Hamas sulmon Izraelin, 8 raketa lëshohen nga Rafahu! Ushtria izraelite: I kapi sistemi ajror i mbrojtjes

Hamas sulmon Izraelin, 8 raketa lëshohen nga Rafahu! Ushtria izraelite: I kapi sistemi ajror i mbrojtjes

Për herë të parë në gati gjashtë muaj, një breshëri raketash u lëshua nga Rafah, drejt Izraelit qendror. Sirenat paralajmëruese ranë në disa qytete dhe Hamasi njoftoi se kishte nisur një sulm masiv drejt Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se bëhet fjalë për 8 raketa, të cilat u kapën nga sistemet ajrore mbrojtëse.

Shërbimet e urgjencës izraelite kanë raportuar aktualisht një lëndim të lehtë në Hertzlya, ku një makinë u godit nga copëza.

Përveç sulmit iranian më 13 prill, Tel Avivi nuk ishte shënjestruar për muaj të tërë.

Të paktën 35.984 palestinezë janë vrarë dhe 80.643 janë plagosur në luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Këto janë të dhënat e përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Ministria shtoi se 81 persona u vranë dhe 223 u plagosën vetëm në 24 orët e fundit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Kamionët me ndihma nisin të hyjnë në Gaza nga vendkalimi Kerem Shalom

 

Dhjetra kamionë të ngarkuar me ndihma, duke përfshirë karburant, kanë hyrë në Rripin e Gazës nga Egjipti përmes kalimit Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të ndryshme egjiptiane. Kamionët, secili i ngarkuar me rreth 20 tonë ushqime, si dhe katër cisterna, filluan të hyjnë nga territori egjiptian drejt korridorit që të çon në Kerem Shalom, ku po inspektohen nga Izraeli, thanë burime egjiptiane të sigurisë dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

Kjo është hera e parë që Egjipti dërgon ndihma në Gaza që pas njëzet ditësh kur Izraeli mori kontrollin e anës palestineze të kalimit Rafah, në jug të enklavës dhe në kufirin me gadishullin Sinai.

Ora 10:36
Protesta/ Mijëra izraelitë përleshen me policinë në rrugët e Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahut

Në Tel Aviv kanë shpërthyer përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Mijëra qytetarë u mblodhën kundër qeverisë dhe duke bërë thirrje që pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza të kthehen në shtëpi.

Protestuesit mbanin në duar foto të disa ushtareve femra të cilat u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, e të tjerë mbanin pankarta në të cilat shkruanin “Nadloni luftën dhe ndihmoni njerëzit.”

Sipas raportimeve, ata i bënë thirrje qeverisë që të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve. Nuk munguan as thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në pranga përfunduan 7 persona që morën pjesë në protestë dhe disa u lënduan. Protesta pati edhe në qytete të tjera të vendit përfshirë këtu edhe qytetin-port të Haifas.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar