Lufta Ukrainë-Rusi/ Kremlini: Nga NATO ka një kërcënim serioz për sigurinë ruse, infrastrukturat ushtarake të Aleancës pranë kufijve tanë! Ne do të përgjigjemi

Lufta Ukrainë-Rusi/ Kremlini: Nga NATO ka një kërcënim serioz për sigurinë ruse, infrastrukturat ushtarake të Aleancës pranë kufijve tanë! Ne do të përgjigjemi

Dmitry Peskov

Zgjerimi i NATO-s në Ukrainë është një "kërcënim i papranueshëm për sigurinë e Rusisë", apo "anëtarësimi përfundimtar i Ukrainës në NATO", siç u njoftua në samitin e Uashingtonit.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference.

“Që në fillim ne kemi deklaruar se zgjerimi i NATO-s në territorin e Ukrainës përfaqëson një kërcënim të papranueshëm për ne, për ekzistencën dhe sigurinë tonë. Tani shohim se NATO po miraton një dokument që thotë se Ukraina patjetër do të anëtarësohet në NATO”, tha Peskov.

Duke qenë se "ky paraqet një kërcënim shumë serioz për sigurinë kombëtare të vendit tonë", Peskov theksoi se "kjo na detyron të analizojmë shumë thellë vendimet e marra" në samitin e NATO-s, "të analizojmë me shumë kujdes tekstin", e deklaratës së miratuar''.

Për Peskovin "e gjithë kjo do të kërkojë reflektim, masa reagimi efektive dhe të koordinuara për të kufizuar NATO-n".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Poloni: Mijëra vullnetarë të gatshëm për të luftuar në Ukrainë

"Mijëra vullnetarë" në Poloni janë regjistruar tashmë për t'u bashkuar me një njësi ushtarake për të luftuar në Ukrainë, tha Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski në Forumin Publik të NATO-s në Uashington.

“Tashmë ata kanë nënshkruar për tu bashkuar në një njësi ushtarake për të luftuar në Ukrainë"

Gjatë një vizite të fundit në Varshavë nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u njoftua formimi i një njësie ushtarake krejtësisht vullnetare, e cila do të trajnohet dhe do të pajiset nga Polonia për të luftuar në Ukrainë.

Sipas raporteve në shtypin polak, Sikorski tha se "nëse të gjitha vendet evropiane do ta bënin këtë, Ukraina do të kishte disa brigada" vullnetarësh. Propozimi ka tërhequr, sipas Sikorskit, "mijëra" ukrainas që jetojnë në Poloni, të cilët duan të shërbejnë dhe të ndihmojnë bashkatdhetarët e tyre dhe kërkojnë vetëm "të mos dërgohen për të luftuar pa trajnime dhe pajisjet e nevojshme".

Formimi i kësaj njësie është pjesë e marrëveshjes së sigurisë të nënshkruar së fundmi nga Polonia dhe Ukraina dhe parashikon mundësinë që çdo ukrainas apo i huaj të “nënshkruajë një kontratë me Forcat e Armatosura të Ukrainës”.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, u bëri thirrje të gjithë ukrainasve në Evropë që t'i bashkohen Legjionit të Ukrainës me anë të në një mesazhi në internet.

“Kjo nismë tregon mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të partnerëve tanë evropianë, si dhe vullnetin për të qëndruar pranë Ukrainës”.

Qeveria polake ka thënë gjithashtu se është e gatshme të zbatojë ligjet për rekrutimin e detyruar të shpallur nga Zelensky, të cilat parashikojnë që të gjithë meshkujt midis moshës 18 dhe 60 vjeç që konsiderohen të përshtatshëm për shërbimin ushtarak dhe jetojnë jashtë vendit, mund të rinovojnë pasaportat e tyre vetëm brenda vendit.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet polake, më shumë se dy milionë qytetarë ukrainas jetojnë në Poloni, gjysma e të cilëve janë banorë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga refugjatë, veçanërisht gra, të mitur dhe persona mbi moshën 65 vjeç.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot