Ushtria ukrainase ka thyer vijën e parë mbrojtëse të Rusisë në Kherson duke përparuar me çlirimin e 4 fshatrave. Zelensky u bën thirrje ushtarëve rusë që nëse duan të mbijetojnë, të largohen nga zonat e pushtuara në juglindje të Ukrainës.
Ushtria ukrainase ka përparur në luftimet në zonën e Khersonit, nën pushtim prej muajit mars. Qeveria Ukrainase njofton se ka nisur kundër ofensivën për të çliruar nga pushtimi qytetet në duart e Kremlinit. Këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelenksy, Oleksiy Arestovych, ka bërë të ditur se aksioni i ukrainsve nuk do të jetë i shpejtë, por do të përfundojë me vendosjen e flamurit verdheblu në të gjithë territorin e vendit. Teksa raportohet çlirim i 4 fshatrave duke thyer vijën e parë mbrojtëse të Rusisë.
Presidenti Zelenksy u ka bërë thirrje ushtarëve rus të largohen nga Ukraina.
“Trupat ruse të largohen nga jashtë kufiri të Ukrainës, nëse nuk e bëjnë, do ti largojmë ne. Kufiri ynë nuk ka ndryshuar në asnjë çast dhe nuk ka për të ndryshuar. Ushtarët rus nëse duan të mbijetojnë, duhet të largohen, të shkojnë në shtëpitë e tyre. Nëse janë duke më dëgjuar, më mirë të kthehen në shtëpi, ndryshe do t’u duhet të përballen me ushtarët tanë që po mbrojnë atdheun dhe që nuk do të ndalen deri sa të marrin të gjithë territorin që i takon Ukrainës”- tha ai.
Sakaq, skuadra me 14 anëtarë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka mbërritur mëngjesin e të martës në Kiev, si pjesë e planit për t’u vendosur në impiantin nuklear në Zaporizhzhia, i cili ndodhet në duart e rusëve. Misioni i Agjenicsë që varet nga Kombet e Bashkuara, ka për qëllim mënjanimin e riskut të cenimit të impianit nuclear të Zaporizzhia-s, çka mund të sillte për europën pasoja katastrofale, të ngjashme me atë të chernobil të mbi tre dekadave më parë.
Ministrat e Bashkimit Evropianë, nga krahu tjetër po zhvillojnë një takim në
Republikën Çeke për të qendërzuar një trajnim të përbashkët me trupat ushtarake ukrainase. Ministrat e BE pritet të takohen për të vijuar dhe diskutimin mbi reduktimin e dhënieve të vizave ndaj qytetarëve të Rusisë, një element që ka shkaktuar shumë debat brenda unionit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje të martën trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit.
Hersoni është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës. Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre dhe kanë thyer vijën e parë të mbrojtjes ruse.
Gjatë një deklarate në orët e vona të 29 gushtit, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.
“Nëse duan të mbijetojnë - është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai.
“Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi më tej Zelensky.
Rrofte BRSS!
PërgjigjuHahah këtij i vjen keq për Rusët apo bën presjon kot ?
PërgjigjuLufta eshte edhe psikologjike. Keto deklarata normale jane.
Dovta shohim kush mashtron por besoj që janë Ukrainasit
PërgjigjuGjithe politikanet tane jane filoruse.
Kur ka dhe shqiptare filoruse, kesaj i thone te kesh 2 nje ta çash a 1 ta mbash.