Lufta/ Udhëheqësit fetarë vizitë në Ukrainë në shenjë solidariteti

Lufta/ Udhëheqësit fetarë vizitë në Ukrainë në shenjë solidariteti

Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë do të vizitojë Ukrainën sot për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga pushtimi.

Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsi.

Delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë dhe hindu dhe ish-kryepeshkopi i Canterbury-t, Rowan Williams.

Williams i tha BBC Radio Four në një intervistë javën e kaluar se kishte një "rast të fortë" për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Papa Françesku e ka bekuar vizitën, duke thënë se kjo nuk ishte koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti "këto veprime të neveritshme".


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç