Putin ndryshon doktrinën nukleare të Rusisë: Mund të sulmojmë edhe në vende që nuk kanë armë bërthamore

Rusia mund të sulmojë me armë bërthamore Ukrainën edhe vendet që nuk kanë armë të tilla por janë në aleancë ushtarake kundër saj. Vladimir Putin ka ndryshuar dekretin nuklear rus, ku janë bërë ndryshime me rrethanat ku ndodhet Rusia aktualisht. Ato vijnë pasi SHBA autorizuan Ukrainën të përdorë raketat samerikane me rreze të gjatë.  
1 mijë ditë nga nisja e luftës në Ukrainë, Vladimir Putin ka miratuar dekretin për të përditësuar doktrinën bërthamore të Rusisë. Agjencia e lajmeve ruse Tass thotë se sipas parimit themelor të doktrinës, armët bërthamore janë një masë e fundit për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Në të njëjtën kohë, shpjegohet se për shkak të kërcënimeve dhe rreziqeve të reja ushtarake, Rusisë i duhet të sqarojë rrethanat që lejojnë përdorimin e armëve bërthamore.

E veçantë sic raporton TASS është zgjeruar kategoria e shteteve dhe aleancave ushtarake dhe është zgjeruar lista e kërcënimeve ushtarake që kërkojnë neutralizimin e veprimeve të tilla. Agresioni nga çdo shtet jo-bërthamor, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor, do të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Federatës Ruse. Për më tepër, një përgjigje bërthamore nga Rusia është e mundur në rast të një kërcënimi kritik ndaj sovranitetit të saj, duke përfshirë armët konvencionale, në rast të një sulmi ndaj Bjellorusisë si një anëtar i Shtetit të Unionit, në rast të një lëshimi masiv të armët bërthamore me avionë ushtarakë, raketa lundrimi, dronë dhe avionë të tjerë dhe kalimi i tyre në kufirin rus. 

Pra në rastin e Ukrainës, Rusia me këtë dekret të ri mund ta sulmojë më armë bërthamore. Versioni i mëparshëm i doktrinës bërthamore të Rusisë u miratua në qershor 2020, duke zëvendësuar një dokument të miratuar dhjetë vjet më pare. Ndërkohë Ria Novosti një tjetër agjenci ruse lajmesh thotë se në rajonin rus Nizhny Novgorod ka nisur prodhimi I rifuxhove te levizshme, në rast të një sulmi atomic. 

Lëvizjet e Moskës vijnë pasi Joe Biden, autorizoi, Kievin që të përdorë raketat amerikane me rreze më të gjatë, të cilat mendohet se do ti japin Ukrainës një ndihmë të fortë në luftën ndaj rusisë. Përdorimi I tyre nuk vonoi dhe ushtria ukrainase u vu menjëherë në lëvizje. Në një konferencë për mediat zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, tha se autorizimi amerikan për ukrainën sjell më afër përdorimin e armëve bërthamore.  
 

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'