Lufta/ Ukraina godet për herë të parë Rusinë me raketa amerikane! Moska kërcënon me luftë bërthamore, Shtëpia e Bardhë: E papërgjegjshme

Lufta/ Ukraina godet për herë të parë Rusinë me raketa amerikane! Moska kërcënon me luftë bërthamore, Shtëpia e Bardhë: E papërgjegjshme

Raketë Atacms

Agresioni rus në Ukrainë tashmë ka hyrë në ditën e 1000-të të tij. Kievi nis të përdor raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë Kievit lejen për të përdorur për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë.

Agjencia ukrainase RBS UKRAINE citoi një burim që I kishte konfirmuar se këtë të martë (19 nentor) ushtria ukrainase goditi objektivat e saj me sukses duke përdorur raketat amerikane.  Sipas burimit, sulmi kishte në shënjestër një objekt ushtarak pranë qytetit të Karaçevit në rajonin Bryansk të Rusisë, lokacion që ndodhet rreth 130 kilometra nga kufiri ukrainas.

Edhe Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të martën se Ukraina hodhi gjashtë raketa ATACM të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara në rajonin rus të Bryanskut.

"Në orën 3.25 të mëngjesit armiku goditi një vend në rajonin Bryansk me gjashtë raketa balistike. Sipas informacioneve të konfirmuara, këto janë raketa taktike ATACMS të prodhimit amerikan", tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
 

Duke iu refereruar një deklarate zyrtare, agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se ushtria kishte rrëzuar pesë prej tyre dhe kishte dëmtuar një tjetër.  Sipas autoriteteve ruse disa pjesë të raketave kishin rënë në territorin e një objekti ushtarak, për të cilin nuk u dhanë detaje, duke shkaktuar zjarr. Por Moska tha se copat e raketës nuk kishin shkaktuar dëme materiale, apo viktima.

Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin ka ndryshuar doktrinën e përdorimit të armëve bërthamore. Sipas këtyre ndryshimeve Rusia mund të sulmojë me armë bërthamore Ukrainën edhe vendet që nuk kanë armë të tilla por janë në aleancë ushtarake kundër saj.

Shtëpia e Bardhë denonco "retorikën e papërgjegjshme" të Rusisë për energjinë bërthamore. Kjo u deklarua nga një zyrtar i administratës së presidentit Joe Biden në lidhje me përditësimin e doktrinës bërthamore nga Rusia, vendim i miratuar nga presidenti Vladimir Putin.

Vendimi i Joe Biden për ta autorizuar Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë erdhi pasi Rusia përfshiu ushtarët koreano veriorë në frontet e saj të luftës. Ekspertët e sigurisë thonë se raketat me rreze deri në 300 km do të ndihmojnë Ukrainën të riamrrë qindra milje territor të pushutar nga Rusia. 

Shtëpia e Bardhë denoncon "retorikën e papërgjegjshme" të Rusisë për energjinë bërthamore. Kjo u deklarua nga një zyrtar i administratës së presidentit Joe Biden në lidhje me përditësimin e doktrinës bërthamore nga Rusia, vendim i miratuar nga presidenti Vladimir Putin.

Moska sulmoi për herë të tretë zona të banuara në Ukrainë brenda tre ditësh, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë, ndërsa lufta arriti në ditën e saj të 1000-të. Civilët ukrainas janë sulmuar në mënyrë të përsëritur nga dronët dhe raketat ruse gjatë luftës, ndërsa ushtria e vendit ndodhet nën presion në fushën e betejës duke u përballur me një kundërshtar më të fuqishëm.

Të dielën, një raketë balistike ruse me municione thërrmuese goditi një zonë të banuar në Sumy në veri të Ukrainës, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur 84 të tjerë. Të hënën, një breshëri raketash ruse shkaktoi zjarre në disa apartamente në portin jugor të Odesës, duke vrarë të paktën 10 persona e plagosur 43 të tjerë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se seria e sulmeve ajrore dëshmon se Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i interesuar për t'i dhënë fund luftës
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Moska kërcënon me luftë bërthamore, Shtëpia e Bardhë: E papërgjegjshme! Borrell: Lufta bërthamore s’ka fitues! Starmer: Do vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën

1732038915_F0CEDDA8CDA3A365792FF3B0EB0FC.jpg

Shtëpia e Bardhë, SHBA

Shtëpia e Bardhë denoncon "retorikën e papërgjegjshme" të Rusisë për energjinë bërthamore. Kjo u deklarua nga një zyrtar i administratës së presidentit Joe Biden në lidhje me përditësimin e doktrinës bërthamore nga Rusia, vendim i miratuar nga presidenti Vladimir Putin.

Më herët, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha gjithashtu se “kjo nuk është hera e parë” që Moska kërcënon me përshkallëzim të luftës në përdorimin e armëve bërthamore.

“Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet, dhe për këtë arsye nuk duhet të bëhet kurrë dhe çdo thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme”,- tha Borrell.

Së fundmi, edhe kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi si të papërgjegjshme kërcënimin periodik të Moskës për përdorimin e armëve bërthamore, por shtoi se kjo nuk e zmbraps Perëndimin në mbështetjen e saj për Ukrainën.

Ora 18:34
Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane, Zelensky nuk e konfirmon por thotë se do sulmojë në vazhdim

1732037688_20241119t111746z1027182849rc.jpg

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë një sulm brenda Rusisë duke përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi.

Por, presidenti ukrainas tha se vendi i tij zotëron një arsenale të gjërë armësh me rreze të gjatë veprimi.

“Ukraina ka drone me rreze të gjatë, të prodhuara vetë. Kemi 'Neptun' (raketë lundrimi ukrainase) dhe jo vetëm një. Dhe tani kemi ATACMS. Ne do t'i përdorim të gjitha këto",- tha Zelensky gjatë një konference për shtyp të marten (19 Nëntor 2024).

Ora 17:58
Lavrov: Franca tashmë është përfshirë në luftë! Macron, mbështetës i zjarrtë i disfatës së Moskës

1732035611_333952.jpg

Sergey Lavrov

Franca tashmë është përfshirë në luftën në Ukrainë. Këtë e tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kur foli për stërvitjen e ushtarëve ukrainas nga ushtarët francezë.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha më parë se 2300 luftëtarë ukrainas të trajnuar nga francezët do të kthehen së shpejti në Ukrainë për disa ditë, për të luftuar.

"Makron, si verbalisht ashtu edhe me vepra, është një nga mbështetësit më të zjarrtë të një "lufte deri në fitore" kundër Rusisë, deri në "disfatën strategjike" të Moskës. Një brigadë e tërë sulmi po stërvitet në Francë dhe për këtë arsye merr pjesë drejtpërdrejt në armiqësi”,- tha Lavrov.

Ora 17:54
Kancelari Scholz fton presidentin Xi Jingping: Së bashku për paqe dhe siguri

1732035334_a8fb6e9e8acdc93f00ebc0f7af63541b.jpg

Olaf Scholz dhe Xi Jinping

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit kinez Xi Jinping që të punojnë së bashku për të promovuar paqen dhe sigurinë botërore.

"Askush nuk duhet të ketë frikë nga fqinji i tij. Pa dyshim ne po punojmë shumë për këtë parim themelor të paqes," tha kancelari, pa përmendur luftën e Ukrainës apo tensionet me Tajvanin.

Përpara takimit, Scholz kishte siguruar se do të bisedonte me presidentin kinez për furnizimet e supozuara të Rusisë me dronë kinezë.

Ora 16:21
Lavrov: Raketat amerikane kundër Rusisë shënojnë një fazë të re të luftës

1732029820_1553116428c23988d471b44d6a11.jpg

Sergey Lavrov

Përdorimi i raketave ATACMS kundër territorit rus shënon "një fazë të re të luftës së Perëndimit" kundër Rusisë, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Rusia do të reagojë “në përputhje me rrethanat”, shtoi ai, në një konferencë për shtyp në samitin e G20 në Brazil.

“Ne do ta konsiderojmë këtë si një fazë të re të luftës së Perëndimit kundër Rusisë dhe do të reagojmë në përputhje me rrethanat", tha kryediplomati rus.

Ora 16:16
Parlamenti i Ukrainës miraton buxhetin e vitit 2025: 60% e shpenzimeve shkojnë për mbrojtjen dhe sigurinë

1732029507_thumbsbc77f451f728230b994fa2c.jpg

Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti ukrainas ka miratuar buxhetin për vitin 2025, duke ndarë rreth 50 miliardë euro - e barabartë me 60% të shpenzimeve totale - për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, në përgjigje të pushtimit rus dhe pasojave të tij shkatërruese.

Kryeministri Denys Shmyhal tha në Telegram se “të gjitha taksat nga qytetarët dhe bizneset vitin e ardhshëm do të përdoren për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë”.

Në projektbuxhetin, qeveria parashikon tashmë një deficit të barabartë me 19.4% të PBB-së për vitin e ardhshëm. Për të mbështetur këto shpenzime të jashtëzakonshme, të diktuara nga logjika e një lufte që vazhdon për gati tre vjet, Ukraina mbështetet në financimin e jashtëm nga aleatët perëndimorë dhe organizatat ndërkombëtare.

Kievi ka thënë se i duhen 34.5 miliardë euro financime të jashtme, një shifër pak më e ulët se në vitin 2024 dhe në përputhje me vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka marrë 88 miliardë euro ndihmë financiare, sipas të dhënave të publikuara nga Kievi në fund të gushtit.

Ora 15:40
Lavrov: Perëndimi duhet të studiojë me kujdes doktrinën e re bërthamore ruse

1732027312_1x11.jpg

Sergey Lavrov

Moska i bën thirrje Perëndimit që të "studojë me kujdes doktrinën e përditësuar bërthamore ruse".

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në një konferencë për shtyp.

“Sot baza e doktrinës sonë bërthamore u publikua zyrtarisht dhe ajo që presidenti shpalli publikisht pak më shumë se një muaj më parë tashmë është shndërruar në ligj”,- shtoi ministri i Jashtëm rus.

Ora 09:04
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Rusia sulmon një konvikt shkolle, shtatë të vdekur

1732003589_ukraine.JPG

Foto: Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se të pakttën shtaë persona vdiqën mes tyre edhe një fëmijë si pasojë e bastisjeve ruse në një konvikt shkolle në rajonin Sumy.

"Sonte një dron goditi Hlukhiv, duke shkatërruar një konvikt të institucioneve arsimore lokale. Me sa dimë tani, shtatë persona, duke përfshirë një fëmijë, humbën jetën tragjikisht në atë sulm," tha Zelensky, duke theksuar se nën rrënoja mund të ketë njerëz të tjerë.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka lajmëruar se forcat ruse shkatërruan 12 dronë të nisur nga Kievi mbi rajonin Bryansk dhe një tjetër mbi rajonin e Belgorodit.
 

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 19/11/2024 15:45

    Te gjitha keto jane per show. Ky eshte nje film i pare disa here. Putini i ka dhene leje ose do ti jape leje ushtrise te perdore bomba berthamore kunder Ukraines, por nga biseda dhe puthja qe do te beje me shokun e vet Tra(m)pin do vendosin qe te mos ti perdorin armet berthamore. Do ti behet presion Ukraines te pranoje kushtet. Do te perdorin si mashe edhe Iranin per te detyruar nje paqe me Izraelin. Pas kesaj Putini dhe Tra(m)pi do te propozohen per cmim Nobel per paqe dhe ushtrite e tyre do ti perdorin per te mposhtur kundershtaret e tyre opozitar se gjoja po ndihmojne emigrantet ne Amerike, dhe po prishin paqen ne Rusi. Diktatoren shpetuan boten dhe mund te sundojne lehtesisht popujt e tyre injorante. Ky film eshte pare edhe me pare. Tani eshte thjesht nje seri tjeter....

    Përgjigju
    • Nini bules: 20/11/2024 09:33

      Gjynaf qe ste marin ty per te zghidhur hallet e botes qenke shum i zgjuar ti

    • Anonimi: 19/11/2024 18:25

      Qenke shumë i mençur, o parashikues i ngjarjeve në nivele botërore

    • Or tej: 19/11/2024 17:23

      Si dhe deshtimi i partise republikane bashke me 330milione amerikane or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb