Ushtria e Kievit merr nën kontroll 3 vendbanime në rajonin Donjeck dhe në jug! Pro-rusët në Kherson: Pezullohet mbajtja e referendumit në Ukrainën jugore

Ushtria e Kievit merr nën kontroll 3 vendbanime në rajonin Donjeck dhe në jug! Pro-rusët në Kherson: Pezullohet mbajtja e referendumit në Ukrainën jugore

Ushtarë rusë në Dnieper, afër Kherson

Presidenti  ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi gjatë mbrëmjes se  tre vendbanime në rajonin e Donjeck-ut dhe në jug të Ukrainës janë çliruar.

Duke folur në video-mesazhin e tij të zakonshme të mbrëmjes, udhëheqësi ukrainas nuk specifikoi se cilat vendbanime janë. 

"Kishte një lajm të mirë. Dhe sot dua të falënderoj ushtarët e batalionit 63 të brigadës së 103-të të mbrojtjes tokësore, të cilat siguruan rezultatin në rajonin e Donetskut, vendbanimi u çlirua". Për Zelensky, brigada e 54-të në drejtim të Lysychansk-Siversk gjithashtu bëri përparim.

“Dua të përmend edhe batalionin 42, falë veprimeve të tij heroike u çliruan dy vendbanime në jug të vendit tonë”, shtoi ai.

Për Ukrainën, negociatat me Rusinë janë të mundshme vetëm me kushtet e Kievit.

“Ju kujtojmë edhe një herë, negociatat janë të mundshme, por vetëm në kushtet e Ukrainës, pas kthimit të territoreve dhe eliminimit të enklavave kriminale”, kështu  tha Këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak.

Moska ka pezulluar planet  për një referendum mbi aneksimin e Ukrainës jugore, në rajonin Kherson.

“Për shkak të ngjarjeve aktuale, besoj se do të bëjmë një pushim për momentin”, kështu deklaroi kreu i administratës pushtuese ruse në Kherson, Kiril Stremooussov në televizionin publik rus Rossiya 

“Ne ishim gati për votim, donim të organizonim referendumin së shpejti, por për shkak të ngjarjeve aktuale mendoj se do të bëjmë një pushim për momentin”, shtoi ai.

Ekspertët e IAEA-s (Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike)  vazhdojnë inspektimin në centralin bërthamor të Zaporzhzhias,  ndërsa një nga dy reaktorët që funksionon normalisht në termocentralin bërthamor  në territorin e kontrolluar nga Rusia, është ndalur sepse ka nevojë për riparime në linjat e transmetimit të tensionit të lartë. 

“Një njësi është duke punuar për momentin. U vendos që të mbyllej një reaktor për të lejuar riparimet e linjave të tensionit të lartë, ndërsa njësia tjetër vazhdon të funksionojë”, tha Volga. Nivelet e rrezatimit në fabrikë janë normale, tha Kreu i administratës së përkohshme të Energodar, Alexander Volga për Interfax. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Kiev: Goditet depoja e naftës në Dnipro, stoqet janë shkatërruar

Një sulm me raketa në komunitetin Karpiv të rrethit Kryvorizk, në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk të Ukrainës, goditi një depo nafte sonte, duke shkatërruar të gjitha rezervat e karburantit që ishin ruajtur atje. Kjo është bërë e ditur nga shërbimet lokale të urgjencës, të cituara nga UNIAN, sipas të cilave nga bombardimi ka shpërthyer një zjarr i madh dhe zjarrfikësit po punojnë në vend për ta zbutur atë. Rajoni ishte goditur tashmë nga bastisjet në orët e fundit, duke shkaktuar të paktën një viktimë civile.

Ora 18:40
Rusia sanksionon edhe 25 shtetas amerikanë, mes tyre 2 aktorët e Hollywood-it Sean Penn dhe Ben Stiller

Rusia ka shtuar 25 shtetas tjerë amerikanë në listën e sanksioneve, duke përfshirë aktorët e Hollywood-it, Sean Penn dhe Ben Stiller.

Tensionet mes Moskës dhe Perëndimit sa shkojnë e rriten pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme në Moskë ka thënë përmes një deklarate më 5 shtator se ky vendim është marrë si përgjigje ndaj “sanksioneve të Perëndimit kundër shtetasve rusë”.

Në listën e sanksioneve të Rusisë përfshihen anëtarë të Kongresit amerikan, figura zyrtare, përfaqësues të grupeve biznesore dhe të instituteve tjera. Aty përfshihen edhe aktorët Stiller dhe Penn, të cilët kanë kritikuar ashpër luftën e Moskës në Ukrainë.

Penn ka qenë në Ukrainë për të incizuar një dokumentar kur ka nisur lufta më 24 shkurt, si dhe ka vizituar rajonet Buça dhe Irpin, zonat ku kanë ndodhur mizoritë kundër civilëve nga forcat ruse. Moska ka hedhur poshtë akuzat e ka shënjestruar civilët, pavarësisht të dhënave ekzistuese. Stiller madje ka takuar edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në Kiev, duke e quajtur atë “hero”.

Deri më tani, Rusia ka sanksionuar 1.073 shtetas amerikanë. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera, kanë goditur Rusinë me sanksione të ashpra, prej shpërthimit të luftës./REL

Ora 15:21
Centralit bërthamor në Zaporizhia i ngel vetëm një reaktor në funksion, Rusia akuzon Ukrainën për ndërhyrje me forcë

Kompania Enerhoatom që menaxhon centralin bërthamor ukrainas në Zaporizhia tha se vetëm një prej gjashtë reaktorëve të centralit është në funksion.

Luftimet përreth centralit, që është më i madhi në Evropë, shtuar rritur frikën e një fatkeqësie bërthamore. Media shtetërore ruse, TASS, raportoi më 5 shtator se janë dëgjuar tri shpërthime në Enerhodar, qytetit ku gjendet centrali i Zaporizhias.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën disa herë se ka tentuar që të marrë me forcë kontrollin e centralit, akuza që janë hedhur poshtë nga Kievi. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po dislokon armatim të rëndë në central, duke e ditur mirë se Ukraina nuk do të kryente sulme. Moska mohon këto akuza, por u ka rezistuar përpjekjeve për të çarmatosur zonën me qëllim që të shmanget rreziku për një katastrofë mjedisore.

Luftimet përreth centralit kanë shtyrë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të dërgojë javën e kaluar një mision në central. Disa anëtarë të misionit u larguan më 3 shtator, ndërkaq aktualisht dy inspektorë gjenden ende në Zaporizhia për të monitoruar situatën, raportoi TASS duke cituar një ekspert rus që ishte prezent brenda centralit.

Ora 14:17
Pro-rusët në Kherson: Pezullohet mbajtja e referendumit në Ukrainën jugore

Moska ka pezulluar planet  për një referendum mbi aneksimin e Ukrainës jugore në rajonin Kherson.

“Për shkak të ngjarjeve aktuale, besoj se do të bëjmë një pushim për momentin”. Kështu deklaroi kreu i administratës pushtuese ruse në Kherson, Kiril Stremooussov në televizionin publik rus Rossiya 

“Ne ishim gati për votim, donim të organizonim referendumin së shpejti, por për shkak të ngjarjeve aktuale mendoj se do të bëjmë një pushim për momentin”, tha ai.

Anulimi vjen në një kohë kohë kur administrata ushtarake ukrainase e Donetskut  thotë se 45% e rajonit mbetet në duart e ushtrisë së Kievit. Referendumi për aneksimin e këtyre territoreve padyshim do të kushtëzohej nga rrjedha e luftës.

Ora 11:01
Ukraina: 600 mijë ukrainas janë pa energji elektrike, 235 mijë nuk kanë gaz në shtëpitë e tyre

"Për shkak të luftës, mbi 600,000 ukrainas janë pa energji elektrike, ndërsa 235,700 nuk kanë gaz në shtëpitë e tyre", ky është raporti i fundit i publikuar nga Ministria e Energjisë e Ukrainës, cituar nga Kyiv Independent .

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kali: 05/09/2022 08:08

    Hahaha bla bla bla lëre se u mësuam me ato mashtrimet e tua shoku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës