Lufta në Ukrainë/ Media: Biden autorizoi Kievin të përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë, por vetëm për të mbrojtur Kharkivin

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva në Rusi, por vetëm ato pranë rajonit të Kharkivit, ku po kryhen luftime, tha të enjten një zyrtar i Shteteve të Bashkuara. 

Vendimi paraqet një ndryshim të qëndrimit të Presidentit Joe Biden, i cili deri më tani, kishte refuzuar me vendosmëri që Ukraina të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë.

“Presidenti kohët e fundit udhëzoi ekipin e tij që të sigurojë që Ukraina të jetë në gjendje të përdorë armët amerikane për të mbrojtur Kharkiv, në mënyrë që Ukraina të mund t'i kundërpërgjigjet forcave ruse që i godasin ose përgatiten për t'i goditur ato,” citoi uebfaqja Politico një zyrtar të paidentifikuar amerikan.

Ndërsa politika e SHBA-së për të mos lejuar sulme me rreze të gjatë brenda Rusisë nuk ka ndryshuar, por sipas raportimeve, Moska ka të ngjarë ta shohë masën e fundit si një përshkallëzim.

Forcat ruse kanë fituar terren në rajonin e Kharkivit në javët e fundit pas një ofensive të befasishme në këtë zonë, e vendosur në kufirin me Rusinë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur