Në ditën e 17-të luftës, situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar. Irani nuk i ka ndaluar sulmet drejt bazave ushtarake amerikane të pozicionuara në vendet e rajonit, ndërsa së fundmi është sulmuar dhe një bazë ushtarake e vendosur në Kuvajt, ku qëndrojnë dhe ushtarë amerikanë. Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, u shpreh se vendi i tij nuk është në luftë dhe se Italia nuk është objektivi i Iranit.
Për herë të parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka kërkuar bashkëpunim me Evropën me qëllim garantimin e kalimit të sigurtë të naftës në Ngushticën e homuzit, e bllokuar nga iranianët që në ditën e nisjes së sulmeve.
Trump dhe njëherë shprehu zhgënjimin e tij për Britaninë e Madhe dhe kryeministrin Keir Starmer, i cili refuzoi të merrte veprime konkrete kundër Iranit. Në një intervistë, Trump tha se e "Mbretëria e Bashkuar mund të konsiderohet aleati numër një, ai me historinë më të gjatë e kështu me radhë, megjithatë, kur u kërkova atyre të ndërhynin, ata refuzuan. Dhe sapo ne në thelb eliminuam aftësinë kërcënuese të Iranit, ata thanë: 'Epo, atëherë do të dërgojmë dy anije'. Dhe unë thashë: 'Na duhen këto anije para se të fitojmë, jo pasi të fitojmë’”.
Trump tha se NATO do të përballet me një të ardhme shumë negative nëse nuk ndihmon në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. "Nëse nuk ka përgjigje, ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të jetë shumë negative për të ardhmen e NATO-s", tha ai.
Dhe njëherë tjetër, presidenti Donald Trump tha se nuk ka marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës.
Lajmi në përditësim...

Një person ka ndërruar jetë në Abu Dhabi teksa është goditur nga një raketë iraniane teksa ishte duke lëvizur me makinë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme Kaja Kallas u shpreh se NATO nuk mund të ndërhyjë për hapjen e ngushticës së Hormuzit pasi ajo zonë është jashtë juridiksionit të Aleancës.
"Ne kemi qenë në kontakt me NATO-n më parë, por kjo është vërtet jashtë zonës së ndërhyrjes së NATO-s. Kjo është arsyeja pse kemi Operacionin Aspides, dhe ka shtete anëtare të gatshme të kontribuojnë, si në 'koalicionin e të gatshëmve' ashtu edhe në vetë operacionin, por është një zonë jashtë territorit të NATO-s. Nuk ka vende të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit", tha Kallas.
"Së pari duhet të diskutojmë se çfarë janë të gatshme të bëjnë shtetet anëtare në Ngushticën e Hormuzit. Ekziston gjithashtu diskutimi se mund të ketë ndërhyrje pasi të mbarojnë luftimet kryesore. Por sigurisht, ekziston nevoja për të rihapur Ngushticën e Hormuzit tani. Kështu që do ta diskutojmë këtë sot", shtoi ajo.

Ushtria izraelite thotë se Brigada e saj e 91-të ka filluar operacionet tokësore në Libanin jugor për të “zgjeruar” “zonën e saj të mbrojtjes përpara”.
Në një postim në X, ushtria tha se qëllimi i operacionit i nisur “ditët e fundit”, ishte shkatërrimi i infrastrukturës së Hezbollahut dhe “largimi i kërcënimeve” dhe krijimi i “shtresës shtesë të sigurisë” për banorët izraelitë që jetojnë pranë kufirit me Libanin.
Sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit, sulmet e Izraelit ndaj vendit që nga 28 shkurti kanë vrarë të paktën 850 persona, përfshirë 66 gra, 107 fëmijë dhe 32 punonjës shëndetësorë. 2,105 të tjerë janë plagosur, ndërsa më shumë se 800,000 janë zhvendosur.
Pas një ndërprerje të funksionimit, fluturimet në aeroportin e Dubait kanë rinisur gradualisht. Ndërpreja erdhi pas rrëzimit të një droni iranian, i cili shkaktoi zjarr në një depo karburanti aty pranë.
"Fluturimet për në dhe nga DXB po rifillojnë gradualisht në destinacione të zgjedhura, pas pezullimit të përkohshëm të zbatuar si masë paraprake", tha Aeroporti i Dubait në një njoftim për shtyp.
Komente













Kush e ndegjon Trapin eshte nji Idiot Trapit nuk i intereson askush tjeter vecse vetvetja,Kanceri ka ma shum moral sesa Trapi, Trapi dhe Netanjahu kan vendosur qe energjin e Botes ta konfikojn per vete dhe neve Injorantet e Evropes te mvaremi nga ata pse nuk zgjohen keta analistet Injorant te Evropes dhe ta ndalojne mos i ndihmojne tani dota futi Naton ne Konflikt qe neser i shpeton denimit per Gjenocid.
Përgjigjuky mendon se do luftoj vetem kunder te gjithe botes.....wrong decision mr president.....te kane pare qe po e ben kete lufte vetem per interesat personale prandaj
Përgjigju