- u shpreh ai.

Ora 10:48
Bomba në tregun Kherson pas vizitës së Putinit

1681807801_128136172dd0c4c754d09902aeabecbef43a4a7cb600b6b6a0012809601000x750.jpg

Ushtria ruse po bombardon zonën e tregut në Kherson qendror, gjashtë civilë u plagosën, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës Andriy Yermak, cituar nga media kombëtare. Sulmi vjen pasi Kremlini njoftoi në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm për vizitën e presidentit Vladimir Putin në selinë ruse të batalionit Dnepr në rajonin Kherson, në jug të Ukrainës. Në 24 orët e fundit, sipas ushtrisë ukrainase, trupat ruse kanë sulmuar rajonin 57 herë me artileri, dronë dhe aviacion.

Ora 10:47
Von der Leyen: Kthimi i shpinës ndaj Kinës nuk është në interes të BE-së

1680173287_wdawuS5.jpg

"T'i kthejmë shpinën Kinës nuk është e përshtatshme dhe nuk është në interesin tonë. Evropa duhet të ecë drejt eliminimit të rreziqeve që karakterizojnë marrëdhëniet me Pekinin, por pa u shkëputur". Kështu deklaroi kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen duke folur për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës në Eurodhomën.

“Partia Komuniste Kineze ka lënë mënjanë politikën që ka karakterizuar vendin në vitet e fundit, si në rastin e Tajvanit”, shpjegoi von der Leyen, duke nënvizuar nevojën për një “strategji të BE-së” dhe duke theksuar se si “nuk duhet të mbyllim nuk vështron as shkeljen e të drejtav

Ora 10:18
'Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj', Putin flet me ushtarët në rajonin Kherson

U raportua më herët se Presidenti Vladimir Putin kishte vizituar selitë ushtarake në Kherson dhe Luhansk, pjesë të të cilave kontrollohen nga forcat ruse.Tani janë shfaqur pamjet e vizitës, ku lideri rus diskutoi luftën me ushtarët.

I veshur me një xhaketë blu, zoti Putin u shfaq në televizionin shtetëror rus duke zbritur nga një helikopter ushtarak në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës dhe duke përshëndetur zyrtarët.

Më herët nuk u njoftua se çfarë bisedoi konkretisht udhëheqësi Rus me ushtarët e tij por nga transmetimi në televizion shfaqej Putin teksa u thoshte ushtarëve se për të ishte shumë  e rëndësishme të dëgjointe mendimin e tyre.

"Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t'ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione,"

Putin gjithashtu u dhuroi ushtarakëve ikona dhe i uroi për festën e Pashkëve.

 

 

Ora 10:13
A po ndikojnë sanksionet mbi popullin e Rusisë?

BE-ja dhe Perëndimi kanë vendosur sanksione të paprecedentë kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të tyre në Ukrainë.Sanksionet përfshijnë masa kufizuese të synuara ndaj individëve dhe masa më të gjera ekonomike – duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës ruse të sjellë nga deti dhe masat e vizave.

Sanksionet janë të mëdha, por çfarë ndikimi kanë ato në ekonominë e Rusisë?

Në një intervistë në Wall Street Journal, një banor i Moskës tha se nuk ndjente se mënyra e jetesës kishte ndryshuar shumë në vendin e tij, por ajo që po zbërthehej ishte "efekti i ndërlikuar"që kishte vështirësuar dhe shtrenjtuar jetën për Rusët.

Duke përshkruar ndryshimet që kishte parë në vendin e tij vitin e kaluar, ai vazhdoi të thoshte se shumica e njerëzve nuk e kishin ndjerë se sanksionet kishin ndikuar në jetën e tyre dhe arsyeja për këtë ishte se shumica e tyre synonin bizneset.Megjithatë, sanksionet financiare kanë ende një ndikim mjaft të madh në banka, çmimin e mallrave dhe udhëtime.

Qytetari Rus tha se doni të shkoni në pushime ose të transferoni para te disa të afërm, ju duhet të gjeni mënyra përmes kriptomonedhës, një detyrë mjaft e madhe dhe që kërkon shumë kohë.Ai gjithashtu tha se ishte me të vërtetë e vështirë për të gjetur rroba të mira në Rusi dhe udhëtimi ishte shumë më i vështirë.

Kremlini ka ndikim më të madh se sanksionet.Megjithatë, ai tha se efekti më i madh në jetën e përditshme të rusëve nuk vjen nga sanksionet, por nga ajo që po bënte Kremlini.

Ai tha gjithashtu se qytetarët duhet të "peshojnë fjalët e tyre" sepse ka shumë raste kur njerëzit shkojnë në burg.

"Ju duhet të mendoni përpara se të bëni diçka, si përpara se të shprehni mendjen tuaj", përmbylli qytetari Rus.

Ora 08:54
Rusia mund të reduktojë numrin e trupave në rajonin Donbas

1681133526_ikrain.JPG

Rajon historik, kulturor dhe ekonomik i Donbasit, që ndodhet në Ukrainën lindore është  pushtuar nga Rusia dhe prej kohësh aty po kryhen luftime të ashpra dhe të dhimbshme.

Ekziston një mundësi që në rajonin  e kthyëer në një fuhsëbetjë të përgjakshe Rusia të reduktojë numrin  e trupave të saj.

Kjo është bërë e ditur nga Ministia e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, përmes një njoftimi në tëitter ku thuhej se luftimet e ashpra që kanë vazhduar përgjatë vijës së frontit të Donbasit mund të  “ulen”

Ndërkohë, në qytetin Bakhmut, ushtria ruse dhe forcat e grupit Ëagner po vazhdojnë të bëjnë përparime, ndërsa Ukraina në përgjithësi po mban mbështjelljen e Rusisë nga jugu.

Dhe për të dyja palët, renditja e saktë e çdo tërheqjeje të madhe të njësive të tyre rreth Bakhmutit është bërë një "çështje kritike", me Ukrainën që dëshiron të çlirojë një forcë sulmuese dhe Rusia.

 

Ora 08:43
Putin takon ushtarët rusë në rajonin Kherson të Ukrainës

 

Vladimir Putin ka vizituar ushtarët në rajonet jugore të Kherson dhe Luhanskun lindor, të cilat mbahen pjesërisht nga Rusia.

Kherson, qyteti port i Ukrainës, i vendosur buzë Detit të Zi është shtëpia e një industrie të madhe të ndërtimit të anijeve dhe një qendër ekonomike rajonale e rëndësishme, e cila u aneksua ilegalisht në shtator, së bashku me tre rajone të tjera të Ukrainës.

Udhëheqësi rus mori pjesë në një takim të komandës ushtarake në rajonin Kherson për të dëgjuar raporte nga komandantët dhe për të folur me oficerët e tjerë të lartë mbi situatën në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat Moska i ka shpallur pjesë të Rusisë.

Ai vizitoi gjithashtu selinë e Gardës Kombëtare në rajonin e Luhanskut, një pjesë tjetër e Ukrainës të cilën Moska e aneksoi vitin e kaluar.Kremlini nuk njoftoi se kur Putin mori pjesë në takime apo çfarë komentesh bëri.

Kujtojmë se nëntorin e kaluar, trupat ruse u urdhëruan të tërhiqeshin nga qyteti Kherson dhe zonat përreth në jug të Ukrainës.Njoftimi shënoi një nga tërheqjet më të rëndësishme të Rusisë dhe një tjetër pengesë poshtëruese për Putin.

Rajoni i Khersonit u aneksua ilegalisht në shtator, së bashku me  Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhzhia. Komuniteti ndërkombëtar nuk i ka njohur aneksimet.

Ora 07:59
Putin del në terren, viziton rajonet e pushtuara të Khersonit dhe Donbassit në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në një takim komandues ushtarak në rajonin Kherson të Ukrainës , i cili mbahet pjesërisht nga Rusia. Kremlini e pretendon këtë në një deklaratë të lëshuar nga mediat ruse. Putin dëgjoi raporte nga komandantët e Forcave Ajrore dhe Grupit të Ushtrisë "Dnepr", si dhe oficerë të tjerë të lartë.

Pas vizitës në selinë e grupit të trupave "Dnepr" në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi edhe në Republikën e vetëshpallur Popullore të Lugansk, Donbass, ku vizitoi selinë e Gardës Kombëtare "Vostok". Kjo u bë e ditur nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, duke nënvizuar se të dy udhëtimet nuk ishin përgatitur paraprakisht

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 18/04/2023 11:27

    Fiks Turi

    Përgjigju
  • Turi: 18/04/2023 07:39

    Tani ne fillim do ta kete pak te veshtire amerika pastaj me kalimin e kohes do mesohet qe nuk do tja var njeri , ne fillim te iken fuqia pak nga pak pastaj e gjitha njeheresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë